Home » Ligjerata Islame » NDIEJ KEQARDHJE!.. (Melodi e Zemrës – 31 Dhjetor 2018)

Në videon “Melodi e Zemrës” për këtë javë flitet për këto pika:

* Në çdo vend të botës dhe në çdo njësi të jetës duhet të ndodhet të paktën një prej besimtarëve të vërtetë, të larguar prej formës dhe sipërfaqësores, në mënyrë që njerëzimi të kuptojë se organizata si ISIS, Boko-Haram dhe Murabitin nuk janë përfaqësues të Islamit.

* Kjo botë së cilës i janë shkulur gozhdën ngado, dhe që ka përjetuar tronditje pas tronditjeje, ka nevojë për riparim. Realizimi i këtij riparimi, në aspektin e shkaqeve, varet nga përfaqësimi shembullor i një popullsie të përkryer.

* Tabloja e vëllazërisë që mahniti çdokënd dhe hadithi i Habbab bin Eretit si urim bajrami…

* Njerëzit që shohin thjesht disa pikëza të hakut dhe së vërtetës shprehin admirim të thellë. Nëse Islami do përfaqësohej me tërë bukurinë e tij të vërtetë, kushedi se ç’nivel të lartë do arrinin ata njerëz.

* Profeti i Dhembshurisë u kthye nga Miraxhi sërish mes njerëzve, me ndjenjat e tij të thella të mëshirës dhe keqardhjes ndaj atyre që po zvarriteshin drejt Ferrit, si dhe për t’i udhëzuar njerëzit drejt lumturisë së përjetshme.

* Receta e popujve heterogjenë, të përzier, është demokracia. Njerëzit e pamëshirshëm, në vend që të ndjekin këtë recetë, i kanë shndërruar dhe po i shndërrojnë në liqene gjaku edhe shtetet e veta, edhe shtete të tjera.

* U tha “mendim pozitiv, por jo besim i verbër ndaj njerëzve”. Ngaqë nuk e ndoqa këtë rregull dhe ngaqë u mposhta prej mendimit pozitiv ndaj disave, ndiej keqardhje për veten time dhe ndiej një hidhërim të thellë në zemër.

***

Na ndiqni:

www.facebook.com/dritaterruges
www.instagram.com/dritaterruges
www.youtube.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up