Home » Resulullah » Modestia e Pejgamberit a.s.v.s. » Modestia e Pejgamberit Muhamed a.s.v.s.

Profeti rrinte bashkë e hante bukë me shërbëtorët e skllevërit. Një grua që një ditë sheh një pamje të tillë, i thotë me përbuzje: “Je ulur e ha bukë si një skllav!” Kurse Zotëria i Gjithësisë i përgjigjet: “A mund të ketë skllav më të lumtur se unë? Unë jam skllav i Zotit!”

Po, profeti ishte njeriu i ekuilibrit e i maturisë; fjalët e tij nuk janë kurrsesi në atë sens që duan t’i japin ca rryma interesante ideologjish, që pretendojnë se profeti do të marrë atë e këtë nën mbrojtjen e tij Ditën e Gjykimit. Madje edhe vajza e tij, më e shtrenjta, fruti i vetëm i ndjenjave të tij në ditët e profetësisë, e nderuara Fatma (r.a), nuk sigurohet se do të jetë nën mbrojtje absolute, ndërsa profeti i drejtohet me këto fjalë: “O Fatma, bija e Muhamedit! (Blije dhe ti shpirtin nga Allahu) sepse as për ty nuk mundem të bëj diçka Ditën e Gjykimit!”

Ajo Fatma, që pa ia çikur mëkati vështrimin e imagjinatën, ishte martuar me Aliun. Madje, pa i mbushur ende të njëzet e pestat, kishte ikur nga kjo botë. Gjithë të zgjedhurit e të dalluarit në përkushtim e gjithë miqtë e Allahut, do të ishin frut i gjeneratës së saj të ndritur. Ajo që ishte rritur në atë shtëpi profeti, ku shpallja vërshonte pa pushim. Ajo, për të cilën profeti kishte urdhëruar: “Fatma është një pjesë e imja!”

Ajo Fatma, që ishte bërë e ditur me shpallje se do të ishte një prej zonjave të parajsës

Po, edhe asaj, po, asaj Fatme, profeti i thoshte: “Mundohu të blesh shpirtin nga Allahu! Hiqe hipotekën që ndodhet mbi atë shpirt!”

Ja, një njeri i tillë, më asketi i asketëve, që nuk ka treguar kurrë asnjë grimcë pavendosmërie në respektin e dashurinë ndaj Allahut, që e ka parë veten si një “hiç” – simbol i madhështisë së Tij, njeriu që nuk e ka lidhur shpresën te vepra e vet e që e di më mirë se kushdo se ç’është Dita e Gjykimit e bota e përtejme, nuk ka sesi të mund të shmanget, si të mund t’i afrohet mëkatit, të pësojë lëkundje e të humbë vijën e vet! Kurrë mos qoftë e thënë!

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up