Home » Horizont » Shatërvani » Metamorfoza dhe Provat e Krijimit, për ata që mendojnë

Të vegjëlit e shumë specieve të kafshëve kanë pak ose aspak ngjashmëri me të rriturit e tyre. Rritja e tyre bëhet vetëm pasi kalojnë një proces kompleks të quajtur metamorfoza. Disa pësojnë ndryshime aq të pabesueshme saqë pothuajse rilindin! Për shembull, larvat e iriqit të detit që i ngjajnë kullës Eiffel me mbështjellësit e blinduar nga kalciumi, transformohen brenda trupit të të rriturve të tyre në një krijesë krejt tjetër:

Një nga studiuesit që përcaktoi rolin e molekulës së quajtur histaminë në larvat e iriqit të detit, biologu Dr. Andreas Heyland, thotë se metamorfoza e tyre zgjat vetëm rreth një orë dhe gjatë kësaj “brendësia e tyre del jashtë mu sikur çorape” dhe se shumica e strukturave të trupit larvë zhduken. Në anën tjetër, kavalli i detit (Petromyzon marinus, regjistruar edhe në bregdetin shqipëtar) pasi jeton i varrosur në ujëra të ëmbla për vite me rradhë, sytë shndërrohen në gojë thithëse. Me ndryshimin e veshkave, ata bëhen të aftë të mbijetojnë në ujë të kripur dhe pasi të mbarojë transformimi i tyre, ata migrojnë në det si salmoni!

Transformimi i Madh

Procesi i transformimit të të vegjëlve të bretkosave (tadpoles), që i ngjajnë peshkut dhe jetojnë në ujë si peshku, në bretkosa që kërcejnë në tokë është gjithashtu shumë befasues. Mushkëritë e tyre zhvillohen, gushkat u zhduken, zorrët u shkurtohen. Sistemet nervore bëhen të përshtatshme për sistemin e ri të lëvizjes, dietën dhe ndryshimet tjera. Lëkura e tyre trashet e formohen gjëndrat e lëkurës. Ndryshon edhe vendndodhja e syve, pigmentet për shikim, qepallat dhe formohen edhe gjëndrat e lidhura me shikimin. Formohet  timpani i veshit dhe veshi i mesëm. Fillon shfaqja e gjymtyrëve e zhdukja e  bishtave të tyre të fortë që i bën ata të lëvizin nën ujë …

Si tadpole, janë të pajisur me një sistem filtri brenda sqepave të tyre që merr lëndët ushqyese nga uji (planktonet) dhe kjo duhet të ndryshojë gjatë transformimit në bretkosë.

Prof. John Wiens nga Universiteti i Arizonës thotë se pjesët e gojës së bretkosave janë krejtësisht të ndryshme nga ato të tadpoles, dhe se gjatë metamorfozës i gjithë sistemi duhet të çmontohet dhe rindërtohet, kështu që bretkosat tani më mund të kapin mizat nga ajri me mekanizmin e ri të ndërtuar!

Mrekullitë Artistike tek Krijesat me Krahë

Transformimi i një krimbi (vemje) në një krijesë krejtësisht të ndryshme, një flutur joshëse, është në të vërtetë një ngjarje shumë mahnitëse. Vemjet e fluturave ndryshojnë brenda lëvozhgave të forta që shpesh quhen pupa. Për shembull, vemja e fluturës monarke (Danaus plexippus, flutura mbretëreshë) ha gjethe dhe rritet e ndryshon lëkurën ndërsa rritet. Kur të vijë koha e metamorfozës, ajo varet në një degë ose gjethe me një konop mëndafshi dhe ndëron lëkurën për herë të fundit. Por këtë herë, (sipas përshkrimit të Prof. Ken Parejko nga Universiteti Politeknik Wisconsin) nën lëkurë del një krizantemë e bukur jeshile, me një varg pikash me ngjyrë ari që i ngjan një gjerdani të shtrenjtë. Një proces i jashtëzakonshëm rindërtimi!

Disa qeliza që tani kanë mbaruar funksionin kalojnë nëpër një proces të posacëm të quajtur vdekje e programuar e qelizave, që tret këto qeliza me enzyme dhe i riciklon materialet ndërtimore të tyre. Edhe zemrat e tyre ndryshojnë, bashkë me antenat e tyre. Në vend të gojës prerëse të gjetheve, formohet një gojë e ngjashme me proboscis që i lejon ata tani më të ushqehen me nectar! Sistemet e tyre të tretjes e truri i tyre ndryshon. Formohet një sistem i ndryshëm muskulor, shqisë e fortë e nuhatjes e organe riprodhuese. Këmbët me nyje e me sensorë të ndryshëm në këmbë, sytë që shohin shenja ultraviolete në lule, pa harruar edhe krahët e zbukuruar që mahnisin sytë … Më në fund, shfaqen panelet diellore mikroskopike, sistemt navigimit dhe makina të mrekullueshme fluturimi të pajisura me një organ për ekuilibër. Kur fluturat dalin nga pupa, lëngu i përgatitur në barkun e tyre derdhet në krahët e tyre të rrudhosur…

“A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur. Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!

(El-Hadid, 16-17)
YouTube player

Perspektiva evolucionare

Neurologu Dr. Sana Suri nga Universiteti i Oksfordit në artikullin e tij të botuar në “The Conversation”, vëren se gjatë metamorfozës, truri i larvës shkakton lirimin e enzimave që shpërbëjnë shumicën e indeve të larvës në përbërës të proteinave dhe që qelizat e quajtura histoblaste fillojnë të shndërrojnë trupin e vemjes në atë të një fluture ose molë. “Cila rrugë evolucionare mund ta çojë një vemje – një makinë gjethengrënëse të përshtatur në mënyrë perfekte – të shkatërrojë trupin e saj dhe ta rindërtojë atë si flutur?” pyet Gazetari Carl Zimmer në vitin 2019 në gazetën Neë York Times, dhe Dr. Hanna T. Brink nga Universiteti i Zyrihut tregon për studimet e tyre, në të cilat ata argumentuan se metamorfoza bën që speciet të ushqehen më shumë. Sidoqoftë, kjo nuk shpjegon se si lindi një proces kaq kompleks si metamorfoza.

Pas mijëra ndryshimeve, rezulton një krijesë e mrekullueshme që mund të riprodhojë e të mbajë sojin të vazhdojë. Ky është një proces kaq i ndërlikuar sa që edhe kur vlerësohet nga një këndvështrim evolucionar, mund të shihet qartë se ndryshimet që ndodhin gjatë metamorfozës nuk mund të kishin ardhur rastësisht. Të gjitha shndërrimet duhet të bëhen në një mënyrë të koordinuar; asnjë ndryshim nuk duhet të ndodhë para kohe. Ndryshimi që do të ndodhë në çdo hap duhet të jetë në harmoni me elementët e tjerë të sistemit të organizmit. Indet e duhura duhet të shpërbëhen saktësisht, dhe strukturat e duhura duhet të ndërtohen në vend të indeve të shpërbëra, dhe të gjitha ndryshimet duhet të bëhen në një mënyrë që të mos shkaktojë që gjallesa të mos funksionojë ose të shkaktojë vdekjen e saj! Dhe vetëm nëse marrim parasysh se sa madhështore janë krijesat e gjalla …

long wing butterfly on frog head soak on water
Photo by Pixabay on Pexels.com

”Nëse një krijesë është një njësi e tërësishme, natyrisht që mund të ketë dalë vetëm nga një dorë e vetme”, dhe kjo është një rregull e verifikuar. Sidomos nëse ajo qenie përmban rregullsi të përsosur dhe në masa të akorduar në imtësi dhe ka një jetë që është në kontakt me gjithçka, kjo tregon qartë se nuk del nga duar të ndryshme, e cila kishte rezultuar në ndryshime dhe konfuzione dhe se është krijuar nga një dorë e vetme e Plotëfuqishme dhe e Urtë.

Lemat pjesërisht të Thjeshtuar, Lema 23

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...