Home » Ligjerata Islame » Melodi e Zemrës (e veçantë) – Ramazani si afrim me Allahun (xh.sh.) dhe agjërimi i vërtetë

Pas një heshtjeje dhe mungese të gjatë disamujore të mësimeve të tij, mendimtari i dashur M. na është drejtuar kësaj here me një videoligjëratë të veçantë, e cila është publikuar në vigjilje të muajit të bekuar të t, me titullin: “ si afrim me n (xh.sh.) dhe agjërimi i vërtetë”. Theksuar edhe në titull, përpos mendimeve të vyera rreth përmbajtjes së këtij muaji, ai na bën me dije një prej kuptimeve më të thella të këtij adhurimi, që është vështrimi i tij si një mundësi më se e përshtatshme për t’u afruar edhe njëherë me Zotin. Dhe duke qenë i tillë, për çdo besimtar të vërtetë kthehet në domosdoshmëri njohja e kryerjes në mënyrën më të përkryer të këtij adhurimi, që është njohja e agjërimit të vërtetë. M. për të na e ilustruar sa më mirë këtë “agjërim të vërtetë” përdor, si përherë, fondin më të pasur me shembuj, që janë Shekulli i Lumturisë, me të Dërguarin e Zotit (s.a.s.) dhe sahabët e Tij. Duke parë paarritshmërinë e tyre nga njëra anë, dhe dobësinë tonë nga ana tjetër, ky mësim, por edhe gjithë mësimet e këtij mendimtari, kthehen në burimin më të mirë të nxitjes së reflektimit dhe meditimit të shëndoshë përsa i përket jetës sonë shpirtërore. Bashkë me urimin për një ndjekje sa më të këndshme të kësaj videoligjërate, ju urojmë gjithashtu një muaj të t sa më të begatë për të gjithë ju dhe të afërmit tuaj! Lusim Zotin që t’ju bëjë prej atyre që ndieni dhe përjetoni agjërimin e vërtetë! Amin!

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up