Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Mejmune binti Harith r.a. – Nena e besimtareve

Në vitin e 7 Hixhri, pas Umres së Kadasë, në moshën 60 vjeçare, Profeti a.s. martohet me gruan e dymbëdhjete, Mejmune bintu el Harithe, 36 vjeçare, gruaja e ve që ia dhuroi veten e saj Profetit a.s., bashkëshortja e fundit e tij, e cila kishte lindur në vitin 29 para Hixhri dhe ndërroi jetë në vitin e 51 Hixhri, rreth 40 vjet pasi ndërroi jetë Profeti a.s.

Ajo është Mejmune bintu el Harith ibën Hazni el Hilalie: nëna e besimtarëve, bashkëshortja e fundit me të cilën u martua Profeti a.s. Ajo ishte ndër zonjat më të shquara të kohës së saj, grua e virtytshme dhe e denjë. Emrin e saj në fjalë, asaj ia vendosi Profeti a.s. Ajo ishte prej grave që ia dhanë besëlidhjen Profetit a.s. në Mekë, para Hixhretit. Para se të martohej me Profetin a.s., ajo ishte gruaja e Ebu Ruhm ibën Abd el Uze. I shoqi e la atë të ve dhe ajo u martua me Profetin a.s. në muajin Dhu el Ka’ede, në vitin 7 Hixhri, pasi Profeti a.s. kreu “Umratu el Kada”, në vendin e quajtur Serif, pranë Mekës, ku edhe u varros. Ajo njihet si gruaja e cila ia dhuroi veten e saj Profetit a.s. Ajo transmetoi prej Profetit a.s. 13 hadithe. Burimi

Aisheja r.a. për të ka thënë:”Për sa i përket Mejmunes, ajo ka qenë më e devotshmja nga ne dhe më e vëmendshme ndaj hakur të farefisit. Është përmendur se Abasi i propozoi të dërguarit të Allahut s.a.v.s. që të martohet me te.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...