Home » Lexim » Tabiin » Masruk ibn El-Ajda – Enciklopedia Tabiinet

Dy gjeneratat e para të islamit, përkatësisht sahabët dhe ata që i pasuan ata ishin absolutisht të etur dhe të zellshëm për të mësuar Kuranin. Ata mund të udhëtonin nëpër shkretëtira vetëm që të merrnin një të vërtetë të vetme nga Ai (Kurani). Një shembull transmetohet nga Imam Esh-Sha’bi. Ai tregon se Masruk ibn El-Ajda, një dijetar i njohur i gjeneratës së dytë, nuk ishte i sigurt për interpretimin e një ajeti Kuranor. Ai udhëtoi nga Medina në Basra për të pyetur një dijetar për kuptimin e ajetit. Dijetari i tha atij që ai nuk e di përgjigjen dhe e dërgoi atë te një dijetar tjetër në Damask. Pas kësaj, Mesruku u nis për në Damask pa vonesë. Imagjinoni sa e vështirë ishte për të udhëtuar mes atyre qyteteve në atë kohë, kur njerëzit nuk kishin mjete të tjera transporti përveç deveve apo kuajve për të kaluar shkretëtirën. Sidoqoftë, asnjë lloj vështirësie nuk mund ta ndalonte një njeri fisnik si Masruku të udhëtonte nga qyteti në qytet për të ndjekur pas një interpretimi më të mirë të një ajeti të vetëm.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...