Home » Libri i Lutjeve » Lutjet ne Tehexhud (namaz nate)

Tehexhud

 

Profeti ynë (a.s), ngrihej natën dhe falte 11 rekatë namaz, (8 rekatë tehexhud dhe tre rekatë vitër). Kur ngrihej thoshte këto:

 

“Allahu Ekber” (10 herë)

“Elhamdulil’lah” (10 herë)

“Subhanallah” (10 herë)

“La ilahe il’lallah” (10 herë)

“Estagfirullahe’l-adhim” (10 herë)

“Allahu im, më fal, më udhëzo në rrugën e drejtë, më furnizo me të mira, më jep shëndet!” (10 herë) .

“Allahu im, mbështetem tek Ti nga ngushtica e vendit në ditën e kiametit!” (10 herë)

 

Ngritjen Natën Për Tehexhud

 

  1. Allahu im, lavdia dhe falenderimi të përkasin vetëm Ty! Allahu im, Ti je Vetekzistues në qiej, në tokë dhe mes tyre! Lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Ty! Allahu im, Ti je sunduesi i qiejve, i tokës dhe i çdo gjëje që ekziston në to e mes tyre. Çdo lavdi dhe falenderim janë të posaçëm vetëm për Ty! Ti je drita dhe bukuria e qiejve, tokës dhe e çdo gjëje që ekziston në to e mes tyre! Lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Ty! Ti je e Vërteta, premtimi Yt është i vërtetë! Edhe bashkimi me Ty është ivërtetë, edhe Fjala Jote është e vërtetë, edhe Xheneti është i vërtetë, edhe Xhehenemi është i vërtetë, edhe Pejgamberët janë të vërtetë, edhe Muhamedi (a.s) është i vërtetë, edhe kiameti është i vërtetë! Allahu im, vetëm Ty t’u dorëzova, vetëm Ty të besova, vetëm Ty t’u dorëzova, vetëm Ty t’u drejtova, vetëm me ndihmën Tënde luftova, vetëm gjykimit Tënd iu drejtova! Allahu im, falmi mëkatet e së kaluarës e të së ardhmes, mëkatet e mia të dukshme e të fshehta dhe mëkatet e mia që Ti i di shumë më mirë se unë! Ti je Ai që më çon përpara mua dhe Ai që më lë pas! Nuk ka zot tjetër veç Teje! Fuqia dhe forca ekzistojnë vetëm me Allahun!

 

Në Namazin e Vitrit Pas Fatihasë

 

Në rekatin e parë të këndohet surja “A’la”.

Në rekatin e dytë të këndohet surja “Kafirun”.

Në rekatin e tretë të këndohet surja “Ihlas”.

 

Pas Vitrit

 

  1. Mbështetem te Allahu nga shejtani i mallkuar, nga shtytja dhe nxitja e tij!
  2. E madhëroj Allahun, Zotëruesin e botës së dukshme e të fshehtë, Zotëruesin e dinjitetit, Zotëruesin e emrave dhe atributeve të lartë, Zotëruesin e lartësisë dhe madhështisë!
  3. E madhëroj Allahun, Sunduesin e Përgjithshëm e të Shenjtë! (3 herë)

 

Duke e ngritur zërin:

 

  1. Zoti i engjëjve dhe i Shpirtit (Xhebrailit)!
  2. Allahu im, mbështetem në pëlqimin Tënd nga zemërimi Yt, mbështetem në kënaqësinë Tënde nga ndëshkimi Yt, mbështetem në butësinë Tënde nga ashpërsia Jote! Pohoj se jam i paaftë për të të thurur lavdi Ty, Ti je i lavdishëm aq sa ç’e bën veten Tënde Ti!

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...