Home » Libri i Lutjeve » Lutjet e personit ne gjendje dhe situata te ndryshme

Lutjet jane arma e besimtarit, me të cilën ai i mbraps kokëçarjet dhe fatkeqësitë e vendosura për të. E si të mos jetë, kur Allahu urdhëron kështu në Kur’an për t:

“Zoti juaj ju tha: “Lutmuni Mua që t’i përgjigjem s suaj!” “Robtë e Mi të pyesin për Mua. Thuaju: “Unë jam shumë pranë tyre! Kur më luten, unë ia pranoj n atij që lutet!” “Kur njeriu ndodhet ngushtë, kush mund t’i shkojë në ndihmë e t’ia largojë të keqen që i ka rënë sipër, veç Allahut?”

Edhe i Dërguari i Allahut (sav), në porositë e tij autentike, ka thënë kështu: “Lutja është adhurim!” “Lutja është thelbi dhe baza e adhurimit!” “Lutuni, se lutja i largon kokëçarjet dhe aksidentet!” “Të përpiqesh për t’i ikur asaj që ka caktuar Allahu, s’ka dobi; është vetëm lutja ajo që sjell dobi për t’u mbrojtur nga kokëçarjet dhe shqetësimet që kanë rënë e do të bien! Atëherë, o robtë e Allahut, lutuni, lutuni!”

Ajetet e Kur’anit të cituara janë dalluar në tekst duke u futur mes kllapave të posaçme për ajetet: { } Dhe kuptimi i tyre është dhënë mes thonjëzash: “”. t tj janë  që përmbahen në hadithe.

Lutja kur vesh nje rrobe te re

  1. Allahu im, lavdia dhe falenderimi të takojnë Ty! Këtë rrobë Ti ma veshe mua! Lus prej Teje mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e kësaj rrobe dhe mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e qëllimit për të cilin u përgatit kjo!
  2. Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e kësaj rrobe dhe e keqja e qëllimit për të cilin u përgatit kjo!
  3. Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu që ma veshi këtë rrobë me të cilën mbulova lakuriqësinë time dhe trupin tim dhe me të cilën u zbukurova në jetën time!
  4. Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu që ma veshi këtë rrobë dhe që ma dha si pjesë të të mirave jashtë çdo fuqie dhe mundësie të buruar prej meje!

Lutja kur del ne treg

  1. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! pasuria, pushteti dhe lavdia i përkasin vetëm Atij! Ai ringjall dhe merr jetë. Ai është Hajj (i gjallë), nuk vdes! E mira, mbarësia dhe dobia janë në dorë të Tij! Ai ka mundësi për çdo gjë!
  2. Me emrin e Allahut! Allahu im, lus prej Teje mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e këtij tregu dhe të atyre që ka brenda dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e këtij tregu dhe të atyre që ka brenda!
  3. Allahu im! Mbështetem tek Ti nga betimi në gënjeshtër dhe nga bërja e një shitblerjeje me humbje në këtë treg!
  4. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është Një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia i përkasin vetëm Atij! Ai ringjall dhe merr jetë. Ai është Hajj (i gjallë), nuk vdes! E mira, mbarësia dhe dobia janë në dorë të Tij! Ai ka mundësi për çdo gjë!

Lutje duke u kthyer nga tregu

Duke u kthyer nga tregu, personi këndon dhjetë ajete të Kur’anit.

Lutje kur personi deshiron dhe kerkon te ngrihet dhe largohet nga nje kuvend

Zoti yt që zotëron fuqi dhe nder, është i pastër prej vetive me të cilat duan ta karakterizojnë ata! Paqe profetëve! Lavdi Allahut, Zotit të botëve!

Allahu im, të madhëroj Ty me një lavdërim dhe falenderim të posaçëm vetëm për Ty! Dhe dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Teje! Lus faljen Tënde dhe të shfaq pendesën Ty! (3 herë)

Bëra disa të këqija dhe i bëra padrejtësi vetes sime; të lutem, më fal! Pa dyshim, vetëm Ti i fal mëkatet!

Lutje kur sheh nje gje qe e pelqen

Allahu im, begatoje atë!

Lutje kur blen kafshe ose gjera te ngjashme

Vë dorën mbi majën e gungës së devesë (ose mbi vithet e kalit, etj.) dhe lutet kështu

Allahu im, kërkoj prej Teje mirësinë, mbarësinë dhe dobinë e kësaj kafshe (gjëje) dhe mirësinë, mbarësinë dhe dobinë që ke krijuar në të dhe mbështetem tek Ti nge e keqja e kësaj kafshe (gjëje) dhe nga e keqja që ke krijuar në të!

Lutje per femijen e porsalindur

I këndon ezan fëmijës në vesh, përgatit një masë përtypjeje prej hurme me të cilën ia ngjyen qiellzën fëmijës dhe lutet për të kështu: “Mbështetem te e gjithë Fjala e Allahut nga çdo lloj shejtani (djalli), insektesh dhe brejtësish dhe nga çdo lloj mësyshi!”

Lutje kur femija fillon te flase

Kur fëmija fillon të flasë, bëhet kjo lutje: “Fjala e parë i qoftë La ilahe il’lallah / Nuk ka Zot tjetër veç Allahut!”

Lutje kur personi sheh nje rrobe te re mbi trupin e nje muslimani

E vjetëroftë dhe Allahu i dhëntë një të re! E vjetërofsh dhe e grisç me shëndet! E vjetërofsh dhe e grisç me shëndet! E vjetërofsh dhe e grisç me shëndet!

Lutje kur personi sheh nje gje qe e kenaq

Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu që i plotëson mirësitë me dhuntitë e Tij!

Lutje kur personi sheh nje gje qe nuk e pelqen

Lavdi Allahut kurdoherë!

Lutje duke u pare ne pasqyre

Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu! Allahu im, trupin ma krijove të bukur; zbukuroma edhe moralin dhe bëma fytyrën të ndaluar për Xhehennemin!

Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu që më ka krijuar mua të rregullt dhe çdo gjë time në vendin e vet, që më ka dhënë formë mua, dhe ç’formë të bukur, që më ka bërë musliman, që ma ka zbukuruar formën dhe që shëmtitë tek disa i ka shndërruar në bukuri tek unë!

Lutje kur personi sheh frutat e para ne pranvere

Allahu im, siç tregove të parën e frutave, tregoje edhe të furdit!

Allahu im, na i begato frutat, na i favorizo begati qytetit tonë dhe na u dhuro begati peshoreve tona!

Lutje kur personi sheh nje njeri duke qeshur

I thotë: “Allahu të bëftë gjithmonë të gëzuar!”

Lutje kur personi sheh nje njeri qe ka pesuar nje fatkeqesi

Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu që më ka shpëtuar mua nga kjo fatkeqësi me të cilën të ka vënë në provë ty dhe që më ka bërë mua epror ndaj shumë krijesave

Lutje kur personi sheh se diku ka rene zjarr

Bën tekbir: Allahu Ekber! (Allahu është më i Madhi!)

Lutje kur kendon gjeli

Personi i lutet Allahut t’i japë mirësi me shumicë.

Lutje kur gomari pellet dhe qeni leh

Mbështetem te Allahu nga shejtani i përzënë nga mëshira e Allahut! Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Lutje kur personi degjon nje gje qe s’i pelqen

Allahu im, nuk ka mirësi, mbarësi dhe dobi përveç atyre që Ti i quan mirësi, mbarësi dhe dobi; nuk ka prapësi tjetër veç asaj që Ti e quan prapësi dhe nuk ka zot tjetër veç Teje!

Allahu im, të mirat vetëm Ti i sjell dhe të këqijat vetëm Ti i heq! Fuqia dhe forca janë vetëm të Allahut që është i lartë e madhështor!

Lutje perballe lajmit te gezuar (te mire)

Personi lavdëron dhe falenderon Allahun, bën tekbir dhe sexhde.

Lutje atij qe thote: “te dua ty per hir te Allahut!”

Edhe Allahu të dashtë ty që më do mua për hir të Tij!

Lutje atij qe thote: “Allahu te falte!”

Edhe ty!

Lutje atij qe pyet: “si u gdhive?”

Falenderuar qoftë Allahu, mirë!

Lutje atij qe te dhuron nje miresi

Allahu të faltë begati ty, familjes tënde dhe pasurisë tënde!

Lutje atij qe te ben nje miresi

Allahu të shpërbleftë me mirësi!

Lutje per ate qe sapo eshte bere musliman

Allahu im, më fal, më mëshiro, më trego rrugën e drejtë dhe më furnizo me të mira!

Lutje pas marrjes se borxhit

Ti ma pagove borxhin pa mungesë; edhe ty Allahu të dhëntë pa mungesë dhe të faltë begati!

Lutje pas teshtitjes

Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu gjithmonë! Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve!

Lavdërimet dhe falenderimet e shumta në atë mënyrë që Zoti ynë do të jetë i kënaqur me to, lavdërimet dhe falenderimet e pastra e të bekuara, lavdërimet dhe falenderimet e begatuara dhe, në të njëjtën kohë, lavdërimet dhe falenderimet që Zoti ynë i do dhe me të cilat mbetet i kënaqur, i përkasin Atij!

Lutje kur personi sheh nje njeri qe teshtin

Allahu të faltë mëshirë!

Pergjigjja e njeriut qe teshtin

Allahu na faltë mua dhe ju, ju mbajttë ju të palëkundur në rrugën e drejtë dhe ju dhëntë shëndet e paqe!

Ose: Allahu na mëshiroftë ne dhe ju, na faltë ne dhe ju!

Lutje kur personit i tingellojne veshet

Atë që më kujton mua për të mirë, edhe Allahu e kujtoftë për të mirë!

Lutje ne çaste fatkeqesie

Mbështetem te Allahu nga shejtani i përzënë nga mëshira hyjnore!

Lutje kur personi ndjen ankth dhe shqetesim per shkak te ngjarjeve te jashtezakonshme dhe fatkeqesive

Nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Adhim (madhështor) dhe Halim (i butë), nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Zoti i Arshit të Madh!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Zoti i qiejve, i tokës dhe i Arshit Bujar!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Halim (i butë) dhe Kerim (bujar)!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Zotit të Arshit të Madh!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Zotit të qiejve, tokës dhe Arshit të Madh!

Allahu na mjafton neve, ç’dorëzanës i mirë që është Ai! Ne iu dorëzuam Allahut!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Halim (i butë) dhe Kerim (bujar)! E madhëroj Allahun, Zotin e Arshit të Madh dhe të shtatë qiejve!

Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve! Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e robve të Tu! Allahu na mjafton neve! Ç’dorëzanës i mirë është Ai! Allahu më mjafton mua! Ç’dorëzanës i mirë është Ai!

O Allah! Allahu është Zoti im, unë nuk ia bëj asgjë ortak dhe shok Atij! O Allah! Allahu është Zoti im, unë nuk ia bëj asgjë ortak dhe shok Atij! O Allah! Allahu është Zoti im, unë nuk ia bëj asgjë ortak dhe shok Atij!

Iu dorëzova Allahut që është Hajj, i gjallë e i pavdekshëm!

Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu që s’ka fëmijë, që s’ka ortak në sundim, që kurrë nuk bie në dobësi dhe që, prandaj, nuk ka asnjë lloj ndihmësi! Bëji tekbir Atij ashtu siç duhet!

Allahu im, shpresoj në mëshirën Tënde; sa të hap e mbyll sytë, mos më lër vetëm për vetëm me veten time dhe m’i rregullo (m’i vër në rrugë) të gjitha punët! Nuk ka zot tjetër veç Teje! O Hajj (i gjallë i pavdekshëm), o Kajjum (në këmbë dhe vetekzistent), të lutem të më ndihmosh me anë të mëshirës Tënde! Lutjen e mësipërme personi e përsërit shumë herë në sexhde dhe pastaj thotë kështu:

O Hajj, o Kajjum, nuk ka zot tjetër veç Teje! Unë të madhëroj Ty; pa dyshim, unë u bëra ndër mizorët!

Allahu im, unë jam robi Yt, unë jam biri i një mashkulli dhe femre ndër robtë e Tu dhe qënia ime është në dorën e fuqisë Tënde! Vendimi Yt mbi mua është në veprim, gjithashtu, fati që ke përcaktuar për mua është i përcaktuar me drejtësi! Për hir të çdo emrit Tënd që e ke vënë vetë, që e ke shkruar në Librin Tënd që e ke zbritur, që ia mësove njërit prej krijesave të Tua ose që ia caktove Vetes në dijen Tënde të fshehtë pa ia bërë të ditur kujt!..

Të lutem të ma bësh Kur’anin pranverën e zemrës sime, dritën e syve të mi, lehtësuesin e shqetësimit, hidhërimit dhe dëshpërimit! Fuqia dhe forca janë vetëm në dorë të Allahut! (Personi bën shumë pendesë)

Lutje kur personi mbetet ne gjendje te veshtire

Personi që i bie ndonjë e keqe në kokë, pret ezanin, përsërit thëniet e muezinit dhe pastaj lutet kështu: “O Ti, Allahu im, që je Zoti i kësaj ftese të vërtetë të pranuar, na jep mundësi të jetojmë sipas kësaj ftese të vërtetë dhe Fjalës së Dëshmisë dhe, po kështu, na e merr jetën dhe na ringjall! Bëna ne ndër të dobishmit e atyre që i përgjigjen kësaj ftese edhe të gjallë, edhe të vdekur!”

Lutje ne çastin e fatkeqesise

Ne jemi të Allahut dhe do të kthehemi tek Ai! Allahu im, mirësinë e kësaj fatkeqësie e shpresoj prej Teje, prandaj shpërblemë mua dhe në vend të kësaj më dhuro më të mirën, më të mbarën e më të dobishmen!

Ose thotë kështu: “Ne jemi të Allahut dhe do të kthehemi tek Ai! Allahu im, jepmë mua në këtë fatkeqësi shpërblim e mirësi dhe pastaj më dhuro më të mirën prej kësaj!

Lutje kur personi vihet ne veshtiresi per diçka

Allahu im, lehtësi është vetëm gjëja që Ti e bën të lehtë. Po të duash, Ti i rrafshon majat dhe i lehtëson vështirësitë!

Lutje kur personi ndjehet i lodhur nga puna dhe preokupimi ose nga deshira per te jetuar me mire

Çdo natë para se të flejë thotë 33 herë “Subhanallah” (i madhëruar qoftë Allahu), 33 herë “Elhamdulil’lah” (falenderuar qoftë Allahu) dhe 34 herë “Allahu Ekber” (Allahu është më i Madhi).

Lutje kur personi frikesohet nga ndonje sundimtar ose mizor (njeri qe i ben keq ose padrejtesi)

Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi! Allahu është epror ndaj të gjitha krijesave! Allahu është më i vlefshëm se gjërat nga të cilat unë kam frikë ose druhem! Mbështetem te Allahu veç të cilit nuk ka zot tjetër dhe që nuk e lejon qiellin të bjerë mbi tokë pa lejen e Tij, nga e keqja e filan personi, nga e keqja e ushtrive, ndjekësve dhe përkrahësve të tij, nga e keqja e xhindve dhe njerëzve! Allahu im, bëhu mbrojtësi im nga e keqja e tyre! Ti je më i lartë se çdo lavdërim dhe lartësim! Kush strehohet tek Ti është i vyer. Nuk ka zot tjetër veç Teje! (3 herë)

Allahu im, mbështetem tek Ti nga teprimi dhe padrejtësia e ndonjërit prej tyre ndaj meje!

Allahu im që je Zoti i Arshit të Madh dhe i shtatë qiejve, bëhu mbrojtësi, miku dhe ndihmësi im! 3. Allahu im që je Zoti i Xhebrailit, Mikailit dhe Israfilit, i Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, më jep shëndet e kënaqësi dhe mos ma lësho në qafë asnjë prej krijesave, ndaj të cilave nuk kam fuqi t’i përballoj! Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe, me Hz. Muhammedin (sav) si profet dhe me Kur’anin si gjykatës dhe imam!

Lutje kur personi frikesohet nga shejtani dhe gjerat e tjera te ngjashme

O Mëshirues, mbështetem te Fjala e plotë dhe pamja bujare e Allahut që është i patejkalueshëm as nga i miri e as nga i keqi, nga e keqja e gjërave që Ai i krijoi, i përhapi në çdo anë si produkte dhe që i nxori në shesh pa të meta, nga e keqja e gjërave që ngjiten në qiell dhe zbresin prej atje, nga e keqja e gjërave që Allahu i krijoi në tokë dhe që dalin nga toka, nga intrigat e natës dhe ditës, nga e keqja e ngjarjeve që shfaqen, me përjashtim të atyre që vijnë me të mirë!

Lutje ne çastin e frikes

Mbështetem te e gjithë Fjala e Allahut nga zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut, nga e keqja e robve të Tij, nga dyshimet dhe lëkundjet e shejtanit dhe nga prania e tij pranë meje!

Lutje per largimin e shejtanit dhe pasuesit e tij

Këndohet Ajeti Kursi: “Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është vazhdimisht i gjallë e në veprim! Ai i mban gjallë, i mbron dhe i drejton krijesat e Tij! Ai nuk dremit e nuk fle! Çdo gjë që ndodhet në qiej e çdo gjë që ndodhet në tokë është e Tij! E kush mund të ndërhyjë për falje te Ai pa lejen e Tij? Ai di për gjithçka që ata (njerëzit) e nxjerrin para e për gjithçka që e fshehin pas! Dhe ata nuk kuptojnë dot gjë tjetër veçse aq sa ç’u mundëson Ai nga dituria e Tij! Kursija e Tij mbulon qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të vështirë t’i mbrojë e të kujdeset për to! Ai është i lartë e madhështor!” Pas Ajetit Kursi këndohet ezan.

Lutje kur personi kapet nga mania e dyshimit dhe lekundjes

Mbështetem te Allahu nga shejtani i përzënë nga mëshira hyjnore dhe nga intriga e tij!

U besova Allahut dhe të dërguarve (profetëve) të Tij! Allahu është një! Allahu është Samed (vetekzistent, i vetëmjaftueshëm dhe i përplotësuar). Nuk ka lindur kënd dhe nuk është i lindur. Dhe askush dhe asgjë s’është i njëjtë apo i ngjashëm me Të! Pastaj personi pështyn tri herë në të majtë: ptu, ptu, ptu!

Lutje kunder dyshimit dhe lekundjes ne adhurim

Mbështetem te Allahu nga e keqja e shejtanit të përzënë nga mëshira hyjnore! (3 herë)

Pastaj personi pështyn tri herë në të majtë: ptu, ptu, ptu! Pastaj këndon ajetin që thotë: “Ai është i parë, Ai është i mbramë, Ai është i dukshëm, Ai është i fshehtë dhe Ai di çdo gjë!”

Lutje per borxh dhe personi nuk del dot prej tij

Allahu im, mbromë mua nga harami i saj për të më mjaftuar hallalli i saj dhe me pasurinë Tënde të gjerë, bëmë mua që të mos kem nevojë për tjetërkënd veç Teje!

Allahu im që e çliron ankthin, që e heq dëshpërimin, që i përgjigjesh lutjes së atyre që kanë mbetur në ngushticë, Ti që je Mëshiruesi dhe Shpërblyesi i kësaj bote dhe i përjetësisë, Ti je që më mëshiron mua! Mëshiromë mua me mëshirën Tënde në atë mënyrë që të mos mbetem nevojtar për mëshirën e të tjerëve veç Teje!

Allahu im, o zotëruesi i pronës dhe pasurisë! Ti ia jep pasurinë kujt të duash dhe ia merr pasurinë kujt të duash. Kë të duash e lartëson dhe kë të duash e poshtëron! Mirësia, mbarësia dhe dobia janë në dorën Tënde! Pa dyshim Ti ke mundësi për çdo gjë!

O Ti, Mëshiruesi i kësaj bote dhe i përjetësisë (ahiretit)! Ti ia jep këtë botë dhe përjetësinë kujt të duash dhe e privon nga kjo botë dhe përjetësia kë të duash! Mëshiromë mua me mëshirën Tënde në atë mënyrë që të mos mbetem nevojtar për mëshirën e të tjerëve veç Teje!

Lutje per ate qe eshte marre mesysh

Me emrin e Allahut! Allahu im, hiqja këtij nxehtësinë, ftohtësinë dhe dhimbjen (sëmundjen)!

Pastaj të sëmurit i thuhet: “Kum bi idhnil’lah” (ngrihu me lejen e Allahut)! Po qe se merret mësysh kafsha:

I fryhet kafshës katër herë në vrimën e djathtë të hundës, tri herë në vrimën e majtë të hundës dhe bëhet kjo lutje: “Asgjësoje dëmin, hiqja shqetësimin, o Zoti i njerëzve, dhe jepi shërim! Ti je që jep shërim, vetëm Ti je që e mënjanon dëmin! S’ka kush veç Teje që të japë shërim!

Lutje kur dike e ka goditur xhindi

Personi që do të lutet për njeriun që e ka goditur xhindi, e ul atë para vetes, fillon me Eudhu-Besmele dhe këndon këto pjesë nga Kur’ani:

a) Suren Fatiha: “Lavdi Allahut, Zotit të botëve, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit, sunduesit në Ditën e Gjykimit! Vetëm Ty të adhurojmë dhe ndihmën vetëm prej Teje e kërkojmë! Shtyna në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhënë të mira e mbarësi, jo në rrugën e atyre që tërhoqën zemërimin Tënd dhe e humbën veten!”

b) Pesë ajetet e para të sures Bakara: “Elif. Lam. Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në të! Eshtë udhëzues për të bindurit që e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe dhurojnë prej asaj që u kemi dhënë! Dhe që e vërtetojnë Librin që t’u zbrit ty si dhe librat që u zbritën para tij. Dhe që e besojnë ringjalljen dhe jetën tjetër (ahiretin)! Ja, këta janë të udhëzuarit dhe vetëm këta janë të shpëtuarit!

c) Ajetet 163 dhe 164 të sures Bakara: “Zoti i të gjithë juve është vetëm një Zot! Veç Tij, zot tjetër s’ka! Ai është Rrahman (Mëshirues) dhe Rrahim (Mëshirërbërës)! Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e vazhdueshëm të natës me ditën, në vozitjen e anijeve në det për t’u sjellë njerëzve dobi, në shiun që e zbret Allahu prej qielli dhe me të e ringjall tokën e vdekur, në gjallesat që u dha jetë dhe i shpërndau në faqe të tokës, në ndërrimin e drejtimit të erërave, në pozicionin e reve mes qiellit dhe tokës, sigurisht ka argumente dhe prova të shumta mbi ekzistencën dhe unitetin e Allahut për ata që mendojnë!

d) Ajetin 255 të sures Bakara (Ajetin Kursi): “Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është vazhdimisht i gjallë e në veprim! Ai i mban gjallë, i mbron dhe i drejton krijesat e Tij! Ai nuk dremit e nuk fle! Çdo gjë që ndodhet në qiej e çdo gjë që ndodhet në tokë është e Tij! E kush mund të ndërhyjë për falje te Ai pa lejen e Tij? Ai di për gjithçka që ata (njerëzit) e nxjerrin para e për gjithçka që e fshehin pas! Dhe ata nuk kuptojnë dot gjë tjetër veçse aq sa ç’u mundëson Ai nga dituria e Tij! Kursija e Tij mbulon qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të vështirë t’i mbrojë e të kujdeset për to! Ai është i lartë e madhështor!”

e) Tre ajetet e fundit të sures Bakara: “Çdo gjë në qiej e në tokë është e Allahut! O njerëz! Edhe sikur t’i zbuloni gjërat që keni brenda, edhe sikur t’i nxirrni jashtë, Allahu do t’ju kërkojë llogari për to! Pastaj, kë të dojë, e fal, kë të dojë, e ndëshkon! Allahu ka mundësi për çdo gjë! I Dërguari i besoi asaj që iu zbrit prej Zotit të tij, po ashtu edhe besimtarët. Secili prej tyre i besoi Allahut, engjëjve të Tij, librave dhe të dërguarve të Tij. Ata thanë: “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej të dërguarve!” Dhe shtuan: “Zoti ynë! Dëgjuam dhe u bindëm! Dhe lutemi të na falësh! Kthimi ynë është tek Ti!” Allahu nuk e bën askënd përgjegjës aq sa s’mund të mbajë! Për çdo njeri, e mira që ka bërë është në dobi të tij; po ashtu, e keqja që ka bërë është në dëm të tij! Zoti ynë, mos na bëj përgjegjës nëse harrojmë ose gabojmë pa dashje! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç u ngarkove atyre që qenë para nesh!

Zoti ynë, mos na bëj përgjegjës për gjëra që s’mund t’i mbajmë! Të lutemi të na i falësh mëkatet, të na i mbulosh gabimet të na mëshirosh! Ti je ndihmësi dhe mbrojtësi ynë, ndihmona kundër mohuesve!”

f) Ajetin 18 të sures Al-i Imran: “Allahu është vetë dëshmitar se nuk ka zot tjetër veç Tij. Të gjithë engjëjt si dhe dijetarët që nuk largohen nga e vërteta dhe e drejta, janë dëshmitarë të kësaj të vërtete se nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Aziz (i shenjtë) dhe Hakim (i urtë)!”

g) Ajetet 54, 55 dhe 56 të sures A’raf: “Zoti juaj është Allahu që i krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë dhe pastaj sundoi mbi Arsh. Allahu e vesh natën me ditën që e ndjek atë pa pushim. Dielli, hëna dhe të gjithë yjet lëvizin vetëm me urdhrin e Tij. Ta dini mirë se edhe kompetenca për të krijuar, edhe kompetenca për të urdhëruar janë të posaçëm vetëm për Të! Sa i lartë është Allahu, Zoti i botëve!”

“Lutjuni Zotit tuaj të përulur e në heshtje sepse, me të vërtetë, Ai nuk i do aspak ata që e teprojnë! Mos e prishni vendin e rregulluar dhe lutjuni Zotit me frikë dhe shpresë. Pa dyshim, mëshira e Allahut është pranë njerëzve të mirë!”

h) Ajetet 116, 117, 118 të sures Muminun: “I lartë është Allahu, sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër veç Tij! Ai është Zoti i Arshit bujar! Atëherë, kush i falet ndonjë zoti tjetër krahas Allahut pa pasur asnjë argument dhe provë për këtë, ta dijë se do të mbajë përgjegjësi para Zotit të vet dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë! O i Dërguar dhe ju besimtarë, lutuni kështu: “Zoti ynë, na fal dhe na mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”

i) Dhjetë ajetet e para të sures Saffat: “Betohem në ata që radhiten radhë-radhë! Dhe në ata që nxitojnë! Dhe në ata që lexojnë! Pa dyshim, Zoti juaj është një!

Ai është Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithçkaje që ndodhet mes tyre, si dhe Zoti i të gjitha lindjeve! Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin më të afërt të tokës me yje dhe e kemi mbrojtur prej çdo djalli. Ata nuk mund të përgjojnë në botën e lartë sepse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët! Ata janë të përzënë dhe do të kenë dënim të përhershëm. Edhe atë që kalon me vrull dhe e kapërcen cakun, e ndjek menjëherë një yll që e përvëlon!”

Tre ajetet e fundit të sures Hashr: “Allahu është Zoti i vërtetë! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai e njeh edhe atë që duket, edhe atë që s’duket! Ai është Mëshirues dhe Shpërblyes! Allahu është Ai që nuk ka zot tjetër veç Tij! Ai është Melik (pronar dhe sundimtar mbi çdo gjë), Kuddus (përsosmërisht i shenjtë në vetvete dhe në aktet e Tij), Selam (që jep paqe e shëndet), Mumin (që jep garanci), Muhejmin (që e vëzhgon çdo gjë, që kujdeset për çdo gjë dhe që e mbron çdo gjë), Aziz (i vyer, epror dhe i shenjtë), Xhebbar (drejtues i robve sipas vullnetit të vet), Mutekebbir (më i madhi e më madhështori). Allahu është i pastër nga pretendimet e politeistëve. Ai është i lartë!”

Allahu është Zoti i vërtetë që është Halik (bërës, krijues), Bari (hyjnor), Musavvir (projektues). Emrat dhe vetitë më të bukura janë të Tij! Ç’ka në qiej e ç’ka në tokë janë që të gjitha të Tij dhe gjithçka e madhëron Atë! Ai është Aziz (i vyer) dhe Hakim (i urtë)!

j) Ajetin e tretë të sures Xhin: “Fama e Zotit tonë është shumë e lartë! Ai nuk ka pasur as bashkëshorte, as fëmijë!”

k) Suren Ihlas: “Thuaj: Allahu është një i vetëm! Allahu është vetekzistent dhe i vetëmjaftueshëm. Nuk ka lindur kënd dhe nuk është i lindur. Dhe asgjë s’është identike me Të!”

l) Suren Felak: “Thuaj: Mbështetem te Zoti i agimit nga e keqja e krijesave të Tij, nga e keqja e natës kur bie errësira, nga e keqja e atyre që lidhin nyje dhe nga e keqja e ziliqarit kur bën zili!”

m) Suren Nas: “Thuaj: Mbështetem te Zoti i njerëzve, te sunduesi i njerëzve, te i adhuruari i njerëzve nga e keqja e 58 atyre që i lëkundin njerëzit, që fusin lëkundje në gjokset e njerëzve, cilëtdo qofshin ata, prej xhindëve ose prej njerëzve!”

Lutje per personin e shtangur

I fryhet tri ditë në mëngjes e mbrëmje duke i kënduar suren Fatiha dhe në fund të çdo fryrjeje pështyhet tri herë: ptu, ptu, ptu!

Lutje ne rastet e kafshimit te gjarprit, akrepit, etj.

Personit që e ka kafshuar gjarpri, akrepi, etj., i lyhet vendi i kafshuar me ujë me kripë të kënduar me suret Kafirun, Felak dhe Nas.

Lutje per personin e djegur

O Zoti i njerëzve! Hiqja dhimbjen dhe shqetësimin dhe jepi shërim sepse Ti je Shafi (shërues), tjetër shërues veç Teje s’ka!

Lutje per plaget dhe qelbezimet

Personi që ka plagë dhe qelbëzim, vë në tokë gishtin tregues dhe pastaj e ngre duke thënë kështu: “Me emrin e Allahut, me lejen e Allahut, i sëmuri gjen shërim me këtë dhé e me këtë pështymë!”

Lutje ne çastin kur personi ka pesuar dem dhe eshte merzitur nga jeta

Allahu im, mbamë gjallë për sa kohë që të gjallët tim është i dobishëm dhe merrma jetën atëherë kur vdekja ime është e dobishme!

Lutje ne rastet e dhembjes se syve

Allahu im, më mundëso të përfitoj nga sytë e mi dhe jepu shëndet atyre gjersa të vdes! Tregomë si të marr shpagim ndaj armikut dhe më ndihmo kundër atij që më bën padrejtësi dhe mizori!

Lutje ne raste ethesh

Me emrin e Allahut të madh! Mbështetemi te Allahu nga e keqja e damarit që s’i pritet gjaku dhe nga e keqja e nxehtësisë së zjarrit!

Lutje ne raste dhimbjesh

Kur personit i dhemb një vend i caktuar i trupit, vë dorën aty dhe lutet kështu: “Me emrin e Allahut, me emrin e Allahut, me emrin e Allahut! Mbështetem në dinjitetin dhe fuqinë e Allahut nga e keqja e shqetësimit që ndjej në trup dhe nga frika e kësaj dhimbjeje!” (Kur e mbaron këtë lutje, e ngre gishtin, e ve prapë në vendin ku dhemb dhe e përsërit lutjen gjersa të plotësohen shtatë veprime të tilla.)

Lutje ne viziten e te semurit

Personi që e viziton të sëmurin, ia fërkon me dorën e djathtë vendin e sëmurë dhe thotë: “S’ka gjë, është krejt i pastër, inshaallah (në dashtë Zoti)!” (2 herë)

Me emrin e Allahut; me këtë dhé, me këtë pështymë, me lejen e Allahut, i sëmuri ynë gjen shërim!

Allahu im, Zoti i njerëzve, hiqja sëmundjen dhe jepi shërim! Ti je që jep shërim! S’ka shërim tjetër veç shërimit Tënd! Dhe jepi një shërim të tillë që të mos sëmuret më asnjëherë!

Po të këndoj dhe po të fryj ty me emrin e Allahut kundër çdo gjëje që të jep mundim ty, kundër të keqes së çdo gjallese ose kundër syrit të smirëziut! Allahu të dhëntë shërim! Me emrin e Allahut po të këndoj e po të fryj!

Me emrin e Allahut po të këndoj e po të fryj ty! Allahu të dhëntë shërim nga çdo dhimbje që ke nga e keqja e atyre që lidhin nyje dhe u fryjnë dhe nga e keqja e smirëziut që të ka sot smirë! (3 herë)

Allahu im, jepi shërim robit Tënd që ka vrarë një armik për Ty ose që ka shkuar në një varrim për Ty!

Allahu im, jepi shërim këtij, jepi shëndet!

O ti, filan, Allahu t’i dhëntë shërim shterpësisë, t’i faltë mëkatet dhe, gjersa të të vijë vdekja, t’i dhëntë shëndet trupit dhe besimit tënd!

Lutje te semurit qe s’i ka ardhur ende vdekja

I lutem Allahut të Lartë, Zotit të Arshit të Lartë, që të të japë shërim! (7 herë)

Lutje ne semundjen e vdekjes

Allahu im, zot tjetër veç Teje s’ka! Unë të madhëroj Ty! Pa dyshim, unë u bëra ndër mizorët! (40 herë)

Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Allahu është i madh! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Pasuria, pushteti dhe lavdia i përkasin Atij! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Fuqia dhe forca janë në dorë të Allahut!

Lutja e personit ne çastet e fundit

Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Pa dyshim, vdekja është e dhimbshme dhe e mundimshme! Allahu im, falmë mua, më mëshiro dhe më jep mundësi të takohem me Mikun e Madh!

Allahu im, më ndihmo ndaj dhimbjeve dhe mundimeve të vdekjes!

Telkin (sugjerim) per ate qe po jep shpirt

Personi që ndodhet pranë atij që po jep shpirt, thotë: “La ilahe il’lallah” (Nuk ka zot tjetër veç Allahut)!

Lutje kur te vdekurit i mbyllen syte

Personi që ia mbyll sytë të vdekurit, lutet kështu:

“Allahu im, falmë mua, fale edhe atë dhe falmë mua më të dobishmen e asaj që i pate falur atij! Allahu im, fale filanin, lartësoja gradën mes atyre që qenë në rrugë të drejtë dhe mes atyre që mbeten pas, dhuroji një pasardhës të mbarë e të dobishëm për të! O Zoti i botëve! Falna ne dhe atë, zgjeroja varrin dhe ndriçoje atë në varr!” Pastaj këndon suren Jasin.

Lutja e viktimes nga fatkeqesia

Ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi! Allahu im, shpërblemë në këtë fatkeqësi dhe, pastaj, më dhuro më të mbarën e më të dobishmen!

Lutje ne ngushellim

Personi që shkon në ngushëllim, thotë në formë lutjeje: “Edhe ç’merr, edhe ç’jep janë të Allahut! Çdo gjë ka një kufi kohe të caktuar prej Tij!” Pastaj i këshillon njerëzit e të vdekurit që të bëjnë durim dhe ta presin të mirën nga Allahu.

Paqe ty! Po ta njoftoj ty falenderimin tim për Allahun, veç të cilit nuk ka zot tjetër! Allahu ta shtoftë shpërblimin dhe të frymëzoftë durim, ty dhe neve na pajistë me falenderim! Pa dyshim që shpirtrat, pasuritë dhe fëmijët tanë janë dhurata të ëmbla të Zotit të Madh e të Shenjtë dhe amanete që na janë dorëzuar neve prej Tij! Ai na jep mundësi të jetojmë dhe të përfitojmë për një kohë, pastaj, në kohën e përcaktuar që më parë, na e merr jetën! Allahu na e ka bërë të detyruar të falenderojmë kur na dhuron dhe të durojmë kur na provon!

Duke iu drejtuar personit më të afërt të të vdekurit, ai që shkon për ngushëllim, i thotë: “Biri (babai, xhaxhai, etj.) yt ishte një dhuratë e ëmbël e Allahut dhe një amanet i dorëzuar juve, me të cilin ju gëzoheshit dhe krenoheshit. Kurse tani e mori prej teje kundrejt një shpërblimi të madh. Po qe se mirësinë e pret prej Allahut, për ty do të ketë paqe, mëshirë dhe rrugë të drejtë, pra, duro në mënyrë që të mos pendohesh pasi ta asgjësosh shpërblimin me të qara e vajtime! Ta dish se të qarat e vajtimet as atë që shkoi nuk e kthejnë prapë, as hidhërimin dhe dëshpërimin nuk e heqin!

Lutje ne namazin e te vdekurit

Në namazin e të vdekurit, pas tekbirit dhe lavdërimit të Allahut, thuhet:

Allahu im, ky ishte robi Yt dhe biri i një gruaje që ishte robi Yt! Ai dëshmonte se nuk ka zot tjetër veç Teje, se Ti je një i vetëm që nuk ke ortak dhe nuk ke shok, dhe se Muhammedi (sav) është robi dhe i dërguari Yt! Tani ai është nevojtar për mëshirën Tënde, kurse Ti s’ke nevojë për ndëshkimin e Tij! Ai iku duke e lënë këtë botë dhe njerëzit dhe gjërat e kësaj bote. Po qe se është i pastër, i pafajshëm e i pamëkat, nxirre të pastër e të pafajshëm; po qe se ka gabime e faje, fale!

Allahu im, mos na lër ne pa shpërblimin e tij dhe mos na largo nga rruga e drejtë pas tij!

Allahu im, fale atë, mëshiroje dhe dhuroji paqe. Allahu im, fale atë, prite me bujari, zgjeroja varrin dhe laje me shi, borë dhe breshër! Dhe pastroje nga mëkatet siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë dhe jepi një vend më të dobishëm se vendi që pati në këtë botë, një aftësi më të dobishme se aftësia që pati në këtë botë, një bashkëshorte më të dobishme se bashkëshortja që pati në këtë botë, vendose në Xhennet dhe mbroje nga Xhehennemi!

Allahu im! Falna ne me të gjallë e të vdekur, me meshkuj e femra, me të vegjël e të rritur, me ata që ndodhen të pranishëm këtu e që s’ndodhen të pranishëm këtu!

Allahu im! Ata ndër ne që i bën të jetojnë, bëji të jetojnë me Islam, dhe atyre që ua merr jetën, merrua me besim! Në mënyrë të veçantë, trajtoje këtë të vdekur me paqe, qetësi, falje dhe pëlqim!

Allahu im! Po qe se ky i vdekur është i mirë, shtoja të mirën; po qe mëkatar, fale dhe për hir të mëshirës Tënde, prite duke i dhënë siguri, me bujari dhe afërsi, o më mëshiruesi i mëshiruesve!

Lutje kur i vdekuri futet ne varr

Ju krijuam ju nga dheu, po ju kthejmë në dhé dhe pastaj do t’ju nxjerrim edhe një herë prej atje! Me emrin e Allahut, në rrugën e Allahut dhe me fenë e të Dërguarit të Allahut!

Lutje pas varrimit

Njerëzve që ndodhen përreth u thuhet: “Lutuni për mëshirë për vëllain tuaj dhe në emër të tij, kërkoni të qëndrojë i palëkundur në besim!” Pastaj këndohen ajeti i parë e i fundit i sures Bakara.

Lutje ne varreza per te vdekurit

Paqe juve, o besimtarë dhe banorë të vendit të muslimanëve! Në dashtë Zoti edhe ne do të bashkohemi me ju! I lutemi Allahut që të na japë mirësi edhe për ju edhe për ne! Ju jeni prijësit tanë, edhe ne do të vijmë pas jush! Allahu i mëshiroftë edhe ata që kanë shkuar më parë, edhe ata që do të shkojnë më pas!

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...