Home » Libri i Lutjeve » Lutjet e Mengjesit – Dhikri, Duat

Lutjet e Mengjesit dhe rendesia

Madhëroje dhe lavdëroje Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij (Taha 130)

Përmende Zotin tënd, në veten tënde, me përulje dhe drojë, pa e ngritur zërin, çdo mëngjes dhe mbrëmje (Araf, 205)

Iu është ankuar një njeri Hasan Basriut: “O Ebu Seid, ankohem për vrazhdësinë e zemrës time.” Ai i ka thënë: “Zbute me dhikër.”

Pas Namazit të Sabahut:

1. Allahu im, paqja je Ti, paqja dhe shpëtimi janë tek Ti! Shumë i lartë je; dobia dhe begatia Jote janë të pambarim, o i Madh e Dhurues!

2. Pas saj thotë: Allahu është i pastër nga të gjitha cilësitë që tregojnë mangësi! Të gjitha lavdet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e botëve! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Allahu është më i madhi; fuqia dhe forca janë të Allahut që është i Lartë e i Fuqishëm!

3. Pastaj këndon: “Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është mbikqyrës i përhershëm e i përjetshëm! Ai nuk dremit e nuk fle! Çdo gjë që ndodhet në qiej e çdo gjë që ndodhet në tokë është e Tij! E kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij? Ai di për gjithçka që ata (njerëzit) e nxjerrin para e për gjithçka që e fshehin pas! Dhe ata nuk kuptojnë dot gjë tjetër veçse aq sa ç’u mundëson Ai nga dituria e Tij! Sundimi i Tij mbulon qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të vështirë t’i mbrojë e të kujdeset për to! Ai është i Lartë e Madhështor!” (Ajeti Kursi)

1. Pas kësaj këndohen nga 33 herë, “Subhanallah”(Madhëruar qoftë Allahu!), “Elhamdulil’lah”(Lavdëruar qoftë Allahu!), “Allahu Ekber”(Allahu është më i madhi!). ‘

2. Pastaj bëhet lutje. Pas lutjes thuhet 100 herë “La ilahe il’lallah”(Nuk ka zor tjetër veç Allahut!).

3. Pastaj thuhet: “Eudhu bil’lahi minesh shejtani rraxhim, Bismil’lahi Rrahmani Rrahim”,
“Mbështetem tek Allahu nga shejtani i mallkuar! Me emrin e Allahut, Mëshirues e Mëshirëbërës!”

4. Allahu im, Ti je Zoti im, zot tjetër përveç Teje s’ka! Ti më krijove mua, unë jam robi Yt dhe jam besnik me të gjitha forcat e mia pas premtimit që të kam dhënë! Te Ti mbështetem nga e keqja e punëve që kam kryer! I pohoj të mirat e Tua për mua dhe i pranoj mëkatet që kam bërë! Falmë mua, sepse vetëm Ti je Ai që i fal mëkatet! (3 herë)

5. Me emrin e Allahut, nga përmendja e të Cilit asgjë në qiej e në tokë nuk mund të bëjë të keqe! Ai është Dëgjues dhe i Ditur. (3 herë)

6. Mbështetem në të gjithë Fjalën e Allahut nga e keqja e krijesave të Tij! (1 herë)

7. Mbështetem te Allahu që dëgjon dhe di çdo gjë, nga e keqja e shejtanit të mallkuar! (3 herë)

1. Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai e njeh të fshehtën dhe të dukshmen! Ai është Mëshirues, Mëshirëbërës! Allahu është Ai që nuk ka zot tjetër veç Tij! Ai është Sundues i përgjithshëm, i Shenjtë, Shpëtues, Garantues, Mbikqyrës, i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Projektuesi. Emrat më të bukur janë të Tij! Çdo gjë që ndodhet në qiej e në tokë e përmend Atë me madhërim! Ai është i Plotfuqishëm dhe i Urtë!

2. Thuaj: Allahu është një i vetëm! Allahu është vetekzistent dhe i vetëmjaftueshëm. Nuk ka lindur kënd dhe nuk është i lindur. Dhe asgjë s’është identike me Të! (3 herë).

3. Thuaj: Mbështetem te Zoti i agimit nga e keqja e krijesave të Tij, nga e keqja e natës kur bie errësira, nga e keqja e atyre që lidhin nyje dhe nga e keqja e ziliqarit kur bën zili! (3 herë)

1. Thuaj: Mbështetem te Zoti i njerëzve, te Sunduesi i njerëzve, te i Adhuruari i njerëzve nga e keqja e atyre që i lëkundin njerëzit, që fusin dyshime në gjokset e njerëzve, cilëtdo qofshin ata, prej xhindëve ose prej njerëzve! (3 herë)

2. Madhërojeni Allahun kur hyn mbrëmja’dhe kur del mëngjesi! Lavdia dhe falenderimi në qiej e në tokë janë pë Allahun, kur bie nata dhe kur arrin mesdita! Ai e nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla dhe ringjall tokën pas vdekjes. Edhe ju kështu do të nxirreni (nga toka)!

3. Allahu im, me bujarinë Tënde u ngritëm në mëngjes, me bujarinë Tënde arritëm në mbrëmje, me bujarinë Tënde jetojmë, me lejen Tënde vdesim dhe përsëri te Ti do të kthehemi!

4. Lavdërimi i përket Allahut që na ringjall pas vdekjes! Dhe kthimi ynë është te Ai!

5-7. Allahu im, s’ka zot tjetër veç Teje dhe Ti s’ke shok! Të quaj Ty të pastër nga çdo gjë që s’të përshtatet! Allahu im, të lutem të m’i falësh mëkatet dhe lus mëshirën Tënde! Allahu im, shtoma diturinë dhe pasi të më kesh vënë në “rrugë të drejtë, mos ma lër zemrën të më rrëshqasë! Falmë mëshirë nga lartësia Jote! Pa dyshim, Ti je Falës dhe Favorizues i madh!

1. Allahu im, fale zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e Tij, siç e fale Ibrahimin dhe familjen e Tij! Pa dyshim, Ti je i lartë e i denjë për çdo famë dhe lavdërim! (10 herë)

2. Allahu im, begatoje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e Tij, siç e begatove Ibrahimin dhe familjen e Tij. Pa dyshim, Ti je i lartë e i denjë për çdo famë dhe lavdërim! (10 herë)

3. Allahu im, u ngrita në mëngjes duke të mbajtur për dëshmitarë Ty, engjëjt që bartin Arshiu Tënd, engjëjt e tjerë dhe të gjitha krijesat e Tua se nuk ka zot tjetër veç Teje dhe se Muhamedi (a.s) është robi dhe i dërguari Yt! (3 herë)

4. Urdhëro, Allahu im, urdhëro, nën urdhrin Tënd të erdha! E mira është në dorën Tënde, prej Teje vjen dhe tek Ti kthehet!

5. Allahu im, nuk ka fjalë që të kem thënë, nuk ka betim që të kem bërë, nuk ka kushtim që ta kem kushtuar dhe nuk ka punë që të kem bërë që Ti të mos i kesh dëshiruar që më parë! Ç’të kesh dëshiruar Ti për t’u bërë është bërë dhe ç’të kesh dëshiruar Ti që të mos bëhet nuk është bërë! Fuqia dhe forca janë vetëm tek Ti! Pa dyshim, Ti ke mundësi për çdo gjë!

1. Allahu im, çdo lutje që të kem bërë, qoftë për atë që Ti e ke mëshiruar, dhe çdo mallkim që të kem bërë, rëntë mbi atë që Ti e ke mallkuar! Ti je miku dhe ndihmësi im në këtë botë dhe në jetën tjetër; bëmë të vdes si musliman dhe më vendos mua mes robve të Tu të mirë!

2. Allahu im, kërkoj prej Teje që, pa pësuar ndonjë gjë të dëmshme dhe ndonjë intrigë që të më shmangë nga rruga e drejtë, të pëlqej çdo gjë që ke vendosur për mua, pas vdekjes të kaloj një jetë të qetë, të shijoj shikimin e bukurisë Tënde dhe të ndjej kënaqësinë e bashkimit me Ty. Tek Ti mbështetem nga bërja e ndonjë padrejtësie ose nga pësimi i ndonjë padrejtësie, nga bërja e ndonjë armiqësie ose nga pësimi i ndonjë armiqësie, nga bërja e ndonjë gabimi ose nga hyrja në ndonjë mëkat të pafalshëm!

3. Allahu im që ke krijuar qiejt dhe tokën, që njeh botën e fshehtë e të dukshme, që je madhështor dhe bujar, të jap fjalën në jetën e kësaj bote dhe të mbaj për dëshmitar. Ti mjafton për dëshmitar!

4. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Teje, se Ti je një dhe i vetëm! Pasuria dhe pushteti janë të Tuat, fama e lavdërimi të përkasin vetëm Ty! Ti ke mundësi për çdo gjë!

1. Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi (a.s) është mbi dhe i dërguari Yt! Dëshmoj se premtimi Yt është i vërtetë dhe se dalja para Teje është e vërtetë, se s’ka dyshim se ora e kiametit ka për të ardhur dhe ata që shtrihen në varre kanë për t’u ringjallur! Po të më lësh vetëm për vetëm me veten time, më ke shtyrë në dobësi, në nevojtari, në gabim dhe në mëkat!

2. Unë vetëm mëshirës Tënde i besoj, falmi të gjitha mëkatet, sepse vetëm Ti i fal mëkatet! Pranoma pendimin, sepse Ti i pranon pendimet dhe je shumë i mëshirshëm!

3-5. Lavdi Allahut që ka krijuar gjumin dhe vegimin! Lavdi Allahut që më ringjall mua të shëndoshë me të gjitha organet pa të metë! Dëshmoj se Allahu i ringjall të vdekurit dhe se Ai ka mundësi për çdo gjë!

6. Edhe ne, edhe e gjithë qenia u zgjuam si krijesa që i përkasim Allahut që është i shenjtë e madhështor! Falenderimi i përket Allahut, madhëria dhe madhështia janë të Allahut! Edhe krijimi, edhe urdhri, edhe nata dhe dita, edhe çdo gjë tjetër që zë vend në to i përkasin vetëm Allahut të Vetëm!

1. Allahu im, bëje fillimin e kësaj dite paqe e qetësi, mesin e kësaj dite kënaqësi, ndërsa fundin sukses e mirësi!

2. Dobinë e kësaj bote dhe të jetës tjetër nga Ti e kërkoj, O më Mëshiruesi i mëshiruesve!

3. Allahu im, tek Ti mbështetem nga shqetësimi dhe dëshpërimi, tek Ti mbështetem nga dobësia dhe përtacia, tek Ti mbështetem nga frikacakëria dhe kurrnacëria dhe tek Ti mbështetem nga rënia i mundur nën peshën e borxheve dhe nga persekutimi i armiqve! (3 herë)

4. Ne dhe e tërë qenia u zgjuam si krijesa të Allahut! Ai s’ka ortak, nuk ka zot tjetër veç Tij, kurse kthimi ynë është prapë tek Ai! Allahu im, krijuesi i qiejve dhe i tokës, që njeh botën e fshehtë dhe të dukshme, Zoti dhe Zotëruesi i çdo gjëje, dëshmoj se zot tjetër veç Teje s’ka! Mbështetem tek Ti nga e keqja e vetvetes dhe e djallit, nga rrethi i tij, që djalli të mos m’i ngarkojë vetes ndonjë të keqe ose që të mos më shtyjë për t’i bërë të keqe ndonjë muslimani! (4 herë)

5. O Ti që je i Gjallë e Vetekzistent! Kërkoj ndihmë prej Teje për hir të mëshirës Tënde. Përmirësoma çdo gjendje timen dhe gjersa të hap e të mbyll sytë mos më lër për asnjë çast vetëm për vetëm me veten time!

1-2. Allahu im, Ti je më i denji që të të përmendet emri, vetëm Ti je i denjë për t’u adhuruar! Ti je Ai që ndihmon më shumë prej atyre që u kërkohet ndihmë, Ti je më i dhembshuri i atyre që kanë pushtet, Ti je më bujari dhe më dorëhapuri ndër ata që dhurojnë. Ti je sunduesi i çdo gjëje! Ti nuk ke ortak! Ti je qenia e vetme që s’ka shok e s’ka të ngjarë! Çdo gjë tjetër veç Teje është e destinuar të shkatërrohet. Bindja ndaj Teje bëhet vetëm me lejen Tënde dhe kundërshtimi ndaj Teje bëhet vetëm me dijen Tënde! Ndaj Teje tregohet bindje dhe Ti e shpërblen atë! Ndaj Teje ngrihet krye dhe Ti e fal atë! Dëshmuesi dhe Mbrojtësi më i afërti çdo gjëje je Ti! Ti ua pret rrugën egove duke i mbërthyer për fyti! Ti i shkrove bëmat e njerëzve dhe çastin e fundit ua caktove!

3-4. Zemrat rrjedhin për tek Ti, e fshehta është e zbuluar dhe e dukshme pranë Teje! E lejuar është ajo që Ti e ke lejuar dhe e ndaluar është ajo që Ti e ke ndaluar. Fe është ajo që Ti e ke ligjëruar, urdhër është ai që Ti e ke dhënë, krijesë është ajo që Ti e ke krijuar, rob është robi Yt! Ti je Allahu i Dhembshur dhe Mëshirues! Po kërkoj prej Teje këtë mëngjes e këtë mbrëmje të më falësh e të më mbrosh nga zjarri me fuqinë Tënde për hir të fytyrës Tënde me të cilin qiejt dhe toka u përshndritën, për hir të çdo të drejte Tënden dhe për hir të robve të Tu që lypin prej Teje!

1. Allahu më mjafton, zot tjetër veç Tij nuk ka! Unë iu dorëzova Atij! Ai është Zoti i Arshit të Madh! (7 herë)

2. Ne e pranuam dhe e pëlqyem Allahun si Zot, Islamin si fe dhe Hz. Muhamedin (a.s) si të dërguar! Unë e pranova dhe e pëlqeva Allahun si Zot, Islamin si fe dhe Hz. Muhamedin (a.s) si profet! (3 herë)

3. Allahu im, çdo mirësi dhe dhunti mbi mua ose mbi ndonjë krijesë Tënden, cilado qoftë, që del në mëngjes, është vetëm prej Teje! Ti nuk ke ortak dhe shok, lavdia dhe falenderimi janë posaçërisht për Ty!

4. Allahu im, të mira të papritura prej Teje lus dhe nga të këqijat e papritura mbështetem tek Ti!

5. Allahu im, u ngrita në mëngjes me një mirësi të ardhur prej Teje, me shëndet dhe me mëkatet të mbuluara. Plotësomi, pra, dhuntitë dhe kënaqësitë e Tua për mua dhe mbulomi mëkatet në këtë botë dhe në jetën tjetër!

6. Zoti im është Allahu, edhe dorëzimi im është te Allahu. Nuk ka zot tjetër veç Tij. Unë iu nënshtrova Atij. Ai është Zoti i Arshit të Madh!

7. Nuk ka zot tjetër veç Allahut që është i Lartë e Madhështor! Eshtë bërë ç’ka dëshiruar Ai dhe nuk është bërë ç’nuk ka dëshiruar Ai! E di se Allahu ka mundësi për çdo gjë dhe se Ai e ka rrethuar gjithçka me diturinë e Tij!

1. Allahu im, Ti je Zoti im, zot tjetër veç Teje s’ka! Unë t’u dorëzova Ty! Ti je Zoti i Arshit të Madh! Ç’të ketë dëshiruar Allahu, ajo është bërë dhe ç’të mos ketë dëshiruar Ai, s’është bërë! Fuqia dhe forca janë të Allahut që është i Lartë e Madhështor!

2. Allahu im, mbështetem tek Ti nga vetja ime dhe nga çdo gjallesë që ke krijuar! “Pa dyshim, Zoti im është në rrugë të drejtë!”

3. Edhe ne, edhe e tërë qenia u gdhimë sot si krijesa që i përkasim Allahut! Lavdia dhe lavdërimi janë vetëm për Allahun! S’ka zot tjetër veç Tij! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia i përkasin vetëm Allahut! Ai ka mundësi për çdo gjë!

4. Zoti im, të mirën e ditës së sotme dhe të ditëve që do të vijnë pas e dua prej Teje; tek Ti mbështetem nga e keqja e ditës së sotme dhe e ditëve që do të vijnë pas!

5-6. Zoti im, tek Ti mbështetem nga përtacia dhe nga vuajtjet e pleqërisë! Zoti im, tek Ti mbështetem nga vuajtja e varrit dhe e Xhehenemit!

7. Allahu im, tek Ti mbështetem nga mohimi dhe varfëria! Allahu im, tek Ti mbështetem nga vuajtja e varrit.! Zot tjetër veç Teje s’ka! (3 herë)

1. Allahu im, jepi trupit tim shëndet; Allahu im, jepi .veshit tim shëndet; Allahu im, jepi syrit tim shëndet! Zot tjetër veç Teje s’ka! (3 herë)

2. E madhëroj Allahun duke e falenderuar Atë! Fuqia është vetëm e Allahut! Eshtë bërë ajo që ka dashur Allahu dhe nuk është bërë ajo që nuk ka dashur Allahu! E di se Allahu ka mundësi për çdo gjë dhe se gjithçka e ka mbështjellë me diturinë e Tij!

3. U gdhimë këtë mëngjes me natyrë islame, me fjalën e sinqertë dhe në fenë e profetit tonë, Hz. Muhamed (a.s) dhe si pjesëtarë të popullit të atit tonë Ibrahim (a.s) i cili s’ishte nga politeistët, por i drejtohej Zotit të Vërtetë dhe ishte musliman!

4. Allahu im, mbështetem tek Ti nga dembelizmi, nga plakja dhe mjerimet e pleqërisë, nga intrigat e kësaj bote dhe nga vuajtja e jetës tjetër! Edhe ne, edhe të gjitha qeniet u gdhimë sot si krijesa të Allahut!

5. Allahu im, kërkoj nga Ti të mirën, fitimin, ndihmën, dritën, begatinë dhe udhëzimin e ditës së sotme dhe mbështetem tek Ti nga e keqja e ditës së sotme dhe e ditëve të tjera që do të vijnë pas!

1. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Allahu është i më madhi, nuk ka zot tjetër veç Tij, Ai është i Vetëm! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Lavdia, pasuria dhe pushteti janë vetëm të Tij! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut! Lavdia, pasuria dhe pushteti janë vetëm të Tij! Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut! Fuqia dhe forca janë vetëm në dorë të Allahut!

2. Allahu im, kërkoj prej Teje shëndet në këtë botë dhe në jetën tjetër!
3. Allahu im, kërkoj prej Teje falje dhe shëndet në fenë dhe në jetën time, në familjen dhe në pasurinë time!
4. Allahu im, mbulomi të metat dhe më jep siguri në ato gjëra që kam frikë!

5. Allahu im, mbromë nga rreziqet që mund të më vijnë nga para e nga pas, nga e djathta, nga e majta dhe nga sipër! Mbështetem në madhështinë Tënde që të mos më rrëshqasin këmbët!

6. Allahu është larg çdo të mete dhe e falenderoj Atë! Allahu i Lartë është larg çdo të mete! (100 herë)

7. Allahu është larg prej mangësive! Falenderimi i përket vetëm Allahut! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Allahu është më i madhi! (100 herë)

8. Allahu im, kërkoj prej Teje shëndet në besim, besim të stolisur me moral të bukur, sukses pas të cilit të vijë prehja, mëshirë, shëndet, falje dhe pëlqim prej Teje!

1. Allahu im, na e bëj besimin të dashur dhe zbukuroje atë për zemrat tona; mohimin, mëkatin dhe kundërshtimin na i trego të shëmtuar dhe na bëj prej të udhëzuarve.

2. Allahu im, kërkoj prej Teje që vetja ime të jetë e kënaqur prej Teje, të ketë besuar në takimin me Ty, ta ketë pranuar atë që ke caktuar për të dhe të mjaftohet me atë që i jep Ti!

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...