Home » Libri i Lutjeve » Lutjet e mbremjes – Dhikri, duaja pas namazit te akshamit
YouTube player
  1. Pas faljes së namazit të mbrëmjes, këndohen me radhë këto lutje:
    Allahu im, paqja je Ti, paqja dhe shpëtimi janë tek Ti! Shumë i lartë je; dobia dhe begatia Jote janë të pambarim, o i Madh e Dhurues!
  2. Allahu është i pastër nga të gjitha cilësitë që tregojnë mangësi! Të gjitha lavdet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e botëve! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Allahu është më i madhi; fuqia dhe forca janë të Allahut që është i lartë e i fuqishëm!
  3. Pastaj këndohet Ajeti Kursi. Kuptimi i Ajetit Kursi është kështu: “Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është vazhdimisht i gjallë e në veprim! Ai i mban gjallë, i mbron dhe i drejton krijesat e Tij! Ai nuk dremit e nuk fle! Çdo gjë që ndodhet në qiej e çdo gjë që ndodhet në tokë është e Tij! E kush mund të ndërhyjë për falje te Ai pa lejen e Tij? Ai di për gjithçka që ata (njerëzit) e nxjerrin para e për gjithçka që e fshehin pas! Dhe ata nuk kuptojnë dot gjë tjetër veçse aq sa ç’u mundëson Ai nga dituria e Tij! Katedra e Tij mbulon qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të vështirë t’i mbrojë e të kujdeset për to! Ai është i lartë e madhështor!
  4. Pas kësaj këndohen duke u përsëritur nga 33 herë, “Subhanallah”, “Elhamdulil’lah”, Allahu Ekber”.
  5. Pastaj bëhet lutje. Pas lutjes thuhet 100 herë “La ilahe il’lallah”.
  6. Pastaj këndohet kjo: “Zoti ynë që i kthen e i rrotullon zemrat, na i bëj të qëndrueshme zemrat në fe!”
  7. Pastaj thuhet 10 herë Besmele duke filluar me Istihadhe: “Eudhu bil’lahi mine’sh-shejtani’rraxhim, bismi’l-lahi’rrahmani’rrahim”, “Mbështetem te Allahu nga shejtani i përzënë (nga mëshira e Allahut)! Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!”
  8. Ne dhe e gjithë qenia u ngrysëm si krijesa që i përkasim Allahut! Ai nuk ka ortak dhe nuk ka shok! Nuk ka zot tjetër veç Tij dhe kthimi ynë është prapë tek Ai! Ne dhe e gjithë qenia u ngrysëm si krijesa të Allahut! Mbështetem te Allahu që nuk i lë qiejt të bien mbi tokë pa lejen e Tij, nga e keqja e gjërave që Allahu i krijoi pa të metë dhe që i shpërndau në çdo anë si prejardhje e pasuri!
  9. Allahu im, kërkoj prej Teje shëndet në besim, besim të stolisur me moral të bukur, sukses pas të cilit të vijë kënaqësia, mëshirë dhe shëndet nga lartësia jote, falje dhe pëlqim prej Teje!
  10. Allahu im, Zoti dhe Zotëruesi i çdo gjëje, që i krijon qiejt dhe tokën, që e njeh botën e fshehtë dhe botën e dukshme, dëshmoj se zot tjetër veç Teje s’ka! Mbështetem tek Ti nga e keqja e vetvetes dhe e djallit, nga dredhitë dhe komplotet e tij, që djalli të mos m’i ngarkojë vetes ndonjë të keqe ose që të mos më shtyjë për t’i bërë të keqe ndonjë muslimani! (3 herë)
  11. Allahu im, u ngrysa duke mbajtur për dëshmitarë Ty, engjëjt që bartin Arshin, engjëjt e tjerë dhe të gjitha krijesat e Tua se nuk ka zot tjetër veç Teje, se Ti je një i vetëm, se nuk ke shok dhe se Hz. Muhammedi (sav) është robi dhe i dërguari Yt! (3 herë)
  12. Allahu im, lus prej Teje shëndet dhe kënaqësi në këtë botë dhe në jetën tjetër (Ahiret)!
  13. Allahu im, kërkoj prej Teje falje dhe shëndet në fenë dhe në botën time, në familjen dhe në pasurinë time! Allahu im, mbulomi të metat dhe më jep siguri në ato gjëra nga të cilat kam frikë!
  14. Allahu im, mbromë nga rreziqet që mund të më vijnë nga para e nga pas, nga e djathta, nga e majta dhe nga sipër! Mbështetem në madhështinë Tënde që të mos më rrëshqasin këmbët!
  15. Ne e pranuam dhe e pëlqyem Allahun si Zot, Islamin si fe dhe Hz. Muhammedin (sav) si profet! Edhe unë e pranova dhe e pëlqeva Allahun si Zot, Islamin si fe dhe Hz. Muhammedin (sav) si profet! (3 herë)
  16. Allahu im, jepi trupit tim shëndet e kënaqësi; Allahu im, jepi veshit tim shëndet e kënaqësi; Allahu im, jepi syrit tim shëndet e kënaqësi! Zot tjetër veç Teje s’ka!
  17. Allahu im, tek Ti mbështetem nga mohimi dhe varfëria! Allahu im, tek Ti mbështetem nga vuajtja e varrit! Zot tjetër veç Teje s’ka! (3 herë)
  18. E quaj të pastër Allahun nga çdo lloj mangësish dhe e falenderoj Atë! Fuqia është vetëm e Allahut! Eshtë bërë ajo që ka dashur Allahu dhe nuk është bërë ajo që s’ka dashur Allahu! E di se Allahu ka mundësi për çdo gjë dhe se Allahu e ka mbështjellë çdo gjë me diturinë e Tij!
  19. U ngrysëm këtë mbrëmje me natyrë islame, me fjalën e besimit të sinqertë dhe në fenë e profetit tonë, Hz. Muhammed (sav) dhe u gdhimë këtë mëngjes si pjesëtarë të popullit të atit tonë Ibrahim (as) i cili s’ishte nga politeistët por ishte musliman! O Ti që je i gjallë, o Ti që ekziston në vetvete! Kërkoj ndihmë prej Teje për hir të mëshirës Tënde. Përmirësoma çdo gjendje timen dhe gjersa të hap e mbyll sytë mos më lër për asnjë çast vetëm me veten time!
  20. Allahu im, Ti je më i denji që të të përmendet emri, vetëm Ti je i denjë për t’u adhuruar! Ti je ndër ata që ndihmojnë, Ai që ndihmon më shumë, Ti je më i dhembshuri i atyre që kanë pasuri e pushtet, Ti je më bujari dhe më dorëhapuri ndër ata, në portën e të cilëve të tjerët lypin diçka! Ti je zotëruesi dhe gjykuesi i çdo gjëje! Ti nuk ke ortak e nuk ke shok! Ti je qenia e vetme që s’ka shok e s’ka të ngjarë! Çdo gjë tjetër veç Individualitetit dhe pëlqimit Tënd është e dënuar të shkatërrohet! Bindja ndaj Teje bëhet vetëm me lejen Tënde dhe kundërshtimi ndaj Teje bëhet vetëm me dijen Tënde! Ndaj Teje tregohet bindje dhe Ti e shpërblen atë! Ndaj Teje ngrihet krye dhe Ti e fal atë! Dëshmuesi më i afërt i çdo gjëje je Ti dhe mbrojtësi më i afërt je prapë Ti! Ti ua pret rrugën egove (dëshirave) duke i mbërthyer për ballet e tyre! Ti i shkrove bëmat e njerëzve dhe çastin e fundit ua caktove! Zemrat rrjedhin për tek Ti, e fshehta është e zbuluar dhe e dukshme pranë Teje! Hallall është ajo që Ti e ke bërë hallall dhe haram është ajo që Ti e ke bërë haram. Fe është ajo që Ti e ke ligjëruar, urdhër është ai që Ti e ke urdhëruar!
  21. Krijesë është ajo që Ti e ke krijuar, rob është robi Yt! Ti je Rrauf dhe Rrahim, Allahu im! Po lyp prej Teje këtë mëngjes e këtë mbrëmje të më falësh e të më mbrosh nga zjarri i Xhehennemit me fuqinë
    Tënde për hir të atij me të cilin qiejt dhe toka u përshndritën, për hir të bukurisë së syve të tij, për hir të çdo të drejte Tënden dhe për hir të robve të Tu që lypin prej Teje!
  22. Allahu më mjafton mua, zot tjetër veç Tij nuk ka! Unë iu dorëzova Atij! Ai është Zoti i Arshit të Madh! (7 herë)
  23. Allahu im, Ti je Zoti im, tjetër zot veç Teje s’ka! Ti më krijove mua dhe unë jam robi Yt që, me sa të kem fuqi, jam i palëkundur në fjalën dhe premtimin që të kam dhënë! Unë mbështetem tek Ti nga e keqja e punëve të mia! Unë i pohoj të mirat për mua dhe i pranoj mëkatet. Falmë mua, sepse vetëm Ti je që i fal mëkatet!
  24. Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Allahu është i madh! Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Allahu është një! Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Ai nuk ka ortak dhe nuk ka shok! Nuk ka zot tjetër veç Allahut, pasuria, pushteti dhe lavdia i takojnë vetëm Atij! Nuk ka zot tjetër veç Allahut, fuqia dhe forca janë vetëm të Tij!
  25. Allahu im! Nga Ti kërkoj shëndet në besim, kërkoj besim të zbukuruar me moral të bukur, kërkoj një sukses që do të pasohet me kënaqësi, nga lartësia Jote kërkoj mëshirë dhe shëndet dhe prej Teje kërkoj falje dhe pëlqim!
  26. Me emrin e Allahut, që, kur i përmendet emri, gjë në qiej e në tokë nuk mund të shkaktojë dëm; Ai është Semi dhe Alim! (3 herë)
  27. Mbështetem në të gjithë Fjalën e Allahut nga e keqja e krijesave të Tij! (3 herë)
  28. “Madhërojeni Allahun duke hyrë në mbrëmje dhe duke dalë në mëngjes! Lavdërimi dhe falenderimi i përkasin vetëm Atij në qiej e në tokë, kur hyn mbrëmja dhe kur arrin dreka! Ai e nxjerr të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla dhe e ngjall tokën pas vdekjes. Ja, kështu do të nxirreni edhe ju nga varret!”
  29. “Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është vazhdimisht i gjallë e në veprim! Ai i mban gjallë, i mbron dhe i drejton krijesat e Tij! Ai nuk dremit e nuk fle! Çdo gjë që ndodhet në qiej e çdo gjë që ndodhet në tokë është e Tij! E kush mund të ndërhyjë për falje te Ai pa lejen e Tij? Ai di për gjithçka që ata (njerëzit) e nxjerrin para e për gjithçka që e fshehin pas! Dhe ata nuk kuptojnë dot gjë tjetër veçse aq sa ç’u mundëson Ai nga dituria e Tij! Katedra e Tij mbulon qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të vështirë t’i mbrojë e të kujdeset për to! Ai është i lartë e madhështor!”
  30. Edhe ne, edhe e gjithë qenia arritëm në mbrëmje si krijesa të Allahut! Lavdia dhe falenderimi i përkasin Allahut! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është Një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia i përkasin vetëm Atij! Ai ka mundësi për çdo gjë!
  31. Zoti ynë, nga Ti e kërkoj të mirën e kësaj nate e të netëve të tjera që do të vijnë pas kësaj dhe te Ti mbështetem nga e keqja e kësaj nate e të netëve të tjera që do të vijnë pas kësaj!
  32. Zoti im, tek Ti mbështetem nga dembelizmi dhe mjerimet e pleqërisë! Zoti im, tek Ti mbështetem nga vuajtjet e Xhehennemit!
  33. Allahu im, tek Ti mbështetem nga dembelizmi, nga plakja, nga mjerimet e pleqërisë, nga intrigat e kësaj bote dhe vuajtjet e jetës tjetër (Ahiret)! Ne dhe e gjithë qenia u ngrysëm si qenie që i përkasim Allahut, Zotit të botëve!
  34. Allahu im, prej Teje e kërkoj të mirën e kësaj nate, fitoren e kësaj nate, ndihmën e kësaj nate, dritën e kësaj nate, begatinë dhe udhën e drejtë të kësaj nate dhe tek Ti mbështetem nga e keqja e kësaj nate dhe e keqja e netëve që do të vijnë pas kësaj!
  35. Allahu im, na e bëj të dashur besimin dhe ua bëj të stolisur atë zemrave tona! Na i trego të shëmtuara mohimin, mëkatin dhe kundërshtimin dhe na bëj ne prej atyre që e kanë arritur pjekurinë e besimit!
  36. Allahu im, kërkoj prej Teje të ma bësh veten time që të jetë e ngopur me Ty, që të besojë se ka për t’u takuar me Ty, që ta pranojë vështirësinë që i cakton Ti dhe që të kënaqet me atë që i dhuron Ti!

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...