Home » Bamteli » Lumturia, nevojat e natyrshmerise dhe besnikeria ne ideale │Ligjerate Islame M. Fethullah Gylen

LUMTURIA, NEVOJAT E NATYRSHMËRISË DHE BESNIKËRIA NË IDEALE

Ka tri gjëra që e dërgojnë njeriun në lumturi:

Mendja e shëndoshë, zemra e shëndoshë, shpirti i shëndoshë; Këtyre mund t’ua shtoni edhe “ndjenjën e shëndoshë”.

Këto e çojnë njeriun në klimën e lumturisë, e shetisin në atmosferën e lumturisë.

Edhe në çastet më të hidhura, njeriu vazhdimisht thith lumturi.

Po ta ketë mendjen të shëndoshë, zemrën të shëndoshë, shpirtin të shëndoshë dhe ndjenjat të shëndosha, pra i pastër nga defektet, nëse nuk është infektuar nga ndonjë virus epshor a trupor, njeriu në çdo vend thith lumturi.

Ai nuk e shqetëson askënd, dhe çdokush thotë “Sikur të vinte ai e të ulej pranë nesh!”

Hz. Ibn Abbas përdorte erëra shumë të mira; lyhej me erë trëndafili dhe ashtu dilte jashtë; Kur dilte rrugëve, njerëzit vraponin drejt dritareve duke thënë “Mos erdhi ndonjë shitës erërash?!”

Pra, mu kështu; ngado që të shkojë njeriu duhet të shfaqë bukuri… duhet të shfaqë sjellje që çojnë në lumturi.

Njerëzit duhet të thonë se: “Sikur të vinte gjithë ai e të kalonte para nesh, e të ndodhet mes safave tonë, të jetë pranë nesh, të na thotë ndonjë gjë e të na hapet ndryshku i veshëve;

E të ndryshonin neuronet tona, e të dëgjojë memoria jonë ato që nuk i ka dëgjuar, e t’i ruajë në mendje ato që po dëgjon.

E pastaj gjërat që do t’i bëjë/thotë, t’i thotë duke i testuar me këto!..”

“Njerëzit e lumturisë” janë ndryshe; Ata nuk e lëndojnë, nuk e thyejnë, nuk e kritikojnë askë.

Së pari të gjithë i shohin “si njerëz”. Nëse është “njeri”, kudo që të rrijë, çfarëdo botëkuptimi të ketë, njeriu është “njeri”. Përse?

Qëndisja nuk mund të jetë pa qëndisës; Arti nuk mund të jetë pa artist.

Edhe njeriu është një qëndisje e Allahut; Ka kaluar nga brusha e Tij e Fuqisë, e Vullnetit, e Dëshirës, dhe ka arritur në formën “E krijova në formën më të përsosur!”.

Me përbërjen e tij të jashtme e të brendshme, është një qenie e tillë, saqë pjesët e tij të vogla po dalin tani në pah nga analizat e anatomistëve.

Edhe pjesa më e vogël e tij, sipas llogaritjeve të probabilitetit, sipas llogaritjeve matematikore, nuk ka mundësi të bëhet vetë as për 1 në trilion.

Një vepër e tillë arti! Duhet të shfaqim respekt ndaj Allahut për shkak të artit të Tij që ka nxjerrë në pah, si dhe artin e Allahut duhet ta respektojmë, duke qenë se është vepër e Tij.

“Imani” i përfton edhe një tjetër thellësi, një tjetër dimension njeriut. “Islami” i përfton një tjetër thellësi e dimension. Jeta e zemrës/shpirtit, i përfton një tjetër thellësi e dimension.

Mirëpo të gjitha këto, në një anë, janë të lidhura me anatominë materialo-shpirtërore të njeriut.

“Anatominë Materiale” shumë mirë e pati studiuar Alexis Carrel në vitet e 50-ta; pandeh në të 58-tën. Libri i tij qe përkthyer në turqisht.

Njeriu ka edhe “anatominë shpirtërore”. Ato janë “Besimi në Zot”, “Njohja e Zotit”, “Dashuria për Zotin”, “Kënaqësia shpirtërore”, “Dëshira dhe pasioni për bashkim me Zotin”…

Po, “Kam mbetur larg prej Teje; jam mbushur me pasionin për t’u takuar sa më parë.”

“Në rrahjet e zemrës është Ai, e di Ti; zemra ime gjithë për Ty rreh, për Ty pulson!…”

Me një pasion të këtillë… E dini, vdekjes së Mevlanës i thonë “Nata e dasmës”; po, ai është çasti kur miku arrin te “Miku”.

Tani, një njeri, i cili i ka lidhur mendimet për kësi gjërash të larta, për qëllimet të larta, pandeh se nuk vuan aspak nga hjekat e dynjasë.

Ngase atë që do ta fitojë, e ka fituar që në fillim.

Kur t’i vijnë vështirësitë, e hedh shikimin në ato që ka fituar në fillim, me rrugën e shikimit ato rrjedhin në trurin e tij dhe e mbështjellin tërë veten e tij.

Pastaj me veten e tij, sipas shprehjes së popullit – më falni – thotë “Varja fare!”

Çfarë? Goditjet me zinxhirë.. Si Prometeu, të cilin e patën gozhduar në një kodër diku… “Lëre fare… Varja!”

Të gjithë të mëdhenjtë kanë hequr gjithë; Krenaria e Njerëzimit dhe të gjithë profetët e mëdhenj… Nga Hz. Ademi deri te Ai (a.s.) të gjithë kanë hequr.

Edhe njerëzit, të cilët kanë qenë të dobishëm për njerëzimin, me mendimet e tyre të larta, kanë hequr.

Sokrati ka hequr, është helmuar; Platoni ka hequr; kushdo që ka qenë i dobishëm, patjetër ka hequr.

Prandaj edhe thotë, Sulltani i fjalës:

“Sprovat më të rënda i përjetojnë profetët, pastaj njerëzit e tjerët sipas shkallës së tyre!..”

Belatë dhe fatkeqësitë u bijnë njerëzve sipas gradës së tyre, pra në proporcion të drejtë me gradën e tyre.

Fatkeqësitë nuk duhet kërkuar. Ngase Allahu na ka mësuar ato që duhet kërkuar:

Allahu im! Na jep të mira në dynja e në ahiret! Në çdo gjë; të mira në ndjenja e mendime, të mira në lumturi epshore; të mira, të mira në…

Disa që kërkojnë madhështi e salltanat vetëm në dynja, atyre u jepet kjo, mirëpo ngelen vetëm me ato.

Mirëpo disa të tjerë, kah fundi i ajeteve të haxhit në suren Bekara thuhet:

Kërkojnë të mira edhe në dynja edhe në ahiret. “Dhe na ruaj nga zjarri i xhehenemit! – thonë. (Amin)

Në fakt, askush nuk duhet t’i shkëpusë shpresat nga Mëshira e Allahut!..

“O ti nefs! Mos shkëput shpresat nga mëshira e Allahut! Mëkatet, në krahasim me mëshirën e Allahut, janë si shkuma e detit kur të krahasohet me tërë detin.

Mëshira e Allahut sikur të ketë ardhur në proporcion me krijimin njerëzor;

Aq sa të bëjnë gabime, aq edhe janë për t’u dhimbsur, edhe Allahu aq është “Rauf” e “Rahim”.

Në një anë këto mendime; Ndërsa në anën tjetër edhe pjekuria… Pjekuria është shkalla e fundit në tasavvuf.

Të jesh i kujdesshëm është shumë më vonë sesa “vigjilenca”, ngase vigjilenca është hapi i parë, të hedhësh hapin me zgjuarsi, të mos jesh “sair fil menam”.

Tanpënar i shpjegon këto në romanin “Abdullah Efendi”, të moçmit përdornin fjalën “sair fil menam”, që i bie “somnabul (jerëm)”

Njeriu kur të futet diku nuk duhet të shkojë somnabul; duhet t’i ketë sytë hapur; zemrën ta ketë të zgjuar; të gjitha neuronet e trurit duhet të punojnë në atë drejtim.

Por ka një pasuri sa grimca!.. Duke e menduar edhe atë madje të ketë vlerë para Zotit, nuk duhet assesi t’i shkëpusë shpresat nga mëshira e Allahut!

Allahu na mundësoftë ta ruajmë atë baraspeshë!

Disa të tjerë duan t’i mbajnë lidhjet me Zotin më të forta; andaj synojnë “fena fil-lah”, “beka bil-lah”, madje edhe “ani-llah”.

Kjo i bie ta lidhësh të jetuarit me jetësimin.

Pra “Nëse u jap jetë njerëzve, ka një kuptim të jetuarit tim!”. Shumë e mirë e dini; Ky është kuptimi i kthimit të Profetit tonë nga Miraxhi.

Ai (s.a.s.) pasi i pa ato bukuri, (thuajse):

“Si mund t’ia kufizoj unë vetes sime këto?! A nuk më përket mua që ata që tregojnë interesim, t’i sjell në këtë horizont?!” – pati thënë.

Ai i sheh ato bukuritë aty, por as nuk i lëkundet koka, as nuk i turbullohet shikimi!

Sipas shprehjes së Ustadit “Mijëra vite të xhenetit, nuk vlejnë sa një minut të shikimit të Bukurisë së Allahut!”

As mijëra vite të dynjasë, nuk vlejnë sa një orë qëndrimi në Xhennet!”

Tani, pasi i pa të gjitha këto bukuri, Ai (s.a.s.) mallëngjehet pas diçkaje! Pas çkaje?

“Më duhet t’i kap për duarsh e t’i sjell atje edhe njerëzit tjerë!” – thotë.

Tetë vite ka vuajtur atje, ka përjetuar bojkotin, është lënë pa ujë / pa bukë.

Kur e pati vendosur kokën përpara Qabesë, i është vënë plëndës në shpinë, nga Ukbe ibn Ebi Muajt, një fathumbur. “Eshkal-kavm” (më i keqi i shoqërisë)

Ekziston edhe “Eshkal-kavm”-i i Hz. Salihut.

Eshkal-kavm, ia ka shtrënguar fytin dhe ka tentuar ta vrasë. Shumë shpesh ka arritur Hz. Ebubekri, sulltani i besnikëve, i cili e luante rolin e Mumin-i Al-i Firaun.

“Nuk mund ta bëni!” ka thënë dhe ua ka hapur gjoksin. Ka dalë përpara vdekjes (mos qoftë e thënë), para dorëzimit të shpirtit të Tij (s.a.s.).

“Nëse ka ndonjë që do të dorëzojë shpirt, ai jam unë, nëse ka ndonjë shpirt që do të shkojë matanë, është shpirti im!” – pati thënë.

Njëjtë ashtu është kujdesur, Mumin-i Al-i Firavun. Ashtu siç i ka hapur ai krahët për Hz. Musain, që të mos e prekte Faraoni!.. Kryekomandant;

Vëllai i nënës Asije, ishte edhe kryekomandanti i ushtrive të Faraonit, Mumin-i Al-i Firavun.

Në Kuran sureja “Mumin” bën fjalë për të. Mënyra se si pati folur ai me atë metodologji, jua kam thënë më herët se “m’i pati marrë mendtë fare”.

Nga ia nis, si ia nis … si e përfundon fjalën.. dhe si thotë në fund: ??????????? ??????? ????? ?????

Tashmë, kur vdekja trokiti në zilën e derës së tij tha: “Po ia dorëzoj veten Allahut!”. Dhe Allahu e ruan atë.

“Po ta duash ti Zotin, a nuk të do ty Zoti? / Po të nxitosh pas rizasë së Tij, a nuk ta jepë atë?

Po të flijosh shpirtrat në derën e Hak-ut, / E të punosh në urdhrin e Tij, Allahu a nuk të shpërblen?

Po të gurgullosh si ujërat, po të qash si Ejjubi, / Po t’i përndash mushkëritë, a nuk pyet për ty?”

Kur ai bën ashtu, Allahu e ruan atë. Ashtu thotë (Kurani):

Disa thonë se “Faraoni e ka vrarë atë.”; Kjo s’është e vërtetë.

Në fakt, librat e Sijerit e kanë regjistruar se pasiqë Faraoni mbytet, udhëheqës i Egjipiti bëhet Mumin-i Al-i Firavun.

Krahas shumë ngjasimeve, edhe kjo anë s’më paska shkuar në mendje. Edhe “mumin”-i i Krenarisë së Njerëzimit (Hz. Ebubekri) gjithashtu është bërë udhëheqës.

Po, I Dërguari i Allahut, (u kthye nga Miraxhi) për t’i bërë njerëzit t’i ndiejnë ato që ka parë e që ka ndjerë Ai.

Shumë njeri bujar!.. Gjithë rron me ndjenjën e jetësimit; “Nëse nuk jetoj për të tjerët, atëherë s’ka kuptim jetesa ime!” – thotë.

Edhe Allahu i jep Atij (s.a.s.) sa më shumë, vazhdimisht i jep, vazhdimisht i jep…

Një kërkon, dhjetë ia jep; dhjetë kërkon, 100 ia jep, 100 kërkon, 1000 ia jep.

Disa kërkesa (të nevojshme) për këtë botë.

Jeta e Profetit tonë ka qenë e tillë saqë teksa po shkonte matanë, mburoja e tij kishte mbetur peng te një çifut.

Për të siguruar rrizkun e familjes ka marrë borxh. Po, kështu po ik nga dynjaja. Por…

Njëkohësisht i kryente obligimet familjare, kujdesej për shëndetin e Tij si dhe për rrethin.

Thoshte: “Allahu ka hak mbi ty; Nefsi yt ka hak, Familja ka hak. Çdokujt jepja hakun e vet!”

(Kur Ebu Derda pati hequr dorë nga dynjaja) së pari e dërgon Selman Farisiun me këtë mesazh; pastaj e teston, e sheh që edhe Zotëriu ynë (s.a.s.) e thoshte të njëjtën gjë.

Tani më Besnikut nga Besnikët…. A do t’i thoni “Siddik” (Besnik) Atij (s.a.s.) apo “Esdak” (Më Besniku)?!

Këtë fjalë ndoshta duhet thënë në mënyrën sipërore të gjuhës “Esdakul-Esdakin” (Më Besniku i Besnikëve).

Kur kjo iu vesh Hz. Ebubekrit, prapë edhe atij i thanë në mënyrë të zmadhuar “siddik”.

Jo vetëm “Sadik” – “I drejtë”; por “Siddik”, një i drejtë i besueshëm në çdo aspekt.

Por edhe ai (r.a.), siç e dini, kishte grua, kishte fëmijë.

Gjithashtu kishte edhe një shtëpi, edhe pse e vogël si një kolibe, kishte një shtëpi për të strehuar kokën.

Shteti ia ndau një rrogë, por ai me botëkuptimin e drejtësisë tha “Ma caktoni një rrogë, aq sa ka më i varfëri i këtij populli për të rrojtur.”

Po, kjo e vërtetë e thellë, iu ngultë si heshtë në sytë e verbër e në veshët e shurdhër atyre që pretendojnë të bëjnë kështu e nuk bëjnë.

“Unë i përkas umettit të atij pejgamberi, i cili kishte rrojtur me një gotë ujë e me dy hurma!” Kjo është për “Mashallah”. Ata i jetojnë edhe vetë këto (!) Njeriu mahnitet pas jetesës së tyre!

Shpenzimet që bëjnë brenda një dite të jetës së tyre, janë shumëfish më shumë sesa shpenzimet ditore të një fshati të tërë… Pra, ummet i një pejgamberi të tilë jemi!..

Siddiku… Hz. Faruk-i Azam, ishte bërë element drejtpeshimi ndërmjet shteteve.

I pati dhënë një rregull të ri botës. Drejtësia e tij u bë legjendare; edhe në Persi edhe në Pernadorinë Romake.

Nëse populli, masa, njerëzit që nuk njihnin fenë, nuk do të ngulnin këmbë, ndoshta atë ditë, udhëheqësi i tyre, Herakliusi, do ishte bërë Mysliman.

Para mesazhit të Dihjet-ul Kelb-it ishte zbutur; Pati thënë “Ai është Pejgamber. Një ditë Ai do të vijë këtu ku shkel këmba ime e do të bëhet sundimtar!”

Këto, në një kohë të caktuar kanë hyrë në dyzen…

Nuk janë fjalë të gjata, nuk janë legjendat e Firdeusiut, ato që i kanë zbutur ata; Poezitë e Galibit nuk janë si të Mevlanës…

Në fakt; gjendja e tyre, përfaqësimi, drejtësia, me thellësitë e vlerave njerëzore kanë zënë fron në zemrat e tyre asisoj, saqë të gjithë janë dorëzuar.

“Nëse edhe këtyre nuk u dorëzohemi, kujt t’iu dorëzohemi?!” – patën thënë.

Janë bërë vënës së drejtpeshimit, por kur po iknin nga dynjaja, familjen e tyre e patën lënë të varfër, ashtu patën shkuar.

Nuk kanë marrë as sa grimca hakun e popullit.

Nuk kanë dashur të shkojnë para Allahut me hak të të tjerëve, qoftë edhe sa grimca, sa atomi, sa elektroni, apo edhe sa neutroni ajo.

Ashtu patën jetuar. Ashtu patën jetuar, por i patën kryer edhe nevojat njerëzore në këtë botë – siç po e shihni -. Cilëve prej këtyre mund të mos i thoni “sadik”.

Të gjithë ishin “sadik”, ishin “siddik”, po edhe këto nevoja i kryenin.

Edhe Hz. Davud-i ishte sadik, ishte siddik; por mbahej duke punuar parzmore me dorë.

Mirëpo ishte sundimtar, në një kohë kur Bijtë e Israelit ishin në kulm të qeverisjes. Hz. Sulejmani, në kohën e tij kishte nën sundim çdo anë, nga lindja në perëndim.

Sundonte deri në Sebe; Edhe sunduesja e Sebes, pati ardhur e iu pat dorëzuar atij, Belkis-ja.

Mirëpo sa i përket jetës së tyre personale, e shihni që kanë jetuar si njerëz të thjeshtë.

Mirëpo edhe detyrimet e tyre njerëzore patjetër se i kanë kryer pa mangësi.

Ngase, nëse ngriheni të luftoni me natyrshmërinë, mundeni.

Duke filluar nga ngrënia, pirja, të fjeturit, qejfet tuaja njerëzore para fjetjes, të marrit e një shoku të jetës, formimi i familjes, e deri te një shtëpi për të strehuar kokën…

Po, nëse në këtë pikë ngriheni të luftoni kundër natyrshmërisë, sipas meje do të hani një shuplakë.

A nga vetja e thashë e këtë?! (I Dërguari i Allahut) thotë:

????? ???????? ??????? ?????? ???????? ???????? ?????? ?????? ????????

“Feja është lehtësim; sipas natyrshmërisë së çokujt, duke i marrë parasysh natyrat njerëzore. Ai që e vështirëson atë, sipas dëshirave të veta, mundet, humbet!”

Prapë thotë: “Lehtësoni, mos vështirësoni!” Përgëzoni, mos bëni që t’ju urrejnë, mos i largoni njerëzit!”

Merreni parasysh natyrshmërinë njerëzore! Ata njerëz shikoni me ato veti, pozita që kanë!

Ja pra… Këto shprehje janë nga Mbreti i Fjalës, nuk po flas nga vetja për këtë pikë. Veçse këto nuk janë pengesë për t’u bërë “siddik” apo “esdak”.

Mirëpo nuk e hanë hakun, nuk e cënojnë të drejtën e askujt as sa grimca. Këtu duket virtyti i tyre, cilësitë e tyre të mira, zotnillëku i tyre, bujaria e tyre.

Të mëdhenjtë, sipas shtatit të tyre, sipas masës së lidhjes së tyre me Allahun, në njërën anë kanë ruajtur “besnikërinë” e tyre, në anën tjetër gjithashtu (kanë kryer nevojat e tyre njerëzore).

E kam thënë gjithë, Tahiri Mutlu kishte shtëpi, familje, fëmijë.

Mirëpo në një kohë të caktuar, kur duhej t’i shtypnin librat, nuk gjenin dot para. Ai, pa i thënë askujt, pati shkuar në fshatin e tij.

(E nxjerr arën në shitje) Vetë e shtroi kërkesën. E dini, në ekonomi kërkesa për blerje – shitje; Nëse kërkojnë vetë për ta blerë, atëherë ajo shitet më shtrenjtë.

Mirëpo, ai vetë thoshte “Unë po e shes arën!”

“Përse po e shet, nuk është koha për shitje! Nëse e shet tani nuk ta paguajnë sa duhet, ta marrin për gjysmën e vlerës që ka!” – i thoshin.

(Tahiri Mutlu) thoshte: “Mësuesi im, dëshiron t’i shtypë librat, por nuk po gjen dot para për t’i shtypur.

Nëse unë nuk i shes tash arat e shtëpinë, kur do t’i shes?!”

Kitmiri e ka parë atë person; disa herë është ulur pranë tij. Mirëpo pranë jush, veten e tij e shihte shumë të vogël. Sa i madh që ishte?!.

Si shenjë e madhështisë është që, sikurse pati thënë ai i nderuari, nëse është i gjatë, për t’u dukur nga të tjerët,

përkulet pak; nëse është i shkurtër, ngrihet në gishtërinj për ta parë bota.

Shenjë madhështie te të mëdhenjtë është modestia, ulja e vetes.

Shenjë e vogëlsisë është zmadhimi, zgjerimi.

Po, merreni edhe këtë, nuk do ta them unë, mendojeni në mendjet tuaja ju brenda thonjëzave, për Zotin vlerësoni vetë sjelljet e njerëzve të sotshëm!

Shihini komplekset e tyre; me se po mundohen të duken të mëdhenj? Shenja e madhështisë është modestia dhe ulja e vetes.

Krenaria e Njerëzimit ulej në tokë së bashku me të tjerët.

Kur vinte dikush nga jashtë, nëse nuk e njihte thoshte “Mos është ai vallë, apo ai, apo ai?!”

P.sh. Atë Bukuri të Bekuar – Iu bëfsha kurban Atij! – e përngjasonin shumë me Hz. Ebu Bekrin; nganjëherë ia jepnin dorën atij. Ndërsa ai (r.a.) bënte me dorë drejt Profetit, e drejtonte te Ai.

Ishin modest me madhështinë e tyre; Kishin respekt për njeriun; në fillim e përmendëm, ndjenin respekt ndaj artit të Allahut, kushdo që të ishte!

Vjen Xheriri, kryetari i fisit Bexhile në Jemen.

Lufta e tyre Kadisije është shumë e famshme me heroizmin e treguar; në rrugën e tevhidit.

Për të valëzuar flamurin e Hz. Muhammedit (a.s.) bijnë shumë shehidë, e më së shumti shehidë kishte nga fisi Bexhile.

Kur vjen ai, askush nuk ia njihte këtë; Ai menjëherë e heq xhyben e tij dhe ia shtron “Urdhëro ulu!” – i thotë.

Aq modest ishte Krenaria e Njerëzimit. Po, ta pres prapë këtu, ta vë një pikëpresje, mendimi vazhdon.

Ne jemi ummet i një Pejgamberi të këtillë!.. Dhe pretendojmë se po ecim në rrugën e Tij.

Unë nuk mund të them se ju nuk jeni duke ecur në rrugën e Tij, i mbështetem Allahut nga kjo, se bëj keq-pandehmë pastaj.

Por ta kuptojmë se jemi duke ecur në rrugën e një Pejgamberi të këtillë.

Mbrapa Tij, sahabët, në një anë aureola e Tij…

Nabi në një poezi të tijën thotë kështu:

E sheh si Hënën me dritë, rreth saj është aureola, unaza e dritës.

E komenton ajetin Nur për ushtrinë e yjeve. Ai e thotë atë për një ligjërues, por unë them që: O ustad! Ti po thua gabim.

Ajo fjalë në fakt ishte për Atë (s.a.s.); kjo mund t’i thuhej vetëm Atij. Mirëpo si shprehje e pandehmës së mirë të tij, me gjasë e thotë atë për një njeri të zemrës.

Po, modestia e Tij, e bënte Atë edhe më të madh në sytë e të tjerëve.

Ai që e shihte njëherë, pa paragjykim (mahnitej); si Abdullah ibni Selam. Ai ishte një nga kryedijetarët çifutë.

E pa ashtu, pa paragjykim dhe tha “Vallahi, në këtë fytyrë nuk ka gënjeshtër!” e solli shehadetin dhe hyri në atë aureolë.

Hyri në aureolën përreth Hënës ose iu bashkangjit asaj ushtrie të yjeve. Thotë.

Një njeri kauze, një njeri me qëllim (mefkure). Termin “mefkure” në vend të asaj “ideal” e ka futur Zija Këkalp në gjuhën turke.

Mirëpo Ustadi përdor termin “gaye-i hayal” (qëllimi imagjinar). Qëllimi imagjinar është ideali që duhet të ketë një njeri në jetën e tij.

“Njerëzit pa qëllim ideal, apo ata që e harrojnë këtë, sillen përreth egos së tyre dhe shikojnë përreth.”

Një njeri që nuk ka një ideal të lartë, nuk shpëton dot nga egoja e tij; nganjëherë bëhet egoist, nganjëherë narcist, Zoti na ruajttë.

Në ditët e sotme keni shumë shembuj të këtillë; S’ka nevojë të themi “Ja, shihni këta!”

Kur ta ngritni kokën lart nga më së afërti në më së largu, Allahu nuk ju ka privuar juve, ju ka ballafaquar me mijëra, për mashallah!..

Ai personi i madh thotë: “Ky shekull është shekull egoizmi…”. Ky shekull është shekull i narcistëve, Zoti na ruajttë.

Duhet të ketë një qëllim të përfytyruar; njeriu duhet të ketë një synim të lartë. Çfarë është ajo?

Në aspektin e fesë sonë, Profeti ynë thotë “Emri im do të arrijë në çdo vend ku lind e perëndon dielli!”. Ja pra një qëllim të përkyrer!..

Në historinë tënde të afërt, Ustad Nexhip Fazëlli – qoftë i Xhennetit – thoshte që:

“Populli turk, nëse me të vërtetë është një popull me vlera, këto vlera i ka arritur me Islamin!” Kjo ka ndodhur për një mijë vjet.

Në një çast rreth shekullit X, XI, kishte një mijë tenda atëherë. Një mijë tenda.

Jo tenda, sikur nga ato që i dijmë ne, jo tenda tre-personshe; Por tenda në të cilat rronin një/dy familje. Kishte ngritur një tendë njëherë një shok, edhe ne patëm ndenjur aty njëkohë.

Një mijë tenda në çast mbronin. Nuk mendoj se është e zmadhuar kjo gjë. Them që:

Në Hixhaz doli, por ajo fe la maje; Nga populli yt, të parët e tu, Buharitë, Muslimët, Nesaitë, Tirmidhitë, Ebu Davudët. nëpërmjet tyre.

Në atë kohë filloi. Gjithashtu kur vijmë te shekulli X, pra thuajse katër shekuj pas Profetit tonë… Mendoni Gazzali është nga Tusi, ka jetuar në shek. V, ishte gjeni.

“Huxhxhetullah” (Huxhxhetul Islam) i patën thënë; “Nëse nuk ka asnjë argument për fenë, mjafton Gazzali si argument!” – patën thënë.

Këta kanë dalë nga ju; prandaj janë edhe kultura jote; ke vlera kulturore.

Kur i dërguat në vende të ndryshme të botës këto, kur i prezentuat, u mirëpritën.

Mirëpo ka edhe gjëra tjera të bukura të paraqitura nga të tjerët.

Shiheni tash; jeni detyruar të bëni hixhret; njëri po jua jep çelësat e shtëpisë dhe ju thotë “Të mos mbesni ngushtë, do jua jap gjysmën e rrogës!”

Pra, shumë nga njerëzit kanë disa vlera të përshtatshme njerëzore. Pra bëhet një shitblerje për të dy palët.

Në disiplinat bazike, në rregullat bazike – në një anë – keni vlera e tradita të filtruara të kalibruara.

Shumicës së këtyre i themi “Argumente dytësore të Fikhut”; Janë tradita të mbështetura në Kitap, Sunnet, Ixhma, Kijas.

Ju po përfaqësoni këto bukuri, thuajse i keni veshur këto, po vërehen nga qëndrimet e sjelljet tuaja.

Jeni hapur drejt botës, në çdo vend ju kanë parë, pastaj jua kanë hapur krahët. Nejse, tani disa koka janë prishur.

Kur ia hodhën ca para në xhep, në disa vende, nja 10 %, patën pak turbullim mendimesh.

Ngatërresa bëhet lehtë; prishja bëhet lehtë. Një fëmijë e bën rrafsh me tokë një pallat të madh, nuk di se sa punëtorë, për sa kohë mund ta ndërtojnë atë.

Prishësit, arritën të prishin vetëm një të dhjetën e gjithë atyre institucioneve që keni hapur nëpër botë.

Duke përdorur forcën e shtetit, mundën të prishin vetëm aq. Edhe atë, mendoj se nuk e kanë fshirë tërësisht nga mendtë.

Janë disa gjëra që duhen bërë për shkaqe diplomatike.

Po hungërijnë mes veti por kanë edhe mendime se “Nuk është e drejtë të prishim lidhjet, sepse kemi përfitime; të ardhmen do të jemi me këta!”

Por një ditë – pandeh se – të gjitha këto do të hiqen, e ju do të vazhdoni rrugën që jeni duke ecur me sinqeritet të plotë.

Nëse nuk jeni ndalur… nëse nuk jeni penguar ndokund, nëse nuk do të thoni “Vira Bismil-lah”,

Nëse keni ndërruar vetëm shpejtësinë; ishit duke shkuar në të tetën, e keni tërhequr në të katërtën;

Keni ndërruar shpejtësinë me mendimin se mund të rastisnit ndonjë që nuk e din rrugën, e të mos bëheni shkak për trafik në komunikacion.

Tani nëse nuk ndaleni, me lejen e Allahut, do ta ndërroni shpejtësinë, nga e 8-ta në të 16-tën; nga 16 në 32, nga 32 në 64.

A ka më tepër? Ndoshta aeroplanët kanë!..

Nejse sa të mundet. Le të bëhet me lejen e Allahut!..

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up