Home » Bamteli » Kurbeti, hixhreti, shehadeti dhe shërbimi │ Ligjerate Islame M. Fethullah Gylen

 

Kurbeti, hixhreti, shehadeti dhe shërbimi
Bamteli 19 Shkurt 2018 Në këtë epokë jo një, por shumë
njerëz nga pjesë të ndryshme të botës, me mall për atdheun, bënë
udhëtimin e tyre për në Ahiret. Sëmundjet të cilave ju ekspozuan, që u shkaktuan edhe nga
“ankthet e shenjta”, u bënë të pashërueshme. Për shembull, mendoni për
këtë person apo atë person!.. Nga njëra anë, ata po vuanin nga malli për
atdheun, ndërsa nga ana tjetër ata po ecnin drejt horizontit të shpirtit të
tyre-për në botën tjetër, të amshueshme; ata po lëviznin nga Bota e Përkohshme
për në Botën e Përjetshme. Kjo nuk është e lehtë. Ta lësh këtë botë; duke udhëtuar
në një vend të panjohur. Si ta kalojmë urën e varrit? Si ta kalojmë në dritë
botën e ndërmjetme? Si do të jetë situata
jonë tek Peshorja? Çfarë do të vendosë Allahu;
këtë apo atë rrugë? Cka dhe si matë Peshorja? Nëse ata vërtet besojnë, këto pyetje
janë gjithmonë në mendjet e tyre; Këto gjëra gjithmonë mbushin një pjesë
të rëndësishme të mendjeve të tyre. Në njërën anë, janë këto
pyetje dhe emocione. Nga ana tjetër, ka gjëra
që tanimë jemi mësuar. P.sh. unë besoj, edhe
po të ishte Profet, në kohën e emigrimit të tij në Botën
tjetër, njeriu do të ndiente brengën e ndarjes së përkohshme të
tij nga miqtë e tij të ngushtë, …të afërmit dhe njerëzit me të
cilët kaloi kaq shumë kohë me ta. Njeriu më fisnik dhe më i Besueshëm (s), marrëdhënia e
të cilit me Allahun e Plotfuqishëm është më e fuqishmja, e ndjeu këtë gjithashtu; Ai ndjeu dhembjen e
largimit nga miqtë dhe të afërmit e Tij të ngushtë. Në njërën anë, këto ndjenja
dridhin kockat hundës. Nga ana tjetër, siç e përmenda,
ekziston malli për atdheun: vendet me të cilat janë mësuar;
shtëpia, një vend ku ata janë mësuar. Rruga e tyre, një vend
ku ata janë mësuar. Të afërmit dhe fqinjët me të
cilët u ulën dhe biseduan me ta. Prindërit, të afërmit, fëmijët. I detyruar për këtë.
I detyruar të jetë larg. Udhëtimi për në Ahiret përgjatë
mendimeve të tilla është i vështirë. Nëse ata përballojnë vështirësi
të tilla pa u ankuar, dhe ende mendojnë për
dispozitat e Jetës së Përtejme, …ata do të jenë si dëshmorët
e Bedrit ose Uhudit -më duket mua, supozoj dhe mirëpandeh se-
ata do të shkojnë pa u marrë në pyetje dhe do të nderohen me komplimente në
prani të Allahut, nëse Allahu dëshiron. Ai (që sot morrëm njoftimin e vdekjes) gjithashtu do të
nderohet me komplimente të veçanta ashtu si shokët tjerë. Kam pasur shokë që kur mendoj
për ta, sytë më mbushen me lot. Edhe ata morën një udhëtim në horizontin e
shpirtit të tyre, të larguar nga atdheu i tyre. Nuk kishin të drejtë të
ktheheshin në vendin e tyre. Ndërsa po luftonte një kancer në metastazë, duke thënë:
“Po të mund të kthehesha në atdheun tim dhe të vdisja atje”, Iu tha: “Nëse kthehesh do të të
burgosim dhe do të të torturojmë. E lëre më nëse nuk pajtohesh
me atë që ne të themi të bësh” Nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Duke
ndier të gjitha këto dëshira të thella, ata në shumë dimensione ecin
për në Jetën e Përtejme. Nuk është e lehtë. Mendoni për sahabët që migruan nga Meka. Sapo mbërritën në Medinë,
ishin plot mall. Dhe në vitin e dytë u duhej
të ballafaqoheshin me Bedrin. Malli për atdheun dhe lufta. Ata ishin
duke u mësuar me jetën në Medinë dhe ata po futeshin
në luftë me armikun. Dhe Krenaria e Njerëzimit (s)
u bë që të qëndrojë fortë; rrezet e shpresës filluan të
ndriteshin në sytë e Tij. Të thënurit lamtumirë kësaj
bote në një periudhë të tillë duhet të ketë qenë e
dhimbshme për ta. Siq thotë Molla Izzet: ‘Unë nuk do të lodhem nga tortuat,
këtë e shoh si mollë të syrit tim, Por ne të gjithë në një moment do të lodhemi nga vuajtjet,
pasi trupi është trup njeriu! ” Unë nuk mendoj se ata ndjejnë lodhje, megjithatë si qenie njerëzore, nuk është e mundur që
të mos tronditen nga shkelmimet. Kjo ka meritat e veta, me lejen e Allahut. Prandaj, një njeri i madh tha:
“A ka shërim më të madh se vuajtja / A ka arsye më të madhe për falje / A ka diçka aq me vlerë se sa vuatja /
I Gjithëmëshirshmi i do ata që vuajnë. ” Problemet e shumta që keni, ato të rejat që shfaqen kur gërmoni
mbrenda vetes, edhe pse shumë prej tyre do t’ju lëndojnë dhe do t’ju shkaktojnë stres, të gjitha këto do t’ju
ndihmojnë t’ju pastrojnë prej gjërave që nuk duhet t’i keni. Këto sfida, janë pellgjet
që pastrojnë njerëzit, ata pastrohen sikur të ishin nën shi,
borë dhe breshër që bie nga qielli. Dua të theksoj lutjen e bekuar të Profetit
tonë(as) me këto fjalë të fundit: “O Zoti im! Më pastro prej mëkateve të mia
me ujin e dëborës dhe breshërit dhe pastro zemrën time nga të gjitha mëkatet,
si një rrobë e bardhë që pastrohet nga papastërtia. Nëse këto fatkeqësi shkaktojnë një pastrim të tillë,
duhet ta përballojmë këtë me gjithë dëshirë. Të gjithë jemi njerëz; të
gjithë ne kemi gabime. Ne mund të kemi ndotur mendje.
Ose ne mund të kemi lejuar që “ndyrësiat” të rrjedhin
brenda nesh përmes syve tanë. Ju e kuptoni këtë!… Mund të ketë pasur ndyrësi që rrjedhin
brenda nesh përmes veshëve tanë. Ndonjëherë, ka pasur fëlliqësi që ka akorduar
ritmin e zemrave tona me veten. Ndonjëherë, ka pasur fëlliqësira që kanë ndikuar të
gjitha aftësitë tona delikate njerëzore, …pa dashje! Si besimtarë i vërtetë, është thelbësore
të qëndrosh larg këtyre edhe në ëndrra. Ta mbrosh edhe imagjinatë nga
mëkatet, është esenciale! Nëse ata kalojnë në Botën e Përtejme
me ndiesi të tilla brenda tyre, do të pyeten,
“Pse e lëshove veten ashtu?” Pse i lejove këto mendime dhe ide të qëndrojnë?
Pse e lejove zemrën e aftësitë e tua delikate, të jenë të ekspozuar ndaj
shejtanit dhe rrugëve të tij? ” Megjithatë, nëse dikush reflekton mbi gjëra të
tilla përpara se të udhëtojë për në botën tjetër; ata do të kalojnë në
një gjendje të pastër. Unë mendoj se kur vijnë të nderuarit Munker
dhe Nekir dhe vëzhgojnë fytyrën e njeriut; [sikur Abdullah Ibn Selami që shikoi fytyrën e
Profetit (as)] dhe do të thonë: “Për Allahun, nuk kemi
pyetje për këtë person. Personi është i ndriquar
nga koka deri te këmbët ” Bediuzzamani shprehet:
Kjo është një anekdotë. Gjithmonë them, kuptimi është i rëndësishëm
në një anekdotë, e jo konteksti real. E vunë një Moll-lla në varr. Gjatë ligjerimit, ai citonte nga
Hadithet, Tefsiret e Sijeret dhe… …në aspektin e mendimeve dhe ndjenjave, ai
ndiqte hap pas hapi Krenarinë e Njerëzimit (s) Ai, me ndjeshmëri të madhe, u përqëndrua të jetonte sikur Ebu
Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe thoshte, “çfarë mund të
bëj unë ashtu që të arrij nivelin e tyre dhe të vendos
kokën time në këmbët e tyre”. Në këtë gjendje ai mërgoi nga kjo botë.
Shikoni gjenden në të cilin ai hyri në varr! Engjëjt, Munker dhe
Nekir vijnë dhe pyesin: ‘Men Rabbuke?’
(Kush është Zoti yt?) Ai buzëqesh dhe përgjigjet duke
përdorur njohuritë e tij të gjuhësisë: “Men” është kryefjalë, dhe
“Rabbuke” është kallëzues. Ai mendon se është në shkollë. “Ju lutem, më pyetni pyetje më
komplekse sesa kjo – thotë ai. Engjëjt Pyetës thonë: “Betohemi, nuk ka
asgjë për t’i thënë atij” dhe largohen. Unë mendoj se ata që vazhdimisht kalojnë përmes këtyre
proceseve të pastrimit, i afrohen kështu Botës tjetër. Mund të shihet se ka pasur
gjithmonë dy forma të migrimit. Njëri është “migrimi vullnetar” Migrimi vullnetar është
një formë migrimi ku individi vullnetarisht udhëton
në katër anët e botës me qëllim që të përhapet emri
madhështor i Muhamedit(as) Ka njerëz që vënë gjithçka që kanë
në një qantë të vetme dhe shkojnë. Ndoshta kishin edhe aspekte që nuk pajtoheshin,
megjithatë, pastërtia, zemrat e ndriçuara, idealet e tyre të larta e fakti që
kishin lënë pas qëllimet e kësaj bote… Ata që i panë këta, hapën dyert e tyre
aq shumë sikur të ishin porta pallati dhe thonin: “Mund të vendosni një
karrige dhe të uleni në zemrat tona”. Për 20 apo 30 vjet, ata u përpoqën
të valonin flamurin aty ku ishin. Ata udhëtuan në vendet më
të largëta në Botë; por, …idealet e tyre nuk përfunduan! Ata shkonin deri në Polin e Jugut për
t’i shpjeguar gjërat pinguinëve. Ata vizitonin Polin e Veriut,
(më falni për gjuhën time), për t’ia shpjeguar
edhe arinjëve polarë. Ata duhet t’u tregonin atyre krijesave:
“Me të vërtetë ju jeni një krijim, megjithatë është më i virtytshmi, më fisniku:
Ruh-u Sejjidul Enam (savs) Ai është Zotëriu i të
gjithëve; edhe për ju madje. Ai ka dhënë domethënie të
gjithëve; madje edhe juve! Kemi ardhur për t’ju shpjeguar këtë. Ndoshta ka disa që morrën qantat
për këtë qëllimi e dolën në rrugë. Por në këtë rrugë, jeta e
dikujt erdhi drejt fundit kur ata ishin në një të katërtën
e rrugës, në një të tretën… Allahu, megjithatë, bën një
vlerësim sipas qëllimeve dhe i trajton njësoj sikur ideali
i tyre të jetë përmbushur. Thënia “Qëllimi i besimtarit është më i mirë se
vepra e tij” i përket Ruh-u Sejjidul Enamit (as). إِنَّمَا الْأَعْمَالُ بِالنِّيَّاتِ،
وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى Ky është hadithi i parë i Buhariut,
i cili është transmetuar nga Omeri r.a. Veprat janë sipas qëllimeve,
Allahu do të japë atë që ai synon. Ndonjëherë ju nuk bëni asgjë, thjesht
merrni një qantë dhe futeni në një makinë dhe në një aksident trafiku ju ecni
në horizontet e shpirtit tuaj. Allahu i plotfuqishëm do t’ju gjykojë
në përputhje me qëllimet tuaja. Në një fazë, ka pasur
shumë migrime vullnetare. Ata shkuan me vullnetin e tyre; ata shkuan në vende që ishin
gjeografikisht të panjohura për ta. Ata shkuan dhe thanë, ‘Ne do të mësojmë, do
të rrëfejmë dhe do të hapim shkolla’. Por si mund të hapet një shkollë
në ndërtesa të rrënuara? Ky është një fakt. Unë po flas për fakte: ata kanë
punuar atje si punëtor fizik. Do të doja të përmendja një rast
që i përket njërit prej tyre: Njëri dëgjon se një nga miqtë e tij të
ngushtë shkoi në një vend të tillë. Unë gjithashtu e njoha këtë person
dhe pata nderin ta takoj atë. Ai ishte kryetari i një bordi
ekzekutiv, një njeri i pasur. Një prej miqve të
tij emigroi diku. Dhe ai u bë drejtori
i një shkolle. Një ditë, thotë ai, “Unë do të doja
ta vizitoja mikun tim tek punon”. Ai hyn në ndërtesë dhe pyet,
‘Ku është filani?’ Ata i thonë:
‘Ai është andej’. Personi që po e kërkonte ishte
drejtori i shkollës, ai e gjeti atë duke ngjyrosur muret, me një furçë në duart
e tij, të veshur me një kapelë prej letre. Kjo skenë ishte e mjaftueshme
për të pushtuar zemrën e tij. Ata që shkuan, kishin parasysh të
gjitha këto vështirësi dhe emigruan. Ky ishte “migrimi vullnetar”. Në aspektin e inferiorit që e tejkalon eprorin,
ky njeri, në një kuptim, ishte një ‘inferior’. Erdhi dita, këta shokë bënë detyrën
me të cilën u nderuan nga Allahu. Askush, duke përfshirë edhe
veten, nuk duhet t’i atribuojë një të dhjetën e këtyre dhuratave për veten
e tyre dhe të përpiqet t’i zotërojë ato. Allahu është Ai që hapi shkollat; Ai ishte Ai që hapi dyert e zemrave
të njerëzve për të ju dashur juve. ‘Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe
bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri në zemrat
e banorëve të qiejve dhe shumë të tokës, ashtu që të mirëpriten, pavarësisht nëse janë të dobët dhe
të vogël në numër (Merjem, 19:96) Ai është Ai që e bëri atë, Ai është
Ai që vuri dashuri në zemra, Ai është Ai që ju lejoi
të mirren ato ndërtesa. Kushdo që e di këtë dhe e sheh në këtë mënyrë, besoj, nuk
duhet të ndihet si pronar i këtyre institucioneve arsimore që u dhanë si dhurata nga favoret hyjnore. Si mund të kem të drejtën të dukem sikur unë kam një
pjesë në këto institucione që janë dhëna nga Allahu? Dhe unë besoj, me lejen e
Allahut, asnjë nga shokët e mi kurrë nuk pati ndonjë qëllim
apo mendim jashtë kësaj. Nëse do të kishin, Allahu nuk do t’u kishte dhënë
mundësi të tilla nëpër një gjeografi kaq të gjerë. Për ata individë që kanë kurorëzuar udhëtimin
e tyre me ‘migrim vullnetar’, ata kanë nderin, përveç nderit të fillimit të shumë
shërbimeve dhe institucioneve, poashtu nderin e të qëndruarit të palëkundur në rrugën
e tyre dhe duke vazhduar punën e tyre të rëndësishme pavarësisht nga armiqtë që përpiqen
të shkatërrojnë punën e tyre… Unë besoj se asnjëri prej tyre nuk
kishte ndonjë aset kudo që shkonte. Unë them këtë me besimin tim tek ta. Dhe unë besoj, nëse kërkoj të
ngrejnë dorën ata që thonë se “Jo, disa posedojnë gjëra të tilla”,
nuk do të ketë qoftë edhe një dorë të ngritur. Sepse kur ata shkuan, ‘për Allahun’,
‘për hir të Allahut’ dhe ‘në emër të Allahut’, dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. Ata u larguan duke thënë: “Zoti im, kërkoj të më
mbash të sinqertë në të gjitha veprimet e mia, të fitoj Kënaqësinë Tënde dhe të mbështetem
tek Ti me ashk e dëshirë të zjarrtë” Në përgjigje të hapave të tyre të vegjël –
të cilët ishin hapa të mëdha për ta, por hapa të vegjël në kuptimin e shkaqeve –
Allahu i dha favoret e Tija të pafundshme… Sot një grup njerëzish dëshirojnë ta
shkatërrojnë këtë. Shkatërrimi është i lehtë. Një fëmijë mund të shkatërrojë
një ndërtesë si ajo në të cilën jemi. Por, për të ndërtuar një
ndërtesë të tillë?! Kjo ndërtesë u ndërtua për pesë apo
gjashtë vite me të ardhurat nga një vëlla i juaj bujarë, i cili ndante
para nga të ardhurat e tija mujore. Ai dërgoi fonde pak nga pak dhe
ndërtimi zgjati 5 ose 6 vjet. Shumica prej jush e njihni këtë vëlla. Ai kishte migruar në mënyrë të ngjashme,
dhe tani ai është shpërngulur përsëri në një vend tjetër, për të
korrur përfitimin e një migrimi tjetër. Në atë kohë, ai kishte nisur
një “migrim vullnetar”, por me këtë rast ishte
një “migrim i detyruar”. Ndonjëherë, Allahu u jep disa individëve
shpërblimin e dy migrimeve menjëherë. Restaurimi është i vështirë.
Shkatërrimi është i lehtë. Ata po bëjnë çdo përpjekje për
të shkatërruar, por zërat e tyre të plasaritur kanë qenë të suksesshëm
në jo më shumë se 10 vende. Por mund të përmend këtu
me zhgënjimin maksimal që bota islame dështuan në këtë test. Disa vende në botën islame
dështuan në këtë test duke u mbështetur në imanin e
popullit të Kapadokisë. Një ditë, ata do të kuptojnë
veprimet e tyre të gabuara dhe do të ndiejnë turp për veprimet e
tyre dhe Allahu do t’i mbajë ata përgjegjës për dëmet që
shkaktuan dhe do t’i pyet ata: ‘Përse keni ndjekur shejtanin
dhe bashkëpunëtorët e tij? Pse nuk i keni ndjekur këta njerëz
të sinqertë e nuk iu bindët atyre? ” Një mik i cili u detyrua të dilte
nga vendi i tij i banimit erdhi këtu. Ai më tregoi se Çfarë i kishte
ndodhur, i cili më bëri të qaj. “Më kanë rrëmbyer” më tha ai. Ata
kanë kontroll mbi ato rajone. Ashtu si ndodhi në disa vende,
ata i rrëmbejnë këta njerëz, i fusin ata në një aeroplan
dhe i burgosin në Turqi. Rrëmbim. Kjo është ajo
që bëjnë banditët. Dyzet vjedhësit e Ali Babës
nuk bënë gjëra të tilla. Ata e rrëmbyen atë, por me ndihmën
e një personi të atij vendi, situata ishte shmangur dhe avioni
është ndalur në një qytet tjetër. Unë nuk shoh asnjë dëm në
zbulimin e emrit e vendit. Avioni i tij u ndal në Dubai.
Dhe ai erdhi këtu nga Dubai. “Personi që më shpëtoi nga
rrëmbyesit më tha: “Ik nga ky vend. Ose ata do
të të rrëmbejnë përsëri. ” Qava dhe u thashë atyre që të mos
më ndanin nga vendi im i shërbimit dhe u tregova se gjithmonë
doja të qëndroja këtu. Por ata më thanë se unë nuk mund të mbrohem,
këta njerëz do t’ju rrëmbejnë përsëri ashtu siç bëjnë ata në Indonezi,
Pakistan, Marok, Tunizi dhe Algjeri. Ata thanë, “Ti kurrë nuk e di se
çfarë mund të bëjnë banditët”. Për shkak se numri i njerëzve që kanë
vdekur në burg është i panjohur. Numri i njerëzve që kanë vdekur
ne burgje është i panjohur. Numri i njerëzve që janë çmendur nga torturat dhe nga
drogat e dhëna që ata të “flasin” është i panjohur. Numri i njerëzve që janë marrë
në male për t’u torturuar dhe pastaj braktisur në
pyje është i panjohur. Nëse këto i ndodhin njerëzve
që ikin me mall nga vendi i tyre… Emocionet dhe
ndjenjat e sinqerta thonë: ‘Sado që mundohemi, nuk mund t’ju mbrojmë
këtu, ju duhet të largoheni nga ky vend’ Miku ynë filloi të qante
pranë meje pasi tha: “Unë u thashë atyre të më mos më
ndanin nga vendi im i shërbimit”. Ne dëgjojmë histori të ngjashme çdo ditë, e
ky njeri i thjeshtë është shumë i ndjeshëm. Ju i dini llojet e luleve që
mbyllen për shkak të energjisë negative përreth – sikur
shpërthimet e armëve e artilerive- Ritmi i zemrës sime ndryshon papritmas në
një mënyrë të ngjashme. Kjo ndodhi përsëri dje. Kam mbyllur veten në dhomën
time dhe i thashë vetes, ‘Duhet të qëndroj vetëm’. Tani është koha e
‘migrimit të detyruar’. Ishte një kohë kur miqtë tanë u
shpërngulën në toka të pavizituara. Me gjuhën e përfaqësimit dhe gjendjen
e viktimizimit dhe shtypjes. Është një gjuhë e tillë që e
gjithë bota e dëgjoi; ata tani ju njohin shumicën prej jush
me emër, fytyrë ose gjendje. Dhe në një gjendje të thellë besimi, ata ju
morrën në rrebesh pyetjesh me pyetje si: ‘Na tregoni, për dashurinë
e Allahut, çfarë ka ndodhur me ju?’ ‘Ç’mund të bëjmë për ju?’ Kur e
panë privimin dhe vuajtjen, ata i nxorrën çelësat e shtëpisë nga
xhepat e tyre dhe i dhanë ato. Nëse nuk do të kishte çelësa për të dhënë, ata do të
thoshin: ‘Gjej një vend diku, ne do ta paguajmë qiranë’. Gjermania ofroi mbështetje në
këtë mënyrë, poashtu Kanadaja, pjesërisht Franca, Shtetet e
Bashkuara dhe vende të tjera. Sa për botën islame,
shumica vetëm flinin. Sa e turpshme është të ‘flesh’
në prani të atij që ‘vepron’. Dikush diku ofron mbështetje. Mund të
mos jenë gjërat që kërkohen nga feja, por të përbashkëta janë
‘atributet e një besimtari’. Allahu nuk shiqon pamjen tuaj ose
identitetin tuaj, nëse thoni: “Unë jam turk”. ‘Unë jam kurd’.
‘Unë jam shqiptar’ ‘. “Unë jam boshnjak”. ‘Unë jam nga njerëzit e Lazit’.
‘Unë jam gjeorgjian’. Ose ndonjë etnie tjetër.
Ai e sheh zemrën tuaj, ndjenjën e njerëzimit dhe
besimin që banon aty. Bediuzzaman thotë: ‘Ashtu si çdo atribut i një besimtari
nuk është domosdoshmërisht pjesë e një besimtari, çdo atribut i një jobesimtari nuk është
domosdoshmërisht pjesë e një jobesimtari’. Atributet e një besimtari. Është e vështirë të thuash llojin e trajtimit në Ahiret për
një person që jetonte në një “periudhë pa pejgamberë”, një periudhë ku kishte një mungesë njerëzish që besonin siç
duhet. Në fakt, nuk do të ishte asgjë më pak se sa një spekulim. Ebu Talibi kurrë nuk tha, ‘Nuk ka zot tjetër përveç
Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij’. Por ai gjithmonë e mbrojti Krenarinë e Njerëzimit (s),
duke vepruar si një mburojë për Të. Sipas Bediuzzamanit, ‘Edhe nëse ai do të hyjë në
Xhehennem për shkak të mungesës së besimit, atij mund t’i ipet një lloj parajse e veçantë brenda
Xhehennemit për shkak të veprave të tij të mira. Ashtu si Allahu krijon pranverën në disa vende në
dimër, dhe për një kohë gjumi të shkurtë, kthen një burg në një pallat për disa njerëz, kështu
që gjithashtu ai mund të transformojë një lloj Xhehennemi në një lloj Xhenneti. Ai mund të
vendoset në vendin ku do të vendoseshin ata që nuk arritën të shpallnin besimin, kështu ai do
të jetonte një jetë që i afrohet Xhennetit. E di Çfarë, ndihem njësoj si Ebu Bekri:
Pas pushtimit të Mekës, Ebu Bekri solli babanë e tij, Ebu Kuhafën,
te Profeti ynë fisnik, duke qarë. Profeti i dashur e pyeti: ‘Pse po
qan?’ “Unë do të kisha preferuar Ebu Talibin që të vijë tek
Ju kështu, dhe jo babai im”. Sulltani im! Dhe unë them të njëjtën gjë. Unë do të jepja jetën
time për dikë që hoqi një gjemb nga rruga e
Profetit tim fisnik(as). Po, disa njerëz hapin krahët e tyre, duke
ju mbrojtur dhe duke thënë: ‘Eja këtu!’ Ata po thonë madje: ‘Duke
pasur parasysh situatën tuaj aktuale, mund të punoni këtu.
A e keni studiuar Juridikun? Pas kalimit të këtij procesi, mund t’ju
jepet një pozicion dhe të punoni në fushën tuaj. Ne gjithashtu mund t’ju prezentojmë
me njerëz me të cilët mund të punoni. ‘ Ata po ofrojnë gjëra të tilla. Në këmbim të asaj që
besimtarët humbën në Mekë, muslimanët në Medinë hapën
krahët e tyre, ndanë me ta fusha dhe pemishte. Meqenëse
kudo është një ‘vend migrimi’, emigrantët e kohës sonë janë
të mirëpritur nga ensarët. Ata hapën krahët e tyre.
Të gjithë, përveç atyre që janë të hutuar, hapën
krahët dhe ju përshëndetën. Këto nuk do të shkojnë në humbje. Pavarësisht nga ajo që pretendojnë, thonë vetes “muslimanizmi”,
kohë pas kohe shkojnë në xhami me ose pa abdes, e përdorin vlerat që lidhen me të qënurit ‘musliman’
si argumente për sundimin e tyre material dhe politik. Këta njerëz do shkojnë sikur ujërat e
zeza të formuar nga gënjeshtrat, dhe ata që veprojnë si njerëz, patjetër do të
korrin shpërblimet e tyre në Ahiret. E gjithë bota ju njohu për shkak
të këtij ‘migrimi të detyruar’ Vetëm mendoni këtë. Unë jam
në të vërtetë i turpëruar kur e them këtë dhe nuk po
e them atë për nefsin tim. A e dini se cili është
virtyti im i vetëm? Të jem në mesin e një xhemati
(bashkësie) të shquar si ju. Ju e dini se ata që marrin
pjesë në ceremoninë e Sulltanit, marrin
shpërblime të veçanta. Ndihem sikur jam prapa jush në rreshtat e
Tubimit të Madhë në Ahiret. Ndërsa Allahu i Plotfuqishëm thotë: ‘Ju
keni kaluar urën, të gjithë mund të hyni.’ Unë ju ndjek, dhe gjersa e kaloj
urën, më vjen një shuplakë në fytyrë dhe më thuhet: “Ti i keqi,
nxito, edhe ti mund të hysh”. Gjithmonë kam shikuar veten si kjo.
Dhe tani, disa njerëz ju etiketojnë
si ‘terroristë’. Betohem, kurrë në jetën time nuk kam
shkelur një milingonë me qëllim. Betohem. Miqtë e mi të ngushtë e dijnë se unë kam
qarë gjysmë ore pas vdekjes së një blete. Vdiq; E vendosa atë në një krehër mjalti,
nuk hëngri; Vendosa ujë, prap nuk hëngri. U ula dhe qava. Diçka e gjallë; pjesë e
natyrës; e rëndësishme për ekosistemin. Unë qava me ngashërim. Kjo
është natyra ime. Unë nuk mund të shoh ndonjë nga ju ndryshe
nga ky mendim dhe ndjenjë. Ndoshta mund të më thoni: ‘Gjërat
që t’i bën janë gjëra të tilla të parëndësishme, me pëlqimin e Allahut,
ne e zbatojmë këtë çështje më mirë’. Por ata i quajnë njerëzit që mbajnë këtë
natyrë e mirëkuptim si ‘terroristë’. Por njerëzit që gjejnë strehë
në Gjermani, Amerikë dhe Kanada, vijnë dhe qëndrojnë
pranë meje për fotografi. Ata thonë, ‘Është një referencë’;
‘Pra, ju jeni pjesë e kësaj lëvizje, e poashtu e kësaj
bashkësie’ dhe kështu me radhë. Ndoshta ata janë provuar
në disa vende: ‘Çfarë fliste ai në fjalimin
e tij të fundit?’ Për ata që përsërisin atë që thashë, ata
thonë, ‘Ju kaloni; punën e keni kryer. ‘ Ndërsa disa po i shkelin këta,
të tjerët i vlerësojnë kësisoj. Dhe disa janë të hutuar në të njëjtën kohë.
Tek të gjithë ka një sasi paranoje. Në të njëjtën kohë ky
është një ekspozim që nuk mund të ndodhë kurrë me
fushatat e marketingut. Ju nuk do të ishit në
gjendje të tregoni veten në këtë masë, edhe po
t’i ipnit trilionat. Të gjithë duke përfshirë edhe
pinguinët; gjithkush, më falni për shprehjen, po edhe arinjtë
e kafët ngase kanë dëgjuar. Tani edhe kur njerëzit po ju shikojnë
me kureshtje, ajo që ju takon juve është portretizimi i vlerave tuaja me
gjuhën tuaj të përfaqësimit të Islamit Kjo është një mundësi. Është një
mundësi e tillë, mundësi prej Allahut. ‘Të jesh shkaku i udhëzimit të një personi në
rrugën e vërtetë, për ta udhëhequr atë drejt një hapi drejt besimit, është më e mbarë se
sa të kesh kopetë e deleve’ – hadith sahih. Ose “Më e mbarë se çdo gjë në të
cilën lind dhe perëndon dielli”, por kjo pjesë lidhet me një hadith
me zinxhir të dobët transmetimi. Të ndihmosh dikë të marrë një
hap drejt Islamit. Bëhet 100% nxënës Kurani, ashtu siq jeni ju.
Ka shume të tillë. Ju nuk jeni misionarë; kur të zbulojnë
qëndrimin dhe përfaqësimin tuaj, ata thonë: ‘Oh, ç’gjë e bukur është kjo,
pse nuk e kemi dëgjuar këtë deri tani? Dhe disa prej tyre thonë,
‘Ne duhet ta pranojmë këtë’. Të krishterë dhe
njëkohësisht edhe muslimanë. Kam takuar shumë njerëz që mendojnë
në këtë mënyrë rreth kësaj çështje. Bediuzzamani gjithashtu
tregon për këtë. Ky është një hap i dytë, një hap
në shkallën e dytë. Dhe disa po shiqojnë prirjen dhe
përfaqësimin tuaj të bukur dhe po thonë: “Nëse do të ketë paqe në botë dhe
pajtim, një projekt i tillë i madh do të ndodhë vetëm duke punuar
krah për krah me këta njerëz”. Kjo është një fitore. Dhe disa njerëz në
shkallën e katërt, ndoshta më larg, thonë: “Betohem se nëse i goditni
këta njerëz me një çekiç, ata nuk duket sikur
do ta kenë problem. Prandaj, ka nevojë për njerëz të
tillë për paqe dhe pajtim në botë ‘. Dhe të gjitha këto, kanë
vlerë në rang të Allahut dhe janë faktorë shumë të
rëndësishëm në arritjen e Tij. Tani, është shumë e rëndësishme
të vlerësohet ‘migrimi i detyruar’ në këtë drejtim,
me lejen e Allahut. Allahu ju bëri të njohur;
ju bëri të njohur si një ‘lëvizje’; ju bëri të
njohur si një ‘komunitet’. Dhe ju nuk keni pasur asnjë pretendim
lidhur me këtë. Kur e shpjegova këtë koncept, e shpjegova me
shprehjen fisnike të Muhasibit. Ai është një hero i horizontit të
‘asgjësimit në Allahun, qëndrueshmërisë tek Allahu, të jetuarit për Allahun
dhe të udhëtuarit drejt Allahut’. Në lidhje me vlerësimet e tij mbi vetëkritikën,
disa teologë bashkëkohorë thonë: ‘Mos e lexoni atë. Ai shkateron shpresën
e një personi në lidhje me Islamin. Ai është aq i thellë sa madje i
konsideron mendimet që vijnë në mendjen e tij të jenë mëkat. Ai e shprehu
termin ‘arsyeshmëri Kur’anore’. Arsyeshmëria kuranore. Kjo lëvizje
nuk është pronë personale e askujt. Nuk mund të them diçka
të tillë, ‘Kjo ndodhi si rezultat i tre njerëzve, që
ndëgjuan atë që thashë’. Sidoqoftë, kjo është filozofia e
Hizmetit që Allahu ka parashtruar, ideja e shërbimit ndaj njerëzimit,
arsyeshmëria e çështjes, arsyeshmëria në lidhje me Kuranin, arsyeshmëria
në lidhje me Islamin; janë njerëzit që u bashkuan
rreth këtyre ideve. Kjo është lëvizja; ky është komuniteti.
Askush nuk u përpoq të bëj një bashkësi. “Unë jam
një anëtar i kësaj lëvizjeje.” Dhe askush nuk e mendonte lëvizjen
si diçka që i përket atij. Sepse ata e dinë se të kesh një
konsideratë të tillë në lidhje me përkatësinë është një faktor
që ndez dhe zhvillon egon. Dhe një mënyrë për të shmangur egoizmin
është që të mos mbështetemi në një vend, fuqi apo forcë të caktuar. Në thelb,
ne jemi mbështetur vetëm te Allahu. ‘Ekziston një forcë, fuqi dhe
pushtet që vijnë nga Xhenneti: “Nuk ka as fuqi as pushtet
përveçse tek Allahu”.’ ‘Zoti im. O Zot i Gjithëdijshëm, O Zoti
im, Pronari i Dinjitetit dhe i Madhërisë. Njerëzit janë mbledhur
rreth ndjenjave të tilla për shkak të
arsyeshmërisë së çështjes. Ata nuk kërkuan askënd, askush nuk bëri
diçka; ata thanë ‘Më lër të ndërtoj një shkollë diku’; ata shkuan dhe ndërtuan
shkollën; ata pyetën: ‘A keni mësues? Dërgoji ata këtu’. Por tani,
këta njerëz janë duke u ndjekur; ata janë duke u
shtypur, arrestuar dhe burgosur. Përveç kësaj, përballë pikëllimeve,
sprovave dhe vështirësive që Allahu i Plotfuqishëm po i provon, është
sikur po marrin mësime nga drurët. Një person i madh thotë: ‘Nëse
keni frikë nga zemërimi i Zotit të Plotfuqishëm, qëndroni të
palëkundur ndaj urdhrave të Tij. Nëse keni frikë nga zemërimi dhe fatkeqësitë që Zoti
i Plotfuqishëm mund t’ju sprovojë, mbajini fort urdhërimet e fesë dhe ligjet; keni besim të plotë,
nënshtrim, dhe besim tek Zoti i Plotfuqishëm. Pema, përballë stuhive të rënda, i shtrin
rrënjët e saj në thellësitë e tokës. Njerëz të tillë i kanë shtrirë rrënjët e tyre
në nivelet më të thella të besimit, me lejen e Allahut, ata po dërgojnë mesazhin, ‘Lavdërimi
dhe fitorja janë tek Allahu i Plotfuqishëm: Ata thonë, ‘Ne nuk e falnim namazin e
tehexhudit, tani të gjithë po e falim, elhamdulillah! Po kryejmë një hatme të
Kur’anit një herë në çdo pesë ditë. Ne i falim Namazet tona me xhemat.
Ne nuk kemi ndonjë defekt në tesbihatet
tona pas Namazeve. Nëse është e mundur, ne po përpiqemi
të kemi myzakere në grupe ‘. Ata po qëndrojnë në këmbë me moral
të fortë, me lejen e Allahut. Më lejoni të shpreh edhe
këtë pikë, si një shënim: Nëse nuk do të ishin mbiju dhuntitë
shtesë të Allahut të Plotfuqishëm dhe dhuratat që ‘sytë nuk i
kanë parë, veshët nuk i kanë dëgjuar dhe mendjet nuk i kanë
kuptuar ‘, ata nuk do të kishin qenë në gjendje të ruanin qëndrimin e
palëkundur dhe të vazhdueshëm. Për nder të gjërave që Ai ka përgatitur
për Botën tjetër, siç përmendet në një hadith kudsi; gjithashtu mund të thuhet
në emër të favoreve hyjnore këtu: Gjërat që sytë nuk i kanë parë, veshët nuk
i kanë dëgjuar dhe askush, madje as Xhulës Verne, imagjinata dhe aftësia konceptuale
e të cilës ishte e gjerë, nuk mund të t’i kuptonte këto, e Zoti i
Plotfuqishëm ju dhuron, në një mënyrë duke ju lënë të
dashuruar me admirimin e Tij. Allahu u jep atyre moral të tillë; e
shohin këtë si Shkollë të Jusufit. Lehtësimi i punëve të tiranit
është poashtu tirani. Gjithçka që duhet bërë për t’i
ngatërruar ata, duhet të bëhet. Ata duhet të jenë të hutuar, duke u dridhur
vazhdimisht për shkak të humbjes së gjithçkaje që ata kanë fituar në mënyrë të paligjshme. Ata duhet
të jenë duke parë makthe dhe duke parë problemin më të vogël si një katastrofë
përmes paranojës së tyre, ashtu sikur po
përjetojnë dënimet e varrit. Unë nuk mund ta di nëse ata kanë besim në jetën
e varrit dhe në Botën tjetër. Ata mund të hyjnë në xhami pa abdes; por besimi në varr dhe jeta
që vjen pas kësaj është një çështje e veçantë. Më kanë thënë se personi që ke
varrosur sot, tha: “Shihni në çantën time, nëse ka ndonjë gjë, përdoreni
për qëllim të mirë”, dhe vdiq. Këto janë frymërat e të gjithë
botës tuaj shpirtërore. Supozoj se nëse do të mund të dallonim tingujt
e zemrave tuaja, ne do të merrnim tingujt e njëjtë, frymën e njejtë dhe do të renditeshim
për të njejtat gjëra, me lejen e Allahut. Po, e zgjata pak; më falni. Allahu
ju bekoftë me një jetë të gjatë. Ai ju bëftë të palëkundur në
shërbimin e besimit dhe të Kur’anit. Ju përdortë për idealin e
lartë të ngritjes së emrit madhështor të Muhammedit(as)
në të katër anët e botës. Dhe ju lejoftë të arrini në
jetën e përtejme me besim. Na nderoftë atje, duke pritur bekimet e
Tij të veçanta me gëzim, me lajme të gëzuara, nën flamurin e lavdërimit të
Shpirtit Fisnik të Zotërisë së Njerëzimit. Kjo do t’ju mjaftojë.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up