Fragment nga video “Melodi e Zemrës” e datës 18 Shkurt 2019, me titull “Pafundësisht falenderues…”
🥀Në fakt, është e pamundur t’i përgjigjemi plotësisht Zotit me falenderim, sepse edhe për vetë falenderimin duhet falenderuar!
🥀Gjithë vuajtjet mund t’i shndërroni në adhurime, nëpërmjet hamdit dhe falenderimit.
🥀Zotit i qofshim mijëra herë falë, që na ka mundësuar të jemi në rrugën e Profetëve!
🥀Kur gjithçka merr fund, kur gjithçka shndërrohet në kopshte trëndafilash, është shumë e thjeshtë të gëzohesh e të thuash “Falenderimi i takon Zotit për çdo gjendje.” Por sot është e nevojshme të tregoni durim ndaj gjërave që po ju ndodhin.
🥀Një milion herë, miliona herë, i qofshim Zotit falë për çdo gjendje jashtë mohimit dhe devijimit.
🥀🥀🥀
Na ndiqni:
https://www.youtube.com/dritaterruges
https://www.facebook.com/dritaterruges
https://www.instagram.com/dritaterruges