Home » Ligjerata Islame » KJO STINË NUK ËSHTË VJESHTË (Melodi e Zemrës – 12 Nëntor 2018)

– E përvuajtur gjithë njerëzia, zgjidhje dhe ilaç i vetëm, imani, besimi.
Për shpirtrat e uritur për besim, çdo zgjidhje tjetër është ndëshkim.

– Ata që e kanë mendjen në vend nuk ua vënë veshin djajve dhe shërbëtorëve të tyre, dhe janë të bindur se fjalët e këtyre të fundit nuk janë të vërteta.

– Bota Islame kërkon dhe ka nevojë për një Ebu Bekr, një Omer, një Osman, një Ali. Por i Dërguari i Allahut thotë: “Si të jeni, ashtu do të qeveriseni.”

– Çfarë të ketë në bazë, në taban, po nga ajo gjë do ketë edhe në tavan.

– Shembuj të ndjeshmërisë së sundimtarëve muslimanë dikur

– Atëherë, mos u hidhëro. Kjo stinë nuk është vjeshtë!
Thuaj “Kaderi”, fati, dhe përulu sa të mundesh.
Një nga një largohen vështirësitë, do jetë më lehtë.
Nuk i dihet, ç’mirësi këtë radhë fshihet!

– Profetin e kanë quajtur “Kamer-i Munir” (Hënë e ndritshme), që përndrit ata që ka përreth, dhe që rreth vetes krijon një aureolë, një rreth drite prej sahabësh.

– Çfarëdo që është vendosur në kader, do të ndodhë, shiko,
lërja atë punë Zotit, as mos vuaj, as mos u hidhëro.

– Periudhën e Injorancës, I Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi Të, e shtyu me shpinën e dorës, dhe në vend të saj, ndërtoi me lejen e Allahut një sistem të tillë, para të cilit utopitë më të bukura janë asgjë, dhe ky sistem u përhap deri më sot me forcën e vet centrifugale që buronte nga qendra, dhe erdhi deri në ditët tona.

– Tregimi i një babai që kishte varrosur të gjallë vajzën e tij në epokën e injorancës.

– Ndjeshmëria e Zejnulabidinit.

– Mos e humbisni shpresën dhe vazhdoni të ecni në rrugën tuaj. Ecët deri diku. Ju mundësoi Zoti të ecni, nuk ecëm vetë. Ashtu siç themi për gjërat e mira “i qofshim falë Atij mijëra herë,” edhe tani i qofshim falë Atij, që na vuri nga pas këta keqbërës, në mënyrë që të pastrohemi nga disa prej gabimeve tona.

– Me lejen dhe ndihmën e Zotit, edhe nëse lëkundet, besimtari nuk rrëzohet kurrë dhe drejtohet në fund. Ndoshta gjunjëzohet, ndoshta përkul shpinën. Por sërish ngrihet në këmbë, dhe me lejen dhe ndihmën e Allahut, vazhdon të ecë drejt qëllimit të vet. Nëse qëllimi është Zoti!..

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up