Home » Ligjerata Islame » KALBËZIMI, TIRANËT dhe PARANOJA (Melodi e Zemrës – 21 Janar 2019)

Në videon “Melodi e Zemrës” për këtë javë, me titull “Kalbëzimi, Tiranët dhe Paranoja” flitet për këto pika:

* “Rob i Kur’anit do jem, derisa të kem jetë
Do jem pluhur në këmbën e Muhammedit Profet,
Dikush më tepër se kaq në do më shtojë
As atë, as fjalën e tij nuk pëlqej, i refuzoj.” (Mevlana)

* Kur njeriu kryen një gjynah, në zemrën e tij shfaqet një njollë e zezë. Nëse robi pendohet dhe kërkon falje, zemra e tij pastrohet sërish. Nëse ai vazhdon të kryejë atë gjynah, ajo njollë zmadhohet dhe i pushton zemrën.

* Njerëzit që e kanë lëshuar veten pas kalbëzimit të anatomisë së tyre shpirtërore egërsohen edhe më tepër, devijojnë dhe shndërrohen në faraonë për shkak të njerëzve që kanë përreth, që janë të pavetëdijshëm, pa mend dhe të dhënë pas kësaj bote.

* Vlera e vërtetë e njeriut është në raport të drejtë me vlerën e vërtetë të gjërave të cilat ai kërkon. Çfarë të kërkoni, aq e keni vlerën!

* Paranoja, duke qenë një sëmundje e frikës dhe dyshimeve, është edhe burim i gjithë veprave dhe mendimeve të këqija. Gjithë mendimet diskriminuese formëzohen në atmosferën e paranojës dhe krijojnë etiketat “ne” dhe “të tjerët”. Në atë klimë merren vendimet e padrejta dhe përdhosen fytyrat më të pastra.

* Tiranët, të cilët mund të jenë vetë paranojakë, ose që kanë nevojën e një paranoje të përgjithshme në popull për të arritur qëllimet e tyre, që në kohët më të hershme kanë përdorur metodat më rrënqethëse për t’i treguar si të drejta dhe të pranueshme mizoritë e tyre.

* “Ai që gjen Zotin, s’ka humbur gjë!
Ai që humb Zotin, a ka gjetur gjë?!”

***

Na ndiqni:

www.youtube.com/dritaterruges
www.facebook.com/dritaterruges
www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up