Home » Ligjerata Islame » HUMBJET, KËRKIMI DHE RINGJALLJA (Melodi e Zemrës – 15 Prill 2019)

🥀 Shekujt e fundit janë përplot me histori humbjesh për ne. Kemi humbur kaq shumë gjëra! Por më e dhimbshmja mes tyre është humbja e vetëdijes ndaj humbjeve tona dhe mungesa e përpjekjes për t’i rifituar ato. Po, e kemi humbur edhe ndjesinë e kërkimit dhe rigjetjes së gjërave që kemi humbur!

🥀 Në patëm vdekur në shtëpi. Shkuam në xhami duke menduar se mund të ringjalleshim atje. Por, fatkeqësisht pamë se imami kish vdekur, predikuesi kish vdekur, lexuesi i Kur’anit kish vdekur, xhemaati kish vdekur… Më pas vrapuam drejt shkollës, por pamë se edhe ato po shkonin drejt vdekjes…

🥀 Teksa kishim filluar të ecnim me shpresë dhe vendosmëri drejt rigjetjes së atyre që kishim humbur dhe drejt ringjalljes shpirtërore, rrugën na e prenë përbindëshat që përfituan nga mendimi ynë pozitiv ndaj tyre.

🥀 “Ku ishim dhe ku shkuam?” Nga maja në gropë u rrëzuam…

🥀 A nuk do donit të riktheheshit në shtëpitë tuaja bashkë me të Dërguarin e Allahut?…

🥀 “Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.” (Kur’an: Dharijat, 51/55)

(Humbjet, Kërkimi dhe Ringjallja – Melodi e Zemrës, 15 Prill 2019)

🔸🔸🔸🔸🔸🔸
🔸Na ndiqni: 🔸
🔸🔸🔸🔸🔸🔸

🔹 https://www.facebook.com/dritaterruges

🔹 https://www.instagram.com/dritaterruges

🔹 https://www.youtube.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up