Home » Ligjerata Islame » Horizontet e Përndritura dhe Perdet Keqbërëse (Melodi e Zemrës – 5 Nëntor 2018)

– Nuk e deshëm dot Zotin marrëzisht. E deshëm, por nuk e deshëm dot marrëzisht.

– Një rrëfenjë ku flitet për dëshirën e një besimtari për të parë në ëndërr Profetin Muhammed (paqja qoftë mbi Të) dhe këshilla e urtë që i jep një dijetar.

– Zotit i qofshim falë mijëra herë që të paktën jemi në këtë rrugë. Sepse edhe të qenit në fillim të punës është e rëndësishme.

– Rëndësia e nijetit (qëllimit), shpërblimi dhe ndihma e Zotit në raport me nijetin.

– “O Zot na u përgjigj me dashuri e mëshirë, dhe na i ndero zemrat me puhizat e Tua hyjnore. Na shpëto nga vetmitë me miqësinë dhe afërsinë Tënde, na mbro dhe na ndihmo. Na merr brenda kështjellave dhe strehave të pakapërcyeshme shpirtërore. Na mbështet me ndihmën tënde kundër armiqve tanë dhe na mundëso fitoren. Dhe na mundëso dashuri të pastër ndaj Teje dhe dëshirën për t’u bashkuar me Ty.”

– Zoti kurrë nuk i lë në rrugë ata të cilët shkojnë drejt Tij.

– Shembulli Profetik në durimin ndaj fatkeqësive dhe vështirësive, si dhe dimensioni i mëshirës hyjnore brenda tyre.

– Vuajtjet e ditëve të sotme e çliruan kauzën universale të Profetit Muhammed nga kufijtë e një shteti të vetëm dhe u bënë shkak që kjo bashkësi dhe kjo lëvizje të njihen në gjithë botën.

– Tri perde që pengojnë shikimin e së vërtetës nga syri i njeriut: 1. mendjemadhësia, 2. imitimi, 3. ambjentimi me gjendjen aktuale.

– Një analizë e shkurtër e ajeteve të sures Fatiha, ku theksohet lidhja jonë individuale dhe e përbashkët me Zotin, në aspektin e adhurimit, lutjes për ndihmë dhe kërkesës për udhëzim.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up