Në videon “Melodi e Zemrës” të kësaj jave me titull “Hixhreti dhe Xhihadi i Madh” flitet për këto tema:
* “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” (Kur’an: Ankebut, 29/69)
* Shpjegimi i hadithit: “Po kthehemi nga xhihadi i vogël në xhihadin e madh!”
* Njerëzit e vetëdedikuar ndaj së drejtës bënë hixhret vullnetar në vende, të cilave nuk u dinin as pozicionin në hartë. Mërguan dhe e kryen përpjekjen e tyre me flatrat e gjuhës së gjendjes dhe përfaqësimit, brenda kornizës së “xhihadit të madh.”
* Hixhret, Përpjekje dhe Durim… Ah, sikur ta dinin!…
* “Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t’i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë. Natyrisht, shpërblimi që i pret në botën tjetër (Xheneti), është edhe më i madh. Ah! Sikur ta dinin ata! (Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.” (Kur’an: Nahl, 16/41-42)
* “Sigurisht, Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë ndaj atyre që mërguan, pasi i kishin përndjekur e mandej luftuan dhe duruan në rrugën e Allahut.” (Kur’an: Nahl, 16/110)
* Vuajtjet tuaja në këtë botë do shndërrohen në anekdota, në histori që do t’ia tregoni njëri-tjetrit në botën tjetër, në atë botë plot bukuri që nuk i kanë parë sytë, që nuk i kanë dëgjuar veshët dhe nuk i imagjinojnë dot mendjet njerëzore.
* “Bota nuk duhet braktisur me fitimet e saj, por duhet braktisur me zemër.”
* Disa të verbër të privuar nga shikimi dhe largpamësia nuk e kuptojnë se hizmeti dhe shërbimet kryhen nga ata njerëz të vetëdedikuar, të bashkuar rreth “Pranueshmërisë Kur’anore”. Këta të verër thonë “Ka miliarda nëpër duar!” Ah, sikur ta kuptonin…
* “I padituri kënaqet me të paditurin në muhabet,
I barabarti i të marrit, veç i marrë mund të jetë.”
* “Zemra është e Krijuesit fron
Krijuesi, zemrën e shikon.
Zemër tjetër thyer në ke,
fatkeq në dy botë je.”
***
Na ndiqni:
www.youtube.com/dritaterruges
www.facebook.com/dritaterruges
www.instagram.com/dritaterruges