Home » Lexim » Tabiin » Hasan el Basri – Tabiinet

Ky është Ebu Seid el Hasen bin Ebil Hasen el Basrij. U lind në vitin e dytë të sundimit të Omerit r.a.. U rrit dhe u edukua në një ambient fetar e të devotshëm, në shtëpinë e nënës së besimtarëve, Ummu Seleme, në një atmosferë ku ende rrezatonte freskia, aroma dhe shkëlqimi i pejgamberisë. Tërë këto privilegje i mundësuan Hasanit të vogël të trashëgonte të gjitha këto tipare e cilësi. Ishte dijetar i madh i kohës së vet, ligjërues i mrekullueshëm, këshillues i njerëzve dhe mufesir i patejkalueshëm i kohës së tij. Transmetoi nga Aliu, nga Ibn Omeri, Enesi, Abdullah Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Mes’udi, si dhe nga shumë ashabë e tabiinj të tjerë.

Ibni Sa’di për të ka thënë: “Ka qenë besnik dhe i sigurt në transmetime, dijetar i madh, gjuhëtar i pashoq, por mbi të gjitha shumë i devotshëm, saqë për të është thënë se është zotëria i të gjithë tabiinjve”.

Duke folur për virtytet dhe këshillimet e tij të zjarrta që u jepte banorëve të Basrës, Halid bin Safvani thotë: “Hasani është njeri tek i cili është njësoj ajo që e ka brenda dhe ajo që e tregon haptazi, dhe nuk ka dallim prej asaj që e ka në gjuhë nga ajo që e vepron. Kur prej të tjerëve kërkon të bëjnë punë të mira, së pari fillon prej vetes, e kur kërkon që të mos bëhen punë të këqija, i pari është që e lë atë punë. Është i pavarur prej njerëzve dhe nuk lakmon atë që kanë ata, kurse të tjerët i drejtohen atij dhe kërkojnë atë që ai e ka (dijen).”

Ka thënë Bekr el Muzeni: “Ai që dëshiron t’i kënaqet syri dhe zemra duke shikuar dijetarin më të dijshëm që kemi arritur ne, le ta shikojë Hasanin, sepse ne nuk kemi arritur dijetar më të dijshëm se atë.”

Hadithet e transmetuara prej tij, janë të radhitura në të 6 librat e mëdhenj të Hadithit. Burimi

Ky personalitet i veçantë, që çdo ditë të javës bënte nga një lutje të veçantë, kur i vjen radha të tregojë gabimet e tij, i bën ato nga një në njëmijë. Ky hero i pashoq, që është mëkuar nga gjiri i një sahabeje, që është një prej personaliteteve më të mëdhenj të tabiinëve, që u ka thënë “Nuk keni dalje prej këndej!” sa e sa grupimeve të pafytyra, për të cilin mund të thuhet se mëkati nuk ka guxuar t’i afrohet as në ëndrra, i cili për më tepër është një hero famëlartë prej të cilit edhe Ebu Hanifja ka përfituar aq shumë, i shpreh mëkatet e tij aq të hiperbolizuara, saqë ju mund të mendoni se ai është më i keqi ndër mëkatarët e njerëzimit. I drejtohet Allahut me zërin dhe frymëmarrjen e një njeriu sikur të ketë falimentuar plotësisht, sikur ishte ndonjëri që kryente pareshtur mëkate, por që qëndronte çdo ditë, edhe njëherë, për t’i bërë gjykimin e nevojshëm egos së tij. Në këtë rast është me vend të mendojmë edhe një herë tjetër për kuptimin e fjalëve që i dedikohen Hasan Basriut:

“Po qe se ju do t’i shihnit sahabet, do t’i quanit të marrë, kurse po t’ju shihni ata ju, do të thoshin “këta s’janë besi­m­tarë”!”

Hasan Basriu i nderuar gjendej në një hallkë bashkëbisedimi me disa prej sahabëve të nderuar të Profetit tonë (s.a.s.). Ata që vinin në këtë hallkë u drejtonin pyetje sahabëve, dhe këshilloheshin me ta. Zaten kjo ishte gjëja më e natyrshme që mund të ndodhte. Sepse sahabët ishin njerëz që kishin jetuar në prani të Krenarisë së Njerëzimit, çka u kishte përftuar edhe nuanca të vetë ekzistencës së Tij. Pasi mbaron fjala e sahabit të nderuar, radha i vjen Hasan Basriut, në ato ishte në moshën 25-30 vjeçare, i cili ishte ulur diku në radhët e pasme. Sapo filloi të fliste, sahabi fisnik u magjeps prej fjalëve të tij. Ky sahabë kaq i dhembshur dhe kaq i drejtë, i cili e kishte përftuar moralin prej moralit të Profetit tonë të nderuar (s.a.s.), shihni se me ç’fjalë iu drejtua të tjerëve që gjendeshin aty: “Pse vini të na pyesni neve, kur pranë jush keni një njeri të këtillë?” Siç edhe shihet prej këtij shembulli, sahabët fisnikë, as prestigjin e lidhjes së drejtpërdrejtë me Profetin Muhamed (s.a.s.) nuk e përdornin si kredo për të imponuar mendimet e tyre në mexhliset ku mblidheshin. Por i drejtoni vështrimet dhe pritshmëritë e njerëzve ndaj atij djali të ri, fjalën e të cilit dhe forcën e tij të gjykimit e shihnin si më ndikuese dhe më me vend, duke e parë fjalën e tij atëherë e tutje si më të vyer për t’u dëgjuar prej njerëzve.

Vdiq në vitin 110 sipas hixhretit, në moshën 88 vjeç.

tregime për moralin (ahlakun), rregullat e sjelljes islame, e devotshmërinë

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...