Home » Dituria (ilmi) » Hadithe rreth dijes – Hadithe per diturine

Argumente – hadithe per diturine

“Kujt, Allahu(xh.sh) i dëshiron mirësi, e udhëzon në kuptimin e fesë dhe i jep inspirim kah Udhëzimi i drejtë”(99)

“Njerëzit e ditur janë trashëgimtarët e të dërguarve të Allahut.”(100)

“Për njeriun e ditur kërkon falje çfarë ka në qiej dhe në Tokë”(101)

“Urtësia të ndershmin e bën edhe më të ndershëm, ndërsa robin e ngrit në pozitën e mbretërve”(102)

“Dy karakteristika nuk mund t’i gjejmë te hipokriti(munafiku), e këto janë sjellja e bukur dhe njohja e fesë”(103)

“Njeriu më i mirë është besimtari i ditur-alim. Kur të tjerëve u nevojitet, ai i shërben dhe i pasuron, dhe kur të tjerët nuk kanë nevojë për ndihmën e tij, ai pasuron veten ”.(104)

“Imani është i zhveshur. Devotshmëria është petku i tij, turpi zbukurimi i tij, ndërsa dituria fryt i tij.”(105)

“Vdekja e fisit të tërë është më e lehtë se vdekja e dijetarit(alimit)”(107)

“Njerëzit janë sikurse xeherorët (minierat) e arit dhe argjendit. Të zgjedhurit në injorancë, do të jenë të zgjedhur edhe në islam, me kusht që të arsimohen në fe”.(108)

“Në ditën e Gjykimit do të peshohet dhe vlerësohet ngjyra e dijetarëve me gjakun e martirëve (shehidëve) ”.(109)

“Kush i mëson dyzet hadithe dhe u transmeton ithtarëve të ummetit tim, do të jem dëshmitar dhe ndërmjetësues i tij në Ditën e Kijametit”.(110)

“Kush nga ummeti im i mban në mend dhe i praktikon dyzet hadithe, në Ditën e Gjykimit do ta takojë Allahun, xh.sh., si alim dhe fakih”.(111)

“Kush mëson fenë e Allahut, xh.sh., Ai do t’i japë atë që dëshiron dhe do ta furnizojë nga nuk e mendon”.(112)

“Allahu, xh.sh., i shpalli Ibrahimit, a.s.: »O Ibrahim, Unë çdo gjë di dhe i dua ata që dinë”. (113)

“Njeriu i ditur është deIegues i Allahut xh.sh. në Tokë ”. (114)

“Kur dy kategori të njerëzve të Ummetit tim janë në rregull, është në rregull edhe populli, por kur këto prishen, prishet edhe populli – pushtetarët dhe dijetarët”.(115)

“Nëse në jetën time vie një ditë në të cilën nuk e kam rritur diturinë që më afron tek Allahu(xh.sh), mos m’u paraqittë mirësia e lindjes së Diellit atë ditë”.(116)

“Përparësia e njeriut të ditur ndaj adhuruesit është e ngjashme me përparësinë time mbi njeriun më të ulët në mesin e sahabëve të mi”.(117)

“Epërsia e njeriut të ditur mbi ibadetçiun gjason me epërsinë e shkëlqimit të Hënës së plotë mbi yjet e tjerë”.(118)

“Të drejtën e ndërmjetësimit në ditën e Gjykjmit do ta kenë: pejgamberët, pastaj dijetarët, më tej shehidët”.(119)

“Nuk ka mënyrë më të mirë me të cilën Allahu(xh.sh) mund të adhurohet sesa nga mësimi i fesë. Një dijetar është më i rrezikshëm për shejtanin se njëmijë adhurues. Çdo gjë ka fundament dhe fundamenti i islamit është njohja teologjike”.(120)

“Në fe më e mirë është ajo që frymon me lehtësi; forma më e mirë e ibadetit është në mësimin e fesë”.(121)

“Përparësia e besimtarit-dijetar mbi besimtarin-adhurues është për shtatëdhjetë shkallë”.(122)

“Ju jetoni në kohën në të cilën ka shumë që e studjojnë dhe e kuptojnë Kur ’anin, pak ka recitues dhe ligjërues, pak ka që kërkojnë dhe shumë që japin. Praktika është më e dobishme se teoria. Por do të vijë koha në të cilën do të ketë pak të tillë që do ta kuptojnë Kur’anin, ndërsa shumë të cilët për të do të flasin, pak do të ketë që japin, ndërsa shumë që do të lypin. Në atë kohë përparësi do t’i jepet teorisë ndaj diturisë mbi punën dhe praktikën”.(123)

“Dijetari është 100 shkallë më lartë se adhuruesi. Largësia në mes dy shkallëve është aq sa një kalë i ushtruar mirë mund t’i kaloj duke vrapuar për 70 vjet”.(124)

“Është thënë: O i Dërguar i Allahut, cila është vepra më e mirë? U përgjigj:

Njohja e Allahut, xh.sh. Më tej u pyet:

Cilën njohuri e kupton? U përgjigj:

Njohjen e Allahut, xh.sh. ”I thanë:

Të pyesim për veprat e na përgjigjesh për diturinë, – për çfarë Hz. Muhammedi, s.a.v.s., tha:

-Vërtet me pak punë dhe aktivitet duke pasur njohuri në Allahun(xh.sh) ka dobi, por shumë mund dhe përpjekje do të jetë e pavlerë pa njohje në Allahun(xh.sh).”(125)

“Allahu në ditën e Gjykimit do t’i ngjallë njerëzit dhe dijetarëvs do tu thotë:

– O dijetarë, ju kam dhënë dituri sepse e kam ditur që do të jeni besnikë dhe meritues të bartjes së këtij amaneti. Nuk ju kam dhënë dituri për t’ju dënuar me të. Hyni(në Xhennet), ju kam falur”.(126)

RËNDËSIA E MËSIMIT DHE TE MESUARIT

“Kush përcaktohet për rrugën në të cilën fitohet dituria, Allahu(xh.sh) do t’ia përcaktojë rrugën e cila shpie në Xhennet”. (129)

“Melekët nga kënaqësia lëshojnë krahët e përultësisë ndaj atyre që kërkojnë dituri”.(130)

“Të zgjohesh herët dhe t’i përkushtahesh studimit të ndonjë çështjeje nga lëmi i diturisë, është më e mirë se të falësh njëqind rekatë”.(131)

“Për njeriun, të mësojë një kaptinë nga dituria, është më e mirë për të se dynjaja dhe ç’ka në të”.(132)

“Kërkoni diturinë qoftë edhe në Kinë”.(133)

“Dituria është si depot: Çelësat e këtyre depove janë pyetjet. Andaj, pyetni, se me këtë përfitojnë katër persona: ai që pyet, ai i cili përgjigjet, ai i cili dëgjon dhe ai i cili i do këta dhe shoqërohet me ta.”(134)

“I padituri nuk duhet të heshtë në paditurinë e tij, por edhe i dituri nuk duhet të heshtë në diturinë e tij.”(135)

Në hadithin që e transmeton Ebu Dherri(Allahu qoftë i kënaqur me të), thuhet: “Të marrësh pjesë në ligjëratën e një dijetari, është më mirë se të falësh njëmijë rekatë, më mirë se vizita e njëmijë të sëmurve, më mirë se të marrësh pjesë në njëmijë xhenaze”. I thonë: O i Dërguar i Allahut, a është më e mirë kjo se leximi i Kur’anit? “A thua Kur’ani mund të shërbejë përveçse me dituri?”- u përgjigj Pejgamberi a.s(136)

“Atë që e arrin vdekja dhe i është përkushtuar diturisë duke dëshiruar me atë të ringjallë Islamin, në mes tij dhe Pejgamberëve, në Xhennet do të jetë vetëm një shkallë”.(137)

Këto fjalë Pejgamberi, s.a.v.s., ia drejtoi Muadh ibn Xhebelit r.a., kur e dërgoi si mëkëmbës në Jemen:

“Nëse Allahu, me ndërmjetësimin tënd udhëzon një njeri, është më e mirë sesa dynjaja dhe çfarë ka në të”(146)

“Kush mbizotëron një kaptinë të diturisë dhe atë ia përcjell njerëzve të tjerë, do të ketë shpërblimin e shtatëdhjetë njerëzve të sinqertë (es-siddikun)”.(147)

“Në ditën e Gjykimit, Allahu(xh.sh) do t’u thotë adhuruesve dhe luftëtarëve: “Hyni në Xhennet!”, për çka njerëzit e ditur do të thonë: “Krijuesi ynë i dashur, duke iu falënderuar diturisë sonë ata kanë luftuar dhe kanë bërë ibadet” E Allahu(xh.sh) do t’u përgjigjet: “Ju tek unë jeni si disa prej melekëve të mi. Bëni shefaat (ndënnjetësim), do t’u pranohet. “Do të bëjnë shefaat, e më pastaj do të hyjnë në Xhennet”.(148)

Hadithe per diturine, Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë:

“Allahu(xh.sh) nuk do ta heqë diturinë nga njerëzit pasi që atë dituri u ka dhënë, porse dituria zhduket me kalimin dhe vdekjen e dijetarëve (ulemave). Kur vdes dijetari, me të zhduket edhe dituria. Mbesin koka të paditura dhe liderë të cilët do të japin fetva për çdo gjë që pyeten. Por, ato fetva nuk do të kenë argumente shkencore. Në të njëjtën humbje do të jenë edhe ata që japin fetva dhe ata që u jepet fetvaja ”.(149)

Gjithashtu Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë:

“Kush arrin dituri dhe e fsheh, Allahhu, në Ditën e Gjykimit do t’ia vë frerët e zjarrtë”.(150)

“Sa dhuratë madhështore është – urtësia të cilën e dëgjon dhe menjëherë ja përcjell vëllait tënd mysliman! Kjo është sikur të bësh ibadet një vit”.(151)

“Dunjaja është e mallkuar në vetvete dhe e mallkuar është gjithçka që ndodhet në të, përveç përmendjes së Allahut të Lartësuar dhe çfarë lidhet me të – mësimdhënia dhe mësimmarrja”.(152)

“Vërtet Allahu(xh.sh) melekët e Tij, banorët e qiejve dhe të Tokës së Tij, madje edhe milingona në zgavrën e saj, peshqit në det, luten për atë që njerëzit i udhëzon në mirësi”.(153)

“Nuk mundet muslimani t’i bëjë dobi më të madhe vëllait të tij sesa fjalën e mirë dhe udhëzimin tek i cili vie, t’ia përcjellë menjëherë ”.(154)

“Një fjalë të mirë që e dëgjon muslimani , e praktikon atë dhe ua mëson të tjerëve është më e mirë për të se sa ibadeti i një viti”.(155)

“Një ditë i Dërguari i Allahut, s.a.v.s, vërejti dy grupe njerëzish: njëri ia drejtonte lutjen (duanë) Allahut(xh.sh), ndërsa grupi i dytë i mësonte njerëzit. Tha: “Sa i përket grupit të parë, ata i luten Allahut, xh.sh., dhe Ai nëse dëshiron do t’ua pranojë lutjen e tyre, ose nëse dëshiron do t’ua refuzojë lutjen e tyre. Ndërsa këta të dytët i mësojnë njerëzit, dhe unë jam dërguar si mësues ”. Më pastaj (Hz. Muhammedi, s.a.v.s.), iu bashkangjit këtij grupi ”.(156)

“Shembulli i diturisë dhe udhëzimit me të cilin Allahu(xh.sh) më ka dërguar tek njerëzit është si shembulli i shiut të begatshëm që bie në tokë. Në ndonjë lokacion uji depërton në tokë dhe përshpejton vegjetacion të bujshëm. Në një lokacion tjetër toka e mban ujin në sipërfaqe dhe njerëzit shërbehen me këtë ujë për pije dhe ujitje. Ka lokacione të cilat nuk e mbajnë dhe nuk e akumulojnë ujin dhe as që rritin vegjetacionin”.(157)

Hz.Muhammedi s.a.v.s ka thënë:

“Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman”.

“Kur vdes biri i Ademit, veprimi i tij ndërpritet, përveç në tri raste: diturisë me të cilën njerëzit kanë dobi… “(158)

“Ai i cili udhëzon në mirësi është njësoj si ai që e vepron ”.(159)

“Zilinë e meritojnë vetëm dy njerëz: ai të cilit Allahu(xh.sh) i dhuron urtësi dhe dituri dhe ai jeton sipas saj dhe i mëson të tjerët me atë dituri dee urtësi, dhe pastaj ai, të cilit Allahu(xh.sh) i jep pasuri, e ky e harxhon në rrugën e mirësisē ”.(160)

“Qoftë mëshira e Allahut në trashëgimtarët e mi!” U pyet: “Kush janë trashëgimtarët tu? U përgjigj: “Ata të cilët e mbajnë dhe ngjallin sunnetin tim dhe e transmetojnë tek robt e Allahut”.(161)

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...