Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Habbab bin Eret (r.a.) – Myslimanet e pare

Ai ishte ne mesin e dhjetë personave të parë i cili u konvertua në Islam. Habbab bin Eret (r.a.) pati vuajtur shumë torturaIshte. Ishte kovaç, e shtrinë mbi prush, i vunë mbi gjoks një gur të rëndë dhe e lanë ashtu të përpëlitej gjersa të shuhej prushi.
Habbabi r.a. tregon:
“Një herë, kur i Dërguari i Allahut po rrinte nën hijen e Qabes i mbështetur në kaftanin e vet, shkova e iu ankova për mundimet që na bënin politeistët. Ai tha: “Në të kaluarën ka pasur besimtarë që janë groposur të gjallë, që u janë sharruar gjymtyrët, që u janë grirë mishrat dhe, që, prapë s’janë kthyer nga feja. Pa dyshim, Allahu i Lartë do ta plotësojë dhe do ta bëjë sunduese këtë fe, sa që një kalorës të
udhëtojë nga Sana në Hadramevt duke patur frikë vetëm nga Allahu dhe nga ujqit se mos ia sulmojnë dhentë! Por ç’e do se ju tregoheni të paduruar!”
Shpesh Profeti e këshillonte edhe veten për durim duke e kujtuar se “ka edhe më keq”. Burimi

Habbabi vdiq në Kufe vitin 37 pas hixhretit në moshën 73 vjet. Pas varrimit Aliu qëndroi pranë varrit të tij dhe tha: Allahu e mëshiroftë Habbabin. Ai e pranoi Islamin me zemër të hapur. Ai bëri hixhret me dëshirë. Ai jetoi si luftëtar në rrugë të Zotit dhe Zoti nuk e ndalon shpërblimin e atij që punon vepra të mira.

 

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...