Home » Bamteli » Gjenerata e re dhe themelet e rilindjes – M.Fethullah Gylen

Një personi i cili luan me mjekrën e tij gjatë lutjes dhe namazit i është thënë: Nëse zemra e këtij personi do të ishte e mbushur me frikë ndaj Allahut edhe organet e tij do të ishin të përqendruara. Kështu duhet të jetë. Duhet të dridhemi para Allahut, në mënyrë që të mos dridhemi në Ahiret para Allahut si pasojë i gabimeve tona! Njerëzit dridhen një herë, nëse e kanë kaluar këtu, në botën tjetër do ta kenë përdorur atë mundësi. Në hadithin kudsi: Nuk i jap robit Tim dy siguri bashkë, po ashtu dhe dy frikëra nuk ja jap. Nëse njerëzit e kanë kaluar jetën e tyre me ndjenjën e frikës dhe dashurisë, dhe me ndjenjën e dridhjes përballë Allahut, në botën tjetër atyre u mundësohet një atmosferë sigurie. Por, nëse e kanë kaluar jetën sipas qejfit, atëherë duhet të shqetësohen për përfundimin e tyre. Ata i pret një djersë e cila do tu arrijë deri në fyt. I pret ata dridhje e urës së Siratit, do të ndeshin thyerje dhe shkatërrime sipas njerëzve, për të mos ngelur i detyruar këtyre fatkeqësive, duhet të jetojmë këtu në atë mënyrë që xhehenemi të thotë haje kalo shpejt sepse drita jote më fik zjarrin mua. Kjo është siguria më e madhe atje. Kush e di se në një xhami një person i cili vuan një ndjenjë të tillë, krijon një sinergji të tillë që edhe të tjerët bëhen posi ai, fillojnë të ndjejnë të njëjtën ndjenjë dridhje. Ashtu dëshiroj! Të ishin dy tre shokë të tillë në filan vend. Sepse unë i kam parë këto lloje lëngimesh. Jo, të jenë nja dy persona të tillë mes nesh. Sepse ne kemi nevojë për një sinergji të tillë, kemi nevojë të mbështetemi. Njëri të rënkojë, kështu të futet në lëvizje dhe sistemi ynë. T’i drejtohemi Allahut. Kur të ngremë duart për tu lutur, të na dridhen prej ndjenjës së turpit. Pastaj sikur të kemi kaluar nga vetja të dëgjojmë ato mirësi hyjnore ashtu siç dëgjojmë pikat e shiut, të shohim rrezatimet që vinë nga Ai. Nëse ja paraqisni në këtë mënyrë kaq të ndjeshme përgjërimet dhe përvuajtjet tuaja, atëherë me lejen e Allahut, do të ecni të lirë dhe të qetë në botën tjetër. Kam treguar gjithmonë se Ahmed Fejzi Efendiu u largua nga kjo botë duke qeshur. Ndoshta kur ka parë Azrailin i ka thënë mirëserdhe! Ja treguan fukarait sesi qeshte kur kishte vdekur. Një person i tillë i cili e pret Azrailin duke qeshur, edhe engjëj Munker dhe Nekir po ashtu i pret. Kur ata e pyesin ai thotë: po ju çfarë pyesni kështu! Unë gjatë gjithë jetës sime vetë O Zoti im, feja ime thashë, kështu kam jetuar! Kur niset për në Mahsher po me atë gjendje shpirtërore niset. Ashtu si pa pasaportë, ashtu siç i ka lënë të tjerët të kalojnë dhe të po e lejojnë të kalojë. Në peshoren e punëve, Çfarë do t’i peshoni, zaten ai duket! Do të thonë. Në urën e Siratit do të kalojë ashtu siç e shpreha pak më parë, eja kalo shpejt, sepse drita jote më fik zjarrin mua. Ashtu të jetosh… Në botë, në emër të njerëzimit. Shkaku i sigurisë dhe qetësisë kjo është. Ata që jetojnë kështu do të ruajnë qetësinë dhe sigurinë në mes të njerëzve. Edhe rruga e fitimit të lumturisë së përhershme nga kjo rrugë kalon. D.m.th. lumturia si në këtë botë dhe në tjetrën është e varur prej kësaj, e të qenurit zemra e lidhur me Allahun. Një robëri dhe adhurim i thellë… ta fshish çdo gjë të kotë nga sytë, “Unë mendova që nuk më kishte ngelur më shok në këtë botë. Unë e braktisa veten time dhe pashë që nuk kishte ngelur më të huaj.” T’i drejtohesh Mikut të miqve, duke fshirë çdo gjë nga sytë, ashtu t’i bësh adhurim Atij. Të braktisësh këtë botë dhe çka në të me zemër. Me manualin që dha Bediuzzamani, “ Të braktisësh botën jo materialisht, por me zemër.” Nëse vjen le të vijë, nëse ikën, as nuk duhet menduar ikja. Allahu e dha, Ai e mori. Shumë interesante bota! Nëse do ta shihnim me këndvështrimin e zuhdit, të jetonim ashtu. Duke e bërë atë si një mbështetëse për tu lartësuar për të dashuria e Allahut. Do ta quaj Miraxh, ta bëjmë si një të tillë, t’i afrohemi Atij me çdo veprim duke kapërcyer disa shkallë përnjëherë… Kështu arrijmë te bashkimi me Allahun, dhe të kalojmë një jetë të mbushur me dashuri dhe përmallim. “ Ti duaje Krijuesin, a mendon se nuk do të dojë Ai ty?!.” Ai do të dojë!… “ nëse kërkon kënaqësinë e Tij, a nuk ta jep?!.”ta jep dhe ti gëzohesh, pas kësaj të hapen dyert e kënaqësisë. “Nëse buçet si ujëvarë, nëse qan si Ejubi, nëse të copëtohet zemra, A nuk pyet për gjendjen tënde?!.” Ai është më i dhembshur se ti. Kur tregon për veten e Tij, na thotë se është më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve. Ashtu bëhu përballë Tij, përballë mëshirës së Tij. Përgjigju Atij më gjithë respekt!.. po e them në përgjithësi, ata që janë ashtu, mendoj se do të më falin mua, Këtë po e them nga këndvështrimi i egos time. Bota ka nevojë për një brez të tillë. Ai brezi i ri i cili imagjinonte Bediuzzamani kjo është. “O të vdekurit që lëvizni!” o ju që jetoni pa zemër dhe pa shpirt; ata që lëvizin si të vdekurit, që lëvizin si kufoma!.. “Varri po ju pret, hapuni; derisa të arrijë brezi i ri i cili do të rrezatojë të vërtetat e Islamit në të gjithë botën!.. Brezi i ri… “Nëse dëshiron, ju zhduk ju dhe sjellë krijesa të reja (të cilët janë të vetëdijshëm e i drejtohen Allahut).” Kur ju të prisheni, të bëheni si gjethe të zverdhura… …Allahu sjell një brez të ri, nuk e lë fenë pa ndihmë. Me një rinovues të fesë (muxheddid) i frynë njerëzve me një frymë të re, ashtu siç do të fryjë Israfili. Një ngjallje e re. Me shprehjen e të parëve një ringjallje pas vdekjes. Nexhip Fazëll përdorte këtë shprehje. Ngjallja, sjell një ngjallje të tillë që… “ Të vijë një brez i ri i cili do të përcjellë të vërtetat e Kuranit në të gjithë botën!…” Nëse njeriu jeton me këto ndjenja, mendoj se në zemrën e tij nuk ka vend për urrejtje, mllef, zili, xhelozi… kur zemra mbushet me këto ndjenja hyjnore, nuk mban më gjë tjetër, e me çka është e mbushur? Me shprehjen e Akifit nëse gota është e mbushur çfarë do ta mbushësh më?! Nëse ju e mbushni zemrën me adhurim, nënshtrim, marifet, dashuri, njohje, dhe përmallim atëherë çdo gjë që bie në të, rrëzohet menjëherë. Asnjë gjë nuk gjen dot vend për të qëndruar atje. Po, nëse zemra nuk lidhet me Allahun, mendoj që ajo do të merret me veten e saj, do t’i drejtohet vetes, siç u shprehëm dhe në shkrimin e fundit, do të merret me mangësitë dhe të metat e veta. Ndoshta do ta shihni në shkrimin e radhës në Çaglayan, ku Krenaria e Njerëzimit a.s. fjala “Gabim” nuk e ka vizituar as në ëndrra. Një personalitet i tillë kalon një jetë të përvuajtur dhe të përgjëruar para Allahut, saqë ti thua hasha gjithmonë kryen gjynahe. Por, Ai a.s çfarë quan gabim ndaj Zotit të tij, “Për njerëzit e mirë (Ebrar) nëse një vepër është e mirë, për ata që janë një gradë më lartë tyre, të afërmit me Allahun (Mukarrabin), për ta quhet gabim/ e keqe.” Ai me këtë që bën i jep mësim dhe atyre që janë pas tij, ku i thotë, “shikoni kështu bëhuni!” Kur imami thotë Allahu Ekber dhe ju duhet të thoni, kur thotë Semi’allahu limen hamideh!” dhe ju duhet të thoni. Kur të thotë Allahu Ekber për të shkuar në sexhde dhe ju duhet të shkoni. Nëse Ai a.s ka thënë; “i bëra padrejtësi nefsit tim, O Allah unë i bëra padrejtësi vetes time, më gjyko!” Kjo duhet të merret/kuptohet si mësim për të tjerët. Nëse njeriu merret kështu me veten e tij, mendoj se nuk merret më me të tjerët, Edhe me më mizorët madje… me të vërtetë të këqijat që bëjnë ata, në momente kur biem nën ndikimin e egos sonë, mendimeve dhe ndjenjave tona, mund të hapin plagë brenda nesh. Me shprehjen e Mollës Izet,.. kur të ngulet ndonjë shigjetë nuk kalon pa thënë Off! Kjo është në natyrën tonë, por të gjitha këto duhet t’i pranojmë si të përkohshme. Ata bëjnë atë që kanë në karakterin e tyre, e keqja dhe mizoria është në kokat e tyre. Nuk mund të bëjnë ndryshe. Por persona si ju që besojnë Allahun duhet të kapen; “Mbështetu Allahut, përpiqu në të, lidhu pas urtësisë/nëse ka një rrugë, kjo është nuk di rrugëdalje tjetër!” tu preftë shpirti në paqe Akif!… “Mbështetu Allahut, përpiqu në të, lidhu pas urtësisë!”.. Çdo gjë që të bësh, të jetë e pranueshme nga logjika, mendja dhe arsyeja e pastër. Më saktë, të paraqesim një veprim e cila do t’i thonte “po” e gjithë bota.! Veproni më mirë se Humanistët, t’ju ketë zili bota!.. “Çfarë feje është kjo kështu, një gjë shumë për tu pasur zili! Kemi lexuar shumë vepra utopike, por nuk kemi parë kurrë një shoqëri dhe një grup të tillë! Këta, ekzistojnë si mos ekzistencë! Janë larguar, më saktë kanë arritur ekzistencën e vërtetë me zhdukjen e tyre.” Poeti kombëtar, miku i Zotit, miku i Profetit a.s Junus Emre në fjalët e tij na thotë; Atij që rreh ia ktheni pa dorë, atij që ju shan ia ktheni pa gjuhë, e pa zemërim!…” Ju jeni bërë si folësit e kësaj çështje, Në çdo vend vetëm këtë e flisni, në mos sot nesër të gjithë ndërgjegjet do drejtohen drejt jush. Ai grup i të fortëve dhe i të padrejtëve mizorë që duket sot, do të vijnë te ju, duke u penduar për të gjitha bëmat e tyre. Kur të shkojnë tek Allahu do të thonë; Na jep kohë, të të adhurojmë siç duhet! Por, Jo, ju të njëjtat gjëra do të bëni!; do tu thuhet. Të njëjtën gjë do të thonë edhe në Mahsher, por përsëri të njëjtën përgjigje do të marrin. Ata po përgatisin përfundimin e tyre të errët. Kurse ju jeni të caktuar për një përfundim të mirë. Në një pjesë të rrugës, Allahu ju bëri ju që të ecni, ashtu posi një kalë që nuk di të lodhet, Me lejen dhe dëshirën e Tij. Po, me përkujdesjen e tij… ashtu siç i shkon Madhështisë së sundimit të Tij, Ashtu siç I shkon Madhështisë së mëshirës dhe përkujdesjes së Tij… Ju ka bërë të ecni një pjesë të asaj rruge. Ju ka dhënë shumë mundësi. Sipas meje nuk duhet lënë në mes kjo rrugë. Nuk duhet lënë kjo rrugë vetëm se “Na kanë rënë në qafë e na kanë sulmuar, na kanë privuar nga disa gjëra që i përkasin kësaj bote…. Nuk e kuptojmë por ata po e privojnë veten nga gjëra që nuk duhet të ishin privuar!… Kjo është humbje e përjetshme. Po e privojnë veten nga Xheneti. Po e privojnë veten nga Ridvani. Po e privojnë veten nga shikimi I Allahut, Një minutë e të cilit nuk krahasohet me mijëra vjet në xhenet. Po e privojnë veten nga ngrënia në një sofër dhe në një pjatë me Profetin e nderuar s.a.v. Le të thonë 50 herë po të donë që ne jemi myslimanë, ne jemi në kërkim të një shteti islam! Ai qe bën padrejtësi është shumë larg nga ai mendim. Ata, le ta ekspozojnë karakterin e tyre; le ti ekspozojnë shëmtitë, poshtërsitë, padrejtësitë dhe mëkatet e tyre!… Ashtu siç thotë Imam Gazaliu: “Ata le t’i ekspozojnë gjërat që I shkatërron vetët e tyre; ju vazhdoni ti ekspozoni gjërat që ju çojnë në shpëtim!…” Ashtu siç thotë Bediuzzamani: Shikojini gjërat bukur duke i shikuar ato të këqija si pastruese dhe purifikuese. Ai që shikon bukur, mendon bukur, ai që mendon bukur merr kënaqësi nga jeta. Nëse doni të merrni kënaqësi nga jeta duke marrë parasysh shprehjen e Bediuzzamani “Ky zemërim dhe smirë është një ngatërrestar për ne” Thoni që edhe këto janë të mira për ne. Përsëri po përmend fjalët e Junus Emres qe po më vijnë ndërmend: Le të vijë fatkeqësi apo mirësi nga madhështia e Tij, të dyja i pres me ngrohtësi në shpirtin tim, Si mirësia ashtu edhe ndëshkimi yt janë të këndshme për mua. Po, çdo gjë duhet ta presim këndshëm. Patjetër që ka një urtësi në ekzistencën e këtyre problemeve. Këto janë një faktor, një shkak që na pastrojnë dhe na purifikojnë në “hamamet e purifikimit” Nuk duhet të mërzitemi. Ndoshta duhet të na dhimbsen këto grupe të humbura, zullumqarë, Njerëz që jetojnë në bohemizëm dhe që pasuria ia ka errësuar sytë. Zoti ynë. Kështu paska qenë shkruar; udhëzoji edhe ata. Nderoji edhe ata me përgjërimin “Zot udhëzona në rrugë të drejtë. Tregojua rrugët që i çon te njerëzorja. Përndryshe në një farë mënyre pa e kuptuar do ta gjejnë veten të mbështjellë nga fatkeqësitë, varfëri dhe rrjedhimisht nuk do të kenë sukses në punët e tyre. Çdo hap I tyre do të jetë fals, në çdo hap të tyre do të firmosin për një tjetër turp, do të bëhet shkak që të shkëputen nga bota. Një ditë do të ndahen nga Amerika, një ditë nga Gjermania, një ditë nga Holanda, një dite nga Franca dhe kështu do të ngelen të vetëm. Po, ajo që na takon neve është që duke thënë “I besueshmi, I besueshmi, O mëshirues. O furnizues, më shpëto nga turpi I gjynaheve!”… të rënkojmë. Të jetojmë me mendimin “Të tjerët janë të mirë e ne të këqij, Të tjerët janë grurë ndërsa ne kashtë”. Shprehja “I besueshmi, I besueshmi, O mëshirues. O furnizues, më shpëto nga turpi I gjynaheve!” Në anën tjetër një gjendje dhe tablo e tillë duhet të na çojë te mbërthimi dhe mbledhja së bashku. Do ta vlerësojmë gjendjen e përgjithshme, por pa hyrë në detaje. Të mos e prishim fuqinë tonë shpirtërore duke I zmadhuar poshtërsitë që ata kanë bërë. Duhet të kemi një vështrim përgjithësues ndaj çështjes dhe gjërave që përballemi. Duhet të themi që cila është rruga për të shpëtuar nga ky siklet dhe nga kjo situatë e rrezikshme Kjo ka një anë pozitive dhe një anë negative gjithashtu. Jemi ndarë nga vendi ynë. Vendi që duhet të vuajmë sikur si të fshijnë fytyrën me dheun e tij, Kur të na vijë në mendje duhet të na dhembë deri në palcë. Ashtu do të jetë. Ndoshta këtë do ta shikoni si një fatkeqësi, kjo është ana negative e çështjes. Meqë ra fjala, a nuk mund t’i drejtonim ata njerëz në vendin qe ishim? A nuk do të ishte e mundur t’i drejtonim ata njerëz qofshin gjynahqar të mëdhenj, më falni për shprehjen, të zhytur në bohemizëm, …të dehur nga dashuria për famë? Do të thotë qe nuk mjaftonte zgjuarsia dhe mprehtësia jonë për t’i drejtuar. Kështu që Allahu në formën e një shuplake pas qafeje thotë me gjuhën e gjendjes: Shikoni se ka njerëz që I janë përulur nefsit të tyre. Mund të thotë që; këta duheshin drejtuar, nuk duhet t’ju drejtonin. Kështu duhet shikuar kjo çështje. Do të thotë që ne nuk I drejtuam dhe menaxhuam disa atje. Ndërkaq Profeti ynë s.a.v. i pati drejtuar dhe menaxhuar disa deri në çlirimin e Hajberit. Pikërisht në atë kohë tradhtuan, njerëzit që hodhën firmën në marrëveshjen e Medinës e tradhtuan. Beni Kurejdha, Beni Nadr, Beni Kajnuka dhe pastaj Hajberi. si i drejtoi Profeti s.a.s me atë marrëveshje ata njerëz? …që për pesë vite e shikonin me inat dhe një këmbë e kishin te jobesimtarët ne Mekë dhe në anën tjetër vazhdonin t’i pëshpëritnin …gjëra të reja hipokritëve? Krenaria e njerëzimit s.a.v. I zgjodhi pa problem ato probleme të thella me frymëzimin hyjnor, me Revelatën hyjnore dhe zgjuarsinë e Tij s.a.v. të lartë. Sikur një prej atyre problemeve të kishim ne, do të shtypeshim. Për mendimin tim, sikur problemet të zgjidheshin me atë zgjuarsi dhe horizont të gjerë, ndoshta këto njerëz nuk do të vinin me këtë zemërim. A është ashtu apo jo jemi të hapur ndaj mendimeve. Vlerësojeni vetë ju. Vallë?! Duke e lidhur me “Vallë”…. Vallë?!. Ju kërkoj ndjesë, do të jap një shembull nga zoologjia. E pashë në televizor një njeri merr dy të vegjël të një luani në pyll dhe kujdeset për ta. Pastaj, kur bëhen të aftë për ta kontrolluar veten, I vendos përsëri në pyll. Rriten atje, bëhen të mëdhenj saqë mund të të ushqehen me putrat e tyre. Një ditë shkon ai që ishte kujdesur për ta. E pashë me sytë e mi që luanët e përqafonin dhe I lëpinin fytyrën. Po, kafsha sillet njerëzisht me njeriun. Gjithashtu kam parë se si një ujk e ndihmonte tjetrin. Një ujk… Kur ai e ngrinte zërin duke ulëritur, të tjerët I bashkoheshin asaj ulërime. Thotë që, le të jetë një kor këtu. Kur e shikojmë kështu këtë çështje, kur e lidhim me veten tonë me “Vallë”. E dyta, si njerëz që jemi, kemi pasur gabime. Providenca Hyjnore na udhëzoi në këtë rrugë të drejtë. Duke mos u mjaftuar me mirësinë që na krijoi si njeri, na bëri besimtar. Nëse nuk do të na bënte besimtar, nëse nuk do të rriteshim në një situatë të tillë … …shumica e tyre që janë rritur në një situatë të tillë kanë dalë nga feja dhe janë bërë armiq të fesë dhe komunitetit të saj. Fakti që na ka mbrojtur kështu është një mirësi aq e madhe saqë nuk krahasohet me asnjë adhurim që mund të bëjmë! Vallë a i jemi përulur dhe robëruar ne Allahut duke marrë parasysh mirësitë që na ka dhënë? Atëherë duhet të themi se kemi pasur mangësi. Autokritika… Ballafaqimi me veten… E nënvizova autokritikën, pëshpëritjen dhe përgjërimin e Krenarisë së Njerëzimit s.a.v. Fatkeqësitë duhet t’i shikojmë sërish si një shuplakë të lehtë pas qafe. Kujtoni “shuplakat e mëshirës” te “Shkrepëtimat” . Bediuzzamani në fillim flet për shuplakën e parë që mendonte së e kishte marrë. Ai nuk kishte bërë gjë për të marrë shuplakë, por flet për të. Në fillim, flet për shuplakat që ka marrë vetë. Edhe kështu duhet menduar. Ose nëse duhet menduar këto duhen menduar… Gjithashtu, në qoftë se do të mendohet diçka, këto gjëra duhet të mendohen. Përndryshe, po treguat gjërat që bëjnë njerëzit e devijuar, do të tregoni atë që i shkon për shtat karakterit të tyre. Siç shprehet në Kuran: “Thuaj: Çdokush punon në mënyrë të vet…” (Isra; 17/84) Të gjithë shfaqin karakterin e tyre. Kuçedra shfaq karakterin e saj prej kuçedre; gjarpri po ashtu; edhe akrepi patjetër që do të të kafshojë. E mbani mend në rrëfenjat popullore: Shoqëria e akrepit me bretkosën… Akrepi nuk kalon dot ujin; Kur bie brenda në ujë, bretkosa e merr dhe ia kalon rrugën. E në fund akrepi e pickon atë. “E çfarë vëllazërie është kjo?”- i thotë bretkosa. Akrepi ia kthen: “Huqi im ky është”, ose i thotë: “Bëra atë që i shkon për shtat karakterit tim”. Po, kështu duhet të dihet, ata shfaqin karakterin e tyre. Allahu mos na bëftë të biem në atë gjendje!.. Ajo është një poshtërsi, është diçka kundër urdhëresave të Allahut; kundër krijimit, në formën më të përsosur, të njeriut; Kundër anatomisë së njeriut fizikisht e shpirtërisht. Njeriu, i krijuar si një përkujtimore, nuk duhet të bie në këto gjendje të tilla. Siç shprehet në Kuran: “Ata janë si shtazët, ndoshta edhe më poshtë.” (A’raf; 7/179) Në këtë gradë nuk duhet të bie njeriu. “S’vjen lartësimi moralit nga dija apo ndërgjegjja/ Të ndjerit e mirësive te njerëzit është prej frikës në Allah. Po të hiqej prej zemrës frika në Allah/ Efektin e saj s’do ta ruante as dija e as ndërgjegjja”,- thotë Akifi, shpirti i qoftë i lumtur. Por vallë ne, a kemi treguar një përpjekje të atillë sa grada e atyre të mirave hyjnore që na ka dhënë Allahu? Ose, a jemi interesuar dhe a kemi pasur për qëllim vallë për ta arritur atë? A i kemi mobilizuar të gjitha të mirat që na ka falur Allahu në atë çështje? Apo duke paraprirë veten tonë, kemi menduar për përfitimet tona vend e pavend? Siç u përmend pak më parë: “Dikush që ekziston në mos ekzistencën e tij, nuk e njeh mos ekzistencën ndërkohë që ekziston. I huaji, nuk ia di lezetin bisedës me Të Dashurin (xh.sh).” E si mund ta njohë dikush, që ka për shokë vetëm të huaj, Të Dashurin (xh.sh)? Po, mundet që ta kemi lidhur këtë gjë pas vetes. Sipas meje, ngjarjet duhet të na drejtojnë për tek “ushqyerja e detyrueshme”. “Ushqyerja vullnetare” na zgjon ndjenja si “vallë a mund t’ia dalim edhe pa këtë?” Atëherë ne duke i përforcuar ndjenjat e duasë, e interesimit, e përshpirtjes, duhet të formojmë një kor gjithëpërfshirës e t’i drejtohemi Atij (xh.sh). Me shprehjen e Bediuzzamani: “Ashtu siç sadakaja e anulon belanë, ashtu edhe duaja e sinqertë e shumicës, tërheq shpëtimin e përgjithshëm.” Meqë është kështu, ne duhet të formojmë kore duash, përshpirtshmërisht e kore përgjërimi. Dhe pastaj duhet të kërkojmë rrugët e të shpëtuarit me zgjuarsi e logjikë, prej këtyre vështirësive e gajleve (shqetësimeve). Duhet të përmendet kjo: Në shtetin tonë, në tokat tona… në vendin ku jemi rritur, edhe të shkuarën na e dinë, edhe të parët tanë dihen; Jemi bijtë e një shteti që ka luftuar në emër të lirisë e të pavarësisë në sa e sa fronte! Bota ne na di, e ata le të mos na dinë… Kur këto gjëra të këqija ndaj nesh bëhen në një shtet të atillë, …kur këto poshtërsi e këto veprime në kundërshtim me urdhëresat e Allahut bëhen nga ata njerëz, …tregon se edhe shumë njerëz të rritur në kultura të ndryshme mund të bëjnë të njëjtën gjë. Meqë është kështu, shikoni, kur bie pre e lloj lloj gjërave në shtetin tuaj, mund të përballeni me njerëz të ndryshëm të pikëpamjeve fetare, kulturore e kuptimore, që të kanë reagime të njëjta. Meqë është një mundësi e tillë, hesapet e kësaj çështjeje dhe veten tuaj përgatitini në atë mënyrë. Përse? Sepse ju, si përfaqësues të një feje universale që jeni, jeni të detyruar ta çoni Emrin e Madh të Muhamedit (paqja e Allahut qoftë mbi Të!) …në çdo vend ku dielli lind e perëndon, e ta valëvisni si një flamur. Me thënien,-“Emri im do të arrijë çdo vend ku lind e perëndon dielli”,- …edhe juve ju tregon një qëllim të madh, një ideal; edhe jep një lajm për të ardhmen. Pra thotë: “Kështu do të ndodhë.” Ju në qoftë se jeni betuar dhe keni dhënë fjalën në lidhje me këtë çështje, për mendimin tim edhe pse keni ngelur pre e torturave në vendin tuaj, këto gjëra mund t’i bëni edhe në vend tjetër. Dhe meqenëse është puna kështu: torturat, dhimbjet, zullumet, heqjet e të drejtave, të njehsuarit si “terroristë” shtojini në llogaritë tuaja. Thoni: “Meqenëse këto gjëra na ndodhën këtu, atëherë mund të ndodhin edhe në vende të tjera.” Prandaj, duhet parë me një sy gjithëpërfshirëse, të gjithë njerëzimin ashtu duhet ta shikojmë, me një sy gjithëpërfshirëse. Njerëz me karaktere të ndryshme një ditë do ta shfaqin atë që ua kërkon karakteri. Prandaj edhe duhet ta lexojmë drejtë botën. Në qoftë se do tu shpjegojmë diçka njerëzve, në qoftë se do tu lexojmë diçka atyre, së pari duhet t’i lexojmë ata me kulturën që kanë. Mendohuni 10 herë e flisni 1. Ky është një mësim i atillë që për t’ju bërë ju njerëz me botëkuptim të gjerë nuk do të mjaftonin libra e vëllime të ndryshme. Ky është mësimi i të nderuarit që na u bëftë shpirti kurban për të. Cdo gjë që e ka bërë qëndron në vend të saj. Në një farë mënyre Allahu i ka parë të denja për Krenarinë e njerëzimit s.a.v., i ka parë edhe për ju. Shumë?! Mos i zmadhoni ato që ju kanë ardhur mbi kokë. Çështja ka edhe këtë anën tjetër. Nga kjo pikëpamje ulemi e ngrihemi me mendimin se këto që na kanë ardhur mbi kokë na ndodhën për “këtë”. Nga ana tjetër “Nuk e kryem siç duhet misionin dhe nuk i përdorem të gjithë argumentet siç duhej” “Duhet të reformojmë metodat e shërbimit tonë nga fillimi duke parë lëvizjen botërore mirë.”… duhet ta lodhim kokën me këto gjëra. Rreth këtyre duhet të pasurojmë bisedat dhe duke forcuar besimin në zemra me sohbetin e zemrës. Kështu duhet ta kalojmë këtë periudhë. Për më tepër kemi libra që na përkasin neve. Në krye qëndron Libri dhe Sunneti. Sipas periudhave të caktuar ka pasur komentues të famshëm që e kanë vlerësuar Librin dhe Sunnetin. Sipas periudhave janë lënë thërrime të vogla në Libër dhe Sunnet. Ato sipas kohërave të ndryshme drejtohen tek Xhihadi Istinbati Istahraxhi dhe tek zgjedhja. Këto komentime pra i kanë bërë komentues të lartë si dijetarë, evlija, asfija njerëz të afërt dhe më specifikisht : Omer ibn Abdulaziz, Gazali, Rabbani, Shah Gejlani, Muhamed Nakshibendi, Mustafa Bekri dhe imamët e ehli Bejtit si Imam Zejdi dhe imam Xhaferi. Ata në një farë mënyre i kanë dhënë dritë qiririt që ka qenë duke u fikur. Një forcë të re, një energji të re dhe me anë të një pozitiviteti …shtruan një gjallëri të re. Vendosën në mes një rilindje të re. Me lejen e Zotit. Duke e bërë çështje diskutimin e këtyre librave, duhet t’i diskutojmë me seriozitet. Tekstet e shkruara në kohën tonë duke i marrë të gjitha nën diskutim, duhet ta rinovojmë jetën tonë. Në këtë mënyrë duke e rilindur zemrën me lejen e Allahut do të fitoni një fuqi të atillë saqë ndoshta do ju duket vetja si ata garuesit në “Kërkpënar”. Do të thoni: “të më dali përpara më i forti, më i forti prej jush të më dali përballë” Edhe sikur 10 veta t’ju dalin përpara për të krijuar grindje, duhet ta forconi vullnetin aq shumë sa të mund të thoni : “Ejani të gjithë njëherësh”! Në këtë çështje duhet t’i besoni fuqisë së Allahut. Dhe gjithmonë duke thënë me vete: “Po largohemi larg e më larg nga fuqia e forca jonë dhe po mbrohemi nën fuqinë Tënde. Mos na privo nga ajo o Mëshiruesi i mëshiruesve.” Në ditë disa herë, e veçanërisht kur thirret ezani Muhamedan themi. Madje edhe Sheriati i nderuar thotë: “Bindja se nuk ka fuqi tjetër përveç asaj të Allahut të madhërishëm është një nga çelësat e Xhenetit.” Pra në një farë mënyre i udhëzon ushtarët për tek depoja e armëve të xhenetit. Ai që mbrohet nën fuqinë e Allahut me lejen e Tij mund t’i dalë kundra të gjithë botës. Ashtu siç e thotë dhe mjeshtri Bediuzzaman : “Ashtu siç janë sakrifikuar qindra miliona kokë në këtë rrugë të drejtë edhe kjo koka jonë i qoftë falë. Edhe sikur të na e bëni botën zjarr mbi kokat tona, këto koka që i janë bërë kurban kësaj rruge nuk do të dorëzohen e nuk do të tërhiqen mbrapa inshAllah!”. Shikoni, Allahu i ka dhënë mundësinë disa njerëzve që duken të dobët e të vegjël, të bëjnë gjëra aq të mëdha saqë as shtetet nuk i kanë bërë! Kjo është një mirësi kaq e madhe saqë!… me thënien e imam Zejnulabidinit: “O Zoti im! E si mund ti përgjigjem në falënderimin Tënd. Kur them “falënderimi i takon Allahut” edhe ajo është mirësia jote. Duhet që të them edhe një herë pas saj “falënderimi i takon Allahut”. Më detyrove ta them 2 herë e tani më vjen nga shpirti të mos pushoj më.” Njerëzit që janë nderuar me kaq mirësi duhet ta falënderojnë Allahun!… Në qoftë se Allahu ju mbyll një derë mos kini dyshim se do ju hapë edhe 1000 të tjera nga pas! Në qoftë se mbyll një derë, urdhëron për hapjen e 1000 të tjerave. -“O Zoti ynë i cili hap dyert e pahapshme dhe kalon përpjetat e pakalueshme!… Na hap edhe ne dyer të hajrit. Na mundëso një çlirim nga problemet që kemi. Padyshim që Ti je i Plotfuqishmi. Edhe sa të shkon ty të na i pranosh duatë neve. Cdo vështirësi është e lehtë për Ty, e më saktë për Ty nuk ka asnjë vështirësi. Kushdo që na bën armiqësi neve, t’i lemë Ty o Zot. Mos na lësho në bëmat e zeza të tyre. Na ndihmo neve kundrejt atyre. O Zoti im, në qoftë se Ti e urdhëron udhëzimin e tyre, atëherë të lutemi… …ta bësh këtë në një kohë sa më të shpejtë e sa më afër. Përndryshe, i kemi lënë në gjykimin Tënd. Në qoftë se urdhëri Yt për ta nuk është udhëzimi, …mbyllja gojët atyre njerëzve që nuk njohin të drejta e nuk dinë se ç ‘është njerëzimi. Lidhja duart e këmbët. Mallrat, të këqijat dhe çdo gjë që e kanë përdorur për keq copëtoji copë e cikë; prishja bashkësinë dhe rregullin. Copëtojua grupin e bëji të grinden me njëri tjetrin. Mos na dorëzo tek të këqijat e atyre. Profeti ynë s.a.v., mbështetësi jonë me shpresën se do të jetë ndërmjetësuesi jonë i dërgojmë salate dhe selame dhe kundrejt Qenies Tënde o Zoti i botërave japim falënderimet. Na i prano duatë tona Zoti ynë.!”-

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up