Home » Të ndryshme » FRYMA E TRIMËRISË

Njeriu duhet t’i bëjë pjesë të karakterit gjërat në të cilat beson.

Për ta mbajtur besimin gjallë, ai duhet ushqyer vazhdimisht.

Por ka nga ata që, edhe pse ndodhen në këtë rrugë prej vitesh, ende nuk e kanë tejkaluar dot atë shkallën e parë të imitimit. Ende nuk e kanë kaluar nivelin e zakonit… Ende nuk ndiejnë kurrfarë gjëje kur përmendin Allahun… Ende nuk ndiejnë kurrfarë gjëje kur përmendet i Dërguari i Allahut…

Fjala ka ndikim vetëm kur përkthen mënyrën e jetesës dhe përfaqësimin.

Jetojmë në një epokë ku thuren legjenda për Islamin, por kur Islamit po i nëpërkëmbet nderi në të vërtetë. Nderin e Islamit e kanë përdhosur pikërisht ata që thonë “Unë jam musliman.”

Bediuzzamani qëndron mbi faktin se duhen përdorur parimet prej diamanti të Kur’anit. Kemi thënë “Kur’ani”, “Sunneti”, Tradita Profetike, kemi thënë “Të shpjegohet Zoti nëpërmjet sjelljes dhe përfaqësimit.” Dhe pikërisht ky është thelbi i trimërisë së vërtetë në ditët e sotme.

Me dëshirën e Tij, Zoti na mundësoftë ta mbajmë këtë amanet pa na ngarkuar ndonjë barrë që nuk e mbajmë dot! Dhe kështu, të arrijmë të përfaqësojmë shpirtin e trimërisë së vërtetë në këtë epokë…

(Fragment nga video “Shpirti i Trimërisë në këtë epokë” e datës 11 Mars 2019, pjesë e serisë “Melodi e Zemrës”)

(Video e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=irY01RAA950&t=7s )

Shto koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 22 other subscribers

Ramazani 2021

13/04/2021
Scroll Up