Një ligjëratë ku flitet për freskinë e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi Të) në zemrat tona, për shembullin e Tij si Robi më i përsosur i Zotit dhe për fatin tonë të madh që Zoti na ka mundësuar dhe nderuar të jemi ndjekësit e tij.
Më pas vijohet me përshëndetjen e Profetit “Selam, vëllezërve të mi,” dedikuar besimtarëve që do ta jetojnë Islamin në ditët e vështira dhe do vazhdojnë të përhapin nëpër botë emrin e bukur të Profetit Muhammed (s.a.v)