Home » Ligjerata Islame » FLAKËT, SPROVA DHE NDIHMA (Melodi e Zemrës – 7 Janar 2019)

Në videon “Melodi e Zemrës” për këtë javë, me titull “Flakët, Sprova dhe Ndihma” flitet për këto pika:

* “Merr ujin shpejt, vrapo në ndihmë, ka rënë zjarr!”

* Mospërfillja dhe pandjeshmëria janë një mëkat i madh. Besimtari duhet t’i ndiejë thellësisht shqetësimet dhe vuajtjet e gjithë njerëzimit, sidomos vuajtjet e besimtarëve të tjerë.

* Një mjet i kalimit të sprovës është përpjekja nëpërmjet durimit aktiv.

* “Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.” (Kur’an: Muhammed, 47/31)

* “Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?” (Kur’an: Bakara, 2/214)

* Zoti i sprovon robërit e Tij, për t’i dalluar ata që durojnë dhe e shpien deri në fund përpjekjen e tyre nga ata që e lënë në mes dhe kthehen pas, si dhe për t’ua shfaqur veprat e tyre robërve të Tij.

* “Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” (Kur’an: Ankebut, 29/1-3)

* Profeti Muhammed, paqja qoftë mbi Të, si shprehje e mizorive dhe keqbërjeve që kishte vuajtur në Mekë, i thotë një herë Aishes “Kam vuajtur shumë prej fisit tënd, o Aishe!”

* Të gjithë duhet ta dinë se e tillë është kjo rrugë. Kjo është rruga e Pejgamberëve, trajektorja e tyre. Ky është dhe fati i kësaj rruge. Duhen kaluar këto vuajtje.

* Falenderojeni mijëra herë Zotin që nuk ju la në të njejtën radhë me keqbërësit. Disave prej jush i mundësoi hixhretin vullnetar, disave hixhretin, mërgimin e detyrueshëm. Disave prej jush i mundësoi pastrimin dhe lartësimin nëpërmjet vuajtjeve dhe vështirësive që po përjetojnë.

* “Krijuesi ka emra pafund; i Vërteti, i Drejti në krye.
Madhështore për robin, kur të Drejtën ndjek, lart e ngre.
Sahabët fisnikë, kur ndaheshin e “mirupafshim” thonin,
Përse patjetër çdo herë suren “Ue’l-asr” lexonin?
Sepse në atë sure të madhe fshihet i shpëtimit sekret,
Në fillim “besimi i vertetë”, që “vepra e mirë” e ndjek,
më pas “e drejta”, pastaj “durim”, ja pra o bir, njerëzim,
po i bashkove të katërta, nuk ka për ty shkatërrim.

***

Na ndiqni:

www.youtube.com/dritaterruges
www.facebook.com/dritaterruges
www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up