Home » Ligjerata Islame » FLAKËT DHE PIKËLLIMI (Speciale për Natën e Mirë Regaib)

* Pikëllimi dhe brenga janë lutje tepër të fuqishme dhe me shumë ndikim. Pikëllimi është faktori më i rëndësishëm që i dërgon lutjet drejt botëve përtej qiejve me një shpejtësi të rrufeshme. Po, vërtet nuk ka një mjet tjetër që i përshpejton më tepër lutjet sesa gjendjet shpirtërore të pikëllimit, brengës dhe hidhërimit.

* Nga aspekti i shkaqeve vihet re se, zjarri i dyfytyrësisë, flakët e përçarjeve, prushi i mosbesimit nuk mund të fiken me asgjë tjetër veçse me lotët e brengave.

* Ah, sikur t’i kishim zemrat kaq të buta dhe sytë përherë të përlotur… Ah, sikur nëpër faqe të na rridhnin lotë ndaj fatkeqësive të gjithë njerëzimit dhe problemeve të ummetit të Muhammedit (paqja qoftë mbi Të)…

* Tre Muajt Rexheb, Shaban dhe Ramazan janë një periudhë e bekuar kohe. Mund t’i mbushim këto muaj me lutje të përzemërta. Nuk i dihet, nëse disa besimtarë vrapojnë të përlotur drejt sixhadeve dhe shprehin ndjenjat e tyre vetëm tek Allahu i Madhëruar, ndoshta kjo brengë dhe pikëllim i tyre shërben si dinamo për besimtarët e tjerë përreth, duke i zgjuar dhe vënë në lëvizje edhe zemrat e tyre. Njëlloj si zjarrfikësit, do mbushnim enët tona me lotët tanë dhe do vraponim në ndihmë për të fikur këto flakë…

Ju urojmë një Natë Regaibi të bekuar, të begatë dhe plot adhurime, me shpresën që të bëhemi edhe ne, sado pak, pjesë e lutjeve tuaja në këtë natë…

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up