Home » Ligjerata Islame » FJALA, FUQIA DHE SHPATET E XHUMASË (Melodi e Zemrës – 24 Dhjetor 2018)

Në videon “Melodi e Zemrës” për këtë javë flitet për këto tema:

* Nuk duhet të mjaftohemi me besimin e dukshëm, sipërfaqësor dhe imitues, por duhet të synojmë arritjen e besimit të vërtetë, të pasqyruar me vepra.

* Imitimi mund të kryejë një detyrë fillestare në emër të besimit, por frytet e tij bëhen të qëndrueshme vetëm nëpërmjet besimit të vërtetë.

* Ata që vërtiten në luginat e imitimit nuk mund të kuptojnë dot njohjen e Zotit apo dashurinë për Të.

* Cilësia “Kelam”, “Fjalë” e prezanton Zotin nëpërmjet vahjit, revelacionit dhe frymëzimeve; ndërsa cilësia “Kudret”, “Fuqi” e tregon Zotin nëpërmjet veprave të Tij, të cilat kanë trajtën e fjalëve të formëzuara.

* “Dinjiteti dhe Madhështia” kërkojnë që shkaqet të jenë perde për Dorën e Fuqisë Hyjnore përpara shikimit të mendjes, ndërsa “Uniteti Hyjnor dhe Gjithëlavdia” kërkojnë që shkaqet t’i tërheqin duart e tyre nga ndikimi i vërtetë. (Bediuzzaman Said Nursi, Shkrepëtima e 30-të, Pika e Pestë, Shenja e Dytë — Fjala e Njëzet e Dy, Stacioni i Dytë, Shkrepëtima e Parë — Fjalët – Lemaat, Rrëzëllimat, “Shkaqet janë thjesht të jashtme”)

* “Hesht! Sepse Kur’ani i mrekullueshëm po reciton versetet e universit në xhaminë e madhe të gjithësisë. Le ta dëgjojmë atë… Le të ndriçohemi me atë dritë… dhe le ta lexojmë atë vazhdimisht… Po! Fjala është fjala e Tij, ajo është e vërteta. Është Ai, i Cili e shfaq të vërtetën dhe e përhap urtësinë e ndritshme…” (Bediuzzaman Said Nursi, Fjalët, Fjala e Shtatë)

* Një sqarim në lidhje me teorinë e Kantit, i cili thotë se njohja e Zotit nuk mund të arrihet nëpërmjet arsyetimit të dukshëm sipërfaqësor, por vetëm nëpërmjet arsyes vepruese.

* Bota Islame dhe vendet e saj, si shkolla, medreseja, faltoret dhe teqet, kanë nevojë për udhëzimin dhe rehabilitimin nëpërmjet një shpirti serioz vetëdedikimi, i cili përfaqëson një mënyrë konike të të menduarit, që nga korniza e Librit (Kur’anit) dhe Sunnetit (Traditës Profetike) arrin vetëm tek Zoti.

* Ata që lartësohen në këtë botë në shkallët e jetës së zemrës dhe shpirtit, do arrijnë në botën tjetër të dëshmojnë dhe soditin bukurinë e Allahut nga Shpatet e Xhumasë.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up