Home » Të ndryshme » Fjala e tretë – Adhurimet (Pjesë nga koleksioni i Risale-i Nur)

Na vizitoni:

Busulla e Zemres


https://www.facebook.com/busullaezemres/
https://www.instagram.com/busullazemres/

FJALA E TRETË

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “O njerëz!
Adhurojeni…”9
Në qoftë se dëshiron të kuptosh se çfarë tregtie e madhe dhe
lumturi qëndron në adhurim, si dhe çfarë humbje e madhe dhe çfarë
shkatërrimi qëndron në shthurje e mbrapshti, dëgjo dhe kushtoji
vëmendje tregimit të mëposhtëm i cili është në formën e një krahasimi.
Njëherë, dy ushtarë morën urdhër për të shkuar në një qytet të
largët. Ata u nisën për udhë së bashku, deri sa mbërritën aty ku rruga
ndahej në dy drejtime.
Tek vendi ku ndahej rruga ndodhej një njeri i cili u tha atyre:
“Rruga në të djathtë nuk shkakton absolutisht asnjë humbje, dhe nëntë
nga dhjetë prej atyre që e ndjekin atë marrin një përfitim të lartë dhe
përjetojnë një qetësi të madhe. Ndërsa rruga në të majtë nuk sjell asnjë
leverdi, dhe nëntë prej dhjetë udhëtarëve të saj pësojnë humbje. Ato të
dyja janë të njëjta për sa i përket largësisë, është thjesht një ndryshim i
vetëm: Ata të cilët marrin rrugën nga e majta, e cila nuk është e lidhur
me ndonjë rregull sistemi e me ndonjë qeveri, udhëtojnë pa pajime e pa
armë. Ata ndjejnë një kollajllëk në pamje të jashtme dhe një lehtësi
mashtruese. Ndërsa ata që udhëtojnë në rrugën nga ana e djathtë, e cila
është nën rregullin ushtarak, janë të detyruar të mbajnë secili nga një
çantë pajimesh plot me racione ushqyese që peshon katër kilogramë e
ca, dhe një armë shumë të mirë nga ushtria që peshon rreth dy kilogramë
me të cilën të mund të mposhtin e të shpartallojnë çdo armik.”

Sa për ushtarin tjetër, fatziun, ai e braktisi ushtrinë; ai nuk deshi t’i
nënshtrohej rregullit dhe sistemit dhe u nis për nga e majta. Ai u çlirua
nga mbajtja e një peshe prej dhjetë kilogramësh. Por, zemra e tij u
shtrëngua nga mijëra kilogramë detyrime dhe shpirti i tij u dërrmua nga
frikësime të shumta. Ai vazhdoi në rrugën e tij duke lypur nga çdo njeri,
dhe duke u trembur përpara çdo objekti e çdo ngjarjeje. Dhe kur arriti në
vendin e duhur, ai u ndëshkua si një kryengritës dhe një dezertor.
Sa për ushtarin, i cili e deshi rregullin e ushtrisë, i cili e kishte
ruajtur mirë çantën e pajimeve dhe armën e tij dhe që kishte marrë
rrugën nga ana e djathtë, ai kishte vazhduar në udhën e tij duke mos
ndier ndonjë detyrim ndaj dikujt, duke mos patur frikë askënd, dhe me
një qetësi të zemrës dhe të ndërgjegjjes derisa arriti në qytetin që
synonte. Atje ai mori një shpërblim të meritueshëm si një ushtar i
nderuar i cili e kishte kryer mirë detyrën e tij.
Dhe kështu, o shpirt i pabindur!
Dije se njëri nga të dy udhëtarët përfaqëson ata të cilët i
nënshtrohen ligjit Hyjnor, ndërsa tjetri përfaqëson ata që ndjekin
dëshirat dhe tekat e tyre. Sa për rrugën, ajo është rruga e jetës, e cila vjen
nga bota e shpirtërave, kalon përmes varrit duke të të çuar ty në botën e
përtejme. Sa për çantën e pajimeve dhe armën, ato të dyja janë adhurimi
dhe frika ndaj All-llahut. Dhe megjithëse adhurimi duket i rëndë, nga
ana e jashtme, por në kuptimin e tij ai ka një kollajllëk e një lehtësi që
nuk përshkruhen, sepse në faljet e urdhëruara, adhuruesi deklaron:
“Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut
Po, megjithëse njeriu ka nevojë për gjëra të panumërta, kapitali i tij
është si hiç asgjë… dhe megjithëse ai është i zbulurar para fatkeqësive të
pafund, fuqia e tij gjithashtu është si asgjë… Thjesht, shtrirja e kapitalit
dhe e fuqisë së tij është vetëm aq sa mund të arrijë dora e tij. Ndërsa
shpresat e tij, dëshirat, dhimbjet dhe mundimet arrijnë aq sa mund të
shtrihen syri dhe imagjinata. Atëherë, ai që nuk është krejtësisht i verbër
mund të shikojë e të kuptojë se çfarë përfitimi i madh, çfarë lumturie e
mirësie për shpirtin e njeriut, i cili është kaq i dobët, i varfër e i
nevojshëm, janë adhurimi, shpallja e Njësisë së All-llahut, mbështetja
tek Ai dhe nënshtrimi ndaj Tij.
Është e qartë se një rrugë e padëmshme është më e preferuar se sa
një rrugë e dëmshme, madje edhe në qoftë se mundësia e sigurisë së saj
do të ishte vetëm një në dhjetë.
Por në rrugën e adhurimit e cila është çështja jonë këtu, ka nëntë
prej dhjetë mundësive të saj që të çojnë tek një thesar i lumturisë së
përjetshme, si dhe është e pa dëmshme. Ndërsa është vërtetuar nga
dëshmia e ekspertëve -e cila është në shkallën e konsensusit- dhe
dëshmitarëve të panumërt se përveç qënies pa dobi, madje edhe shthurja
e pohon këtë, rruga e ligësisë dhe e shthurjes përfundon në mjerim të
përjetshëm. Dhe sipas njoftimeve të atyre që u janë zbuluar të fshehtat
nga krijimi, kjo është absolutisht e sigurt.
Shkurtazi: Si në botën tjetër, lumturia në këtë botë, gjithashtu,
qëndron në adhurim dhe duke qenë ushtarë të bindur ndaj All-llahut të
Plotëfuqishëm. Meqenëse është kështu, ne në mënyrë të vazhdueshme
duhet të themi:

“Lavdi All-llahut për bindjen dhe suksesin”!, dhe duhet ta
falënderojmë Atë që jemi Myslimanë.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up