Home » Të ndryshme » Fjala e shtatë – Namazi dhe largimi nga haramet e mëdha (Pjesë nga koleksioni i Risale-i Nur)

Na vizitoni:

Busulla e Zemres


https://www.facebook.com/busullaezemres/
https://www.instagram.com/busullazemres/

Në qoftë se dëshiron të kuptosh se si besimi në All-llahun dhe në
Ditën e Kijametit janë dy çelësat më të çmueshëm të cilët zgjidhin e
zbulojnë enigmën e krijimit dhe të misterit të tij si dhe hapin para shpirtit
njerëzor derën e lumturisë, se sa të dobishëm e shërues janë dy ilaçe,
mbështetja tek Krijuesi dhe të kërkuarit strehim tek Ai nëpërmjet durimit
e duasë dhe duke i bërë lutje Furnizuesit tënd përmes falënderimeve, dhe
sa bileta të rëndësishme, të çmueshme e të shndritshme për udhëtimin
drejt përjetësisë, dhe furnizime për botën e përtejme dhe drita për varrin
janë të dëgjuarit e Kur’anit, bindja ndaj urdhërave të tij, kryerja e faljeve
të detyruara, dhe heqja dorë nga gjynahet e mëdha, atëherë dëgjo dhe
kushtoji vëmendje këtij krahasimi:
Njëherë një ushtar ra në një situatë të dhimbshme në fushën e
betejës e të provimit, dhe në arenën e përfitimit e të humbjes. Ajo është
siç vijon:
Ushtari u plagos me dy plagë të thella e të tmerrshme në anën e tij
të djathtë e të majtë. Prapa tij qëndronte një luan gjigant sikur po e priste
për ta sulmuar. Përpara tij qëndronin ca litarë për varje dhe asgjësonin
me varje të gjithë ata që ai i donte. Ai litar po e priste edhe atë. Përveç
kësaj, në këtë gjendje, ai kishte një rrug të gjatë përpara tij; ai do të
dërgohej në mërgim. Ndërsa ushtari i mjerë po mendonte i dëshpëruar pa
shpresë rreth gjendjes së tij të frikshme, befas u shfaq një njeri i mirë në
anën e djathtë të tij, si të ishte Hizri, të cilit i shndriste fytyra si dritë. Ai
i tha atij:
“Mos u dëshpëro dhe mos e këput shpresën! Unë do të të jap dy
talismane dhe do të t’i mësoj ato. Në qoftë se do t’i përdorësh siç duhet,
luani do të bëhet një kalë i bindur për ty, dhe litarët për varje do të
shndërrohen në një shilarëse për zbavitjen e për kënaqësinë tënde.
Gjithashtu unë do të të jap ty dy ilaçe. Në qoftë se ti do t’i përdorësh
mirë, ato dy plagë të qelbëzuara do të shndërrohen në dy lule erëmira të
quajtura Trëndafili i Muhammedit Alejhis-salatu ves-selam.

tek Ai do të kthehemi.”

14 dhe e vendos besimin e tij tek Mbështetësi i
Gjithëmëshirshëm. Në të vërtetë, një njeri me njohuri për All-llahun

Xhel-le sha’nuhu merr kënaqësi nga pafuqia dhe nga frika ndaj All-
llahut Xhel-le sha’nuhu. Po, ndodhet një kënaqësi në frikë!”

Në qoftë se një foshnje një vjeçare do të kishte zgjuarsi të
mjaftueshme, duke supozuar mendjen tek ai dhe aftësinë e të folurit, dhe
të pyetej:
“Cila gjendje është më e këndshme e më e mirë për ty?”. Do të
përgjigjjej: “Është ikja për tek kraharori i dashur e i butë i nënës sime
për shkak të të kuptuarit të pafuqisë sime, dhe të frikës së shuplakës së
ëmbël të saj, duke kërkuar strehë tek ajo.” Por, dhembshuria e të gjitha
nënave është vetëm një shkreptimë nga shfaqja e Mëshirës Hyjnore. Për
këtë arsye njerëzit e urtë kanë gjetur një kënaqësi të tillë në pafuqinë dhe
në frikën ndaj All-llahut dhe me vrull e kanë deklaruar të vërtetën pa
forcën apo fuqinë e tyre, dhe kanë kërkuar strehim tek All-llahu Xhel-le
sha’nuhu nëpërmjet pafuqisë së tyre. Ata e kanë bërë pafuqinë e tyre dhe
frikën një ndërmjetësues për ta tek Krijuesi Madhështor.
Kurse ilaçi i dytë është falënderimi dhe të qënit i kënaqur me pak,
me atë çfarë ke, përgjërimi dhe lutja, dhe duke u mbështetur tek Mëshira
e Furnizuesit Zemërgjërë. A është kështu?

Shto koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 22 other subscribers

Ramazani 2021

13/04/2021
Scroll Up