Home » Risale-i Nur » Fjala e parë – Bismillah (Pjesë nga koleksioni i Risale-i Nur)

FJALA E PARË
“Bismillah”, është fillimi i të gjitha gjërave të mira. Edhe ne
gjithashtu do të fillojmë me të. Dije o nefsi im! Ashtu siç është kjo fjali
e bekuar shenja e Islamit, po ashtu ajo përmendet vazhdimisht nga të
gjitha qëniet nëpërmjet gjuhëve të gjendjeve dhe të prirjeve të tyre të
natyrshme.
Në qoftë se dëshiron të dish se çfarë fuqie e pafundme dhe çfarë
burimi i pashtershëm mirësish është “Bismil-lah”, dëgjoje tregimin e
mëposhtëm, i cili është në formën e një krahasimi:
Dikush që bën një udhëtim nëpër shkretëtirat e Arabisë duhet të
udhëtojë në emrin e një kryetari fisi e të hyjë nën mbrojtjen e tij, sepse
në këtë mënyrë ai mund të jetë i shpëtuar prej sulmeve të banditëve.
Kështu përmbush nevojat e tij dhe arrin qëllimet; ndërsa vetëm e pa
ndihmë, ai do të shkatërrohej përballë armiqve të shumtë dhe nevojave.
Dhe kështu, dy njerëz ndërmorën një udhëtim të tillë dhe hynë në
shkretëtirë. Njëri nga ata ishte modest e i përulur, kurse tjetri ishte
mendjemadh e kryelartë. Njeriu i përulur mori emrin e një kryetari fisi,
ndërsa njeriu kryelartë e refuzoi… I pari udhëtoi i sigurt kudo që shkoi.
Në qoftë se takohej rastësisht me banditë, thonte: “Unë po udhëtoj në
emrin e kryetarit të filan fisi”, atëherë ata nuk e shqetësonin. Në qoftë se
do të vinte tek disa çadra, ai trajtohej me respekt për hir të atij emri.
Kurse njeriu kryelartë vuajti gjatë gjithë udhëtimit, aq sa nuk
përshkruhen fatkeqësitë. Ai gjithmonë dridhej nga frika përpara çdo
gjëje, u bë si lypës, e poshtëroi veten dhe u bë objekt përbuzjeje.
Dhe kështu, o nefsi im kryelartë! Ti je udhëtari dhe kjo botë është
një shkretëtirë. Pafuqia jote dhe varfëria janë të pakufishme dhe
armiqtë e nevojat tuaja janë të pafund. Meqenëse është kështu, merre
Emrin e Sunduesit të Parapërjetësisë dhe të Paspërjetësisë, Emrin e
All-llahut të kësaj shkretëtire, që të jesh i shpëtuar nga të lypurit
përpara të gjithë universit dhe nga dridhja e frika përpara çdo ngjarjeje.

Në të vërtetë, kjo frazë e bekuar Bismillah është një thesar i madh
që nuk shteron kurrë, sepse me të lidhet “pafuqia jote” me një
„Mëshirë të gjërë Absolute‟, dhe lidhet “varfëria jote” me një „Fuqi të
madhe Absolute‟; ajo i bën atë pafuqi dhe atë varfëri si ndërmjetësit
më të pranu-eshëm tek Gjykata e të Gjithëfuqishmit dhe Mëshirëplotit.
Po, njeriu që vepron duke thënë, Bismil-lah “Me Emrin e All-llahut”, i
ngjason dikujt që ka hyrë në ushtri, ai s‟ka frikë nga askush; ai flet,
kryen çdo punë dhe përballon gjithçka “me emrin e ligjit dhe me emrin
e shtetit.”
Në qoftë se do të shikoje se një person i vetëm
kishte ardhur e i kishte shtyrë me forcë të gjithë banorët e një qyteti tek
një vend dhe i kishte detyruar ata të punonin, ti do të ishe i sigurt se ai
person nuk ka vepruar në emrin e tij dhe përmes fuqisë së tij personale,
por se ai ishte një ushtar, duke vepruar në emrin e shtetit e duke u
mbështetur në fuqinë e një mbreti.
Në të njëjtën mënyrë edhe gjërat shumë të vockëla, si farat e si
kokrrat, mbajnë pemë të mëdha mbi kokat e tyre; ato ngrejnë ngarkesa
si male. Domethënë, të gjitha pemët thonë: “Bismil-lah”, i mbushin duart
e tyre nga thesari i Mëshirës, dhe na i dhurojnë ato neve. Të gjitha
kopshtet thonë: “Bismil-lah”, dhe bëhen kazanë nga kuzhinat e Fuqisë
Hyjnore në të cilat piqen varietete të shumta prej ushqimesh të
shijshme.
Meqenëse të gjitha gjërat në efekt thonë, “Bismil-lah”, dhe na i japin
mirësitë e All-llahut me “Emrin e All-llahut”, atëherë edhe ne duhet të
themi “Bismil-lah”, të japim me “Emrin e All-llahut”, të marrim me “Emrin
e All-llahut”; dhe ne nuk duhet të marrim nga njerëz të pavëmendshëm
të cilët neglizhojnë të japin në Emër të All-llahut .
Pyetje: Ne shfaqim respekt e nderim për cilindo që është shkak i
ndonjë mirësie për ne; atëherë çfarë çmimi na kërkon All-llahu ynë, i
Cili është Pronari i vërtetë i atyre mirësive?
Përgjigjja: Po, çmimi që kërkon Dhuruesi i Vërtetë i atyre mirësive
të çmueshme përmblidhet në tre gjëra:
E para është Dhikr “përmendja”, e dyta është Shukr “falënderimi”
dhe e treta është Fikr “reflektimi.” Atëherë “Bismil-lah” në fillim është
përmendje, “El hamdu lil-lah” në fund është falënderim, dhe midis atyre
të dyjave, të perceptosh e të mendosh se ato janë mrekulli të fuqisë së
Krijuesit të Vetëm dhe dhurata nga Mëshira e Tij e gjërë, është reflektim.
Por, a nuk do të bëje një veprim prej budallai, në qoftë se ti do të
puthje këmbët e një ushtari në shërbim i cili të sjell dhuratën më të
çmueshme të një mbreti dhe nuk njeh pronarin e dhuratës? Atëherë të
vlerësosh e ta duash shkakun e jashtëm të mirësive dhe të harrosh
Dhuruesin e Vërtetë të mirësive, do të ishte një mijë herë më shumë
marrëzi.
O nefsi im! Në qoftë se nuk dëshiron të jesh si një budalla i tillë;
jep me Emrin e All-llahut.. merr me Emrin e All-llahut.. Fillo me
Emrin e All-llahut.. Dhe puno me Emrin e All-llahut.. Vesselam.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up