Home » Të ndryshme » Fjala e dytë – Besimi dhe Mosbesimi (Pjesë nga koleksioni i Risale-i Nur)

Na vizitoni:

Busulla e Zemres


https://www.facebook.com/busullaezemres/
https://www.instagram.com/busullazemres/

Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Ata të cilët
besojnë në të Padukshmen.”

Në qoftë se dëshiron të kuptosh se çfarë lumturie e madhe dhe
çfarë mirësie, çfarë kënaqësie e madhe dhe rehatie ndodhet në besim,
dëgjoje këtë tregim i cili është në formën e krahasimit:
Njëherë, dy njerëz ndërmorën një udhëtim edhe për kënaqësi, edhe
për tregti. Njëri nga ata, i cili ishte egoist e fatzi, u nis në një drejtim.
Ndërsa tjetri që ishte fetar i përshpirtshëm dhe i mbarë, kaloi në një
drejtim tjetër.
Meqenëse njeriu egoist, mendjemadh dhe mburravec ishte
pesimist, ai përfundoi në atë çfarë u duk për të të ishte vendi më i keq
për shkak të pesimizmit të tij. Ai shikoi përqark, dhe gjithandej pa të
pafuqishëm e fatkeqë duke qarë nën pushtetin dhe nën veprimet
shkatërruese të tiranëve mizorë e nëpërkëmbës.
Ai shikoi të njëjtën situatë të dhimbshme e pikëlluese në të gjitha
vendet ku udhëtoi. I gjithë vendi mori formën e një shtëpie të
përgjithshme zie. Dhe ai nuk mundi të gjejë ilaç për gjendjen e tij të
dhimbshme e të zymtë përveç pijeve alkoolike dehëse. Sepse çdokush iu
dukte atij një armik dhe i huaj, dhe gjithandej ai pa kufoma të tmerrshme
dhe jetimë të dëshpëruar pa shpresë duke qarë. Ndërgjegjja e tij ishte në
një gjendje torture.
Njeriu tjetër, i cili ishte fetar i përshpirtshëm, i përkushtuar, i drejtë
e me moral të lartë, gjatë udhëtimit të tij pa një vend të shkëlqyeshëm.
Ky njeri i mirë shikoi në mbretërinë tek e cila kishte hyrë një kënaqësi të
përgjithshme. Gjithkund ishte një festival gazmor, një vend për
përmendjen e All-llahut Xhel-le sha’nuhu, i mbushur me kënaqësi të
madhe e lumturi… gjithkush u duk për të një mik dhe i afërt. Gjithandej
vendit ai pa kremtime festive, me gëzim e hare, për një shkarkim të
përgjithshëm nga detyrat, që shoqëroheshin me brohoritje dhe zërat e
urimeve të mira dhe të falënderimeve. Ai gjithashtu dëgjoi zërin e një
daulleje dhe të një grupi muzikor për mobilizimin e ushtarëve me thirrjet
gazmore “All-llahu është më i madhi” dhe “Nuk ka Zot tjetër përveç
Atij”! Ndërsa njeriu i parë ishte pesimist duke vuajtur nga dhimbja e tij
dhe nga dhimbjet e të gjithë njerëzve, i dyti ishte i lumtur, optimist dhe i
kënaqur me gëzimin e tij dhe me gëzimin e të gjithë banorëve. Për më
tepër, ai pati mundësi të bënte edhe një tregti fitimprurëse për të cilën i
bëri falënderime All-llahut Xhel-le sha’nuhu.

Të gjitha gjallesat janë jetimë duke qarë prej
goditjeve të vdekjes dhe të ndarjes. Njeriu dhe kafshët janë të lëna
vetëm, pa bari e pa pronar, ata do të çjerren e grisen nga kthetrat e
exhelit -çastit të fundit të jetës. Qëniet gjigante si malet dhe oqeanet janë
si kufoma të tmerrshme të pajeta. Shumë iluzione e mashtrime
dërrmuese e të tmerrshme si këto, të cilat shkaktohen nga mohimi dhe
çudhëzimi i njeriut, e bëjnë atë të provojë një torturë të hidhur
shpirtërore.
Sa për njeriun e dytë, ai është besimtar. Ai e njeh siç duhet
Krijuesin e tij dhe i beson Atij. Në këndvështrimin e tij, dynjaja është një
banesë ku në mënyrë të vazhdueshme recitohen Emrat e All-llahut të
Gjithëmëshirshëm, është një vend mësimi e instruksioni për njeriun dhe
kafshët, dhe një fushë provimi për njeriun dhe xhindet. Të gjitha vdekjet
e kafshëve dhe të njeriut janë një çmobilizim e çlirim nga detyrat dhe një
përfundim i shërbimeve. Kështu, ata që i kanë përmbushur detyrat e tyre
të jetës largohen nga kjo botë kalimtare për tek një botë tjetër e lumtur
dhe pa shqetësime, me qëllim që t’u bëhet vend nëpunësve të rinj për të
ardhur e punuar. Lindja e të gjitha kafshëve dhe e njerëzve formon
mobilizimin e tyre në një ushtri, marrjen e tyre nën armë dhe nisjen e
detyrave të tyre. Çdo gjallesë është një ushtar i rregullt, i gëzuar dhe një
nëpunës i ndershëm e i kënaqur. Të gjitha zërat, ose janë lavdërime për
All-llahun Xhel-le sha’nuhu dhe recitim i Emrave të Tij në fillimin e
detyrave të tyre dhe falënderime e kremtime në përfundimin e punës, ose
janë këngë që burojnë nga kënaqësia e tyre për punën. Në
këndvështrimin e besimtarit, të gjitha qëniet janë shërbëtorë miqësorë,
nëpunës të shoqërueshëm dhe libra të këndshëm të Krijuesit Gjithëbujar
dhe të Pronarit të Gjithëmëshirshëm. Kështu, shumë të vërteta të holla,
të larta, të këndshme e të mëdha si këto bëhen të dukshme dhe shfaqen
nga besimi i tij.
Domethënë Besimi, në të vërtetë, përbën bërthamën shpirtërore
të asaj që në efekt është një Tuba, Pema e Parajsës, ndërsa mosbesimi
në efekt fsheh farën e një Zekkumi, pemës së Ferrit.
Atëherë shpëtimi dhe siguria gjenden vetëm në Islam e në besim.
Meqenëse është kështu, ne në mënyrë të vazhdueshme, duhet të themi:

“Lavdërimi i takon All-llahut për fenë Islame dhe për plotësimin e imanit!

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up