Home » Horizont » Shatërvani » Fitorja e Shpirtit

Pyetje: Cili është kuptimi i fjalës “fitore” për një besimtar, dhe si mund të realizohet ajo?

Jeta e njeriut është e ndërtuar nga dy forca të ndryshme, nga shpirti dhe trupi. Edhe pse është e mundur që të jetohet duke i pasur të balancuara këto dy forca, konflikti mes këtyre është më i zakonshëm, konflikt i tillë që përderisa fiton njëra forcë tjetra pëson disfatë. Tek një person që i kënaq epshet e veta , shpirti dobësohet dhe bëhet më i nënshtruar ndaj atyre epsheve. Ndërsa, nëse marrim një person tjetër, një që i ka dhënë prioritet shpirtit mbi trupin, tek i cili zemra mbizotëron arsyen, dhe i cili i kundërshton fuqishëm epshet trupore, ai e arrinë përjetësinë.

Sekreti i të fituarit të përjetësisë shpirtërore

Secila pjesë e një shteti shpirtërisht të falimentuar mund të shihet si varrezë, pa marrë parasysh sa statuja i stolisin nënkalimet e saj. Popujt që jetojnë në një gjendje të tillë janë të verbër ndaj realiteteve të kohës. Dhe një botë që nuk është e ndërtuar mbi parimet shpirtërore nuk është asgjë tjetër përpos një lojë e dhunës njerëzore. Një kulturë që s’ka ndërtuar një epos që nxitë virtyte është një magjistare që ka zënë në pritë njerëzoren. Si do që të jetë, kjo nuk mund të zhvillohet nga njerëz të pa ndjenja që nuk i kushtojnë vëmendje askujt tjetër përpos kënaqësive të tyre, të cilët nuk i shohin jetët e tyre të lidhura me mirëqenien dhe lumturinë e të tjerëve. Ah sikur njerëzit e tillë ti përceptonin disa nga misteret e vdekjeve të tyre, ndoshta do kishin mundësi ta shijonin paqen e përjetshme të shpirtit.

Vetëm ata që i kanë mbushur zemrat me ideale të pastërta dhe me dashuri për njerëzimin kanë mundësi të jetojnë një jetë të tillë që të shijojnë përjetësinë në brendinë e tyre. Këta njerëz i kalojnë dëshirat trupore, zhvillojnë paralajmrime shpirtërore dhe arrijnë të fitojnë kontrollin e trupit.

Vetëm personat që i kapërcejnë egot e tyre mund të thirren të fuqishëm dhe fitimtar. Njerëzit e mjerë që nuk kanë mundur t’i ikin robërimit të vetes së tyre janë të përcaktuar në humbje edhe nëse e pushtojnë gjithë botën. Për më shumë, pushtimi i botës nuk mund të quhet fitore, pasi qëndrimi i tyre në ato toka nuk është i përjetshëm.

Heronjët e vërtetë

Napoleoni ishte i marrosur pas ndjenjës së të qenurit udhëheqësi i vetëm i botës. Ndonjëherë e mendoj nëse kishte qenë në gjendje që ta shoh humbjen e tij të vërtetë kur ai e goditi me shuplak një filozof , gjë që ishte më e hidhur se humbja e tij në Waterlu. Në atë rast filozofi simbolizon dijën, pra ai e “goditi” dijën dhe virtytet njerëzore. Mustafa Pasha i Merzifonit ishte mposhtur para se të arratisej ushtria e tij në Vienë. Kjo humbje, e para në historinë osmane ndodhi së pari në shpirtin e komandantit të ushtrisë, pastaj u zgjerua në trupat e tjera të saj, kjo nuk i shkaktoi komandantit vetëm kokën e tij, por gjithëashtu bëri që ushtria më e madhe që ishte njohur deri atëherë të dorëzohej dhe arratisej. Jelldirim Khan, Bejaziti I, nuk ishte mposhtur në Çubuk, por në atë ditë ai kishte nënvlerësuar kundërshtarin e tij dhe e shihte veten si udhëheqësin e vetëm të tokës. Dhe shumë raste të tjera.

Por ka edhe shembuj pozitiv gjithashtu. Tarik ibn Ziad doli fitimtar, jo atëherë kur mposhti ushtrinë me nëntëdhjetëmijë ushtarë me një grup trima vetësakrifikues, por atëherë kur para pasurisë dhe thesareve të mbretit tha: “ Kujdes Tarik. Dje ishe skllav. Sot je komandant fitimtar. Dhe nesër do jesh nën dhe.” 

Sjellja e Salahudin Ejubit ndaj Riçardit I e mahniti këtë të fundit dhe turpëroi arrogancën e tij. Arslani i Alpeve e mbajti vetën brenda paqes dhe mëshirës me sjelljet ndaj Romanusit IV Diogensit. Në të njëjten mënyrë Arslani Kilik i liroi kyqëtarët që kishte zënë gjatë betejës së kalasë së Antalias. Të gjithë këta shembuj të sjelljeve njerëzore dhe fisnike janë në fakt fitore të pastërta për shpirtin.

Ushtria e madhe e Mehmetit II (Pushtuesit) i kishte arritur fitoret e saj falë forcës së besimit dhe shpirtit. Mehmeti II kurrë nuk u bazua në forcën fizike, por ai punonte me anë të forcës shpirtërore dhe dijeve të mëdha ushtarake. Përndryshe hyrja e tij në Stamboll nuk do të ishte e ndryshme nga ajo e Cezarit në Romë, por ai hyri në kryeqytetin e Bizantit me falje, tolerancë dhe drejtësi, ashtu siç kishte bërë edhe Profeti Muhammed alejhi selam me rastin e hyrjes në Mekë.

Selimi I thoshte se bota është shumë e vogël për dy sundues. Ai ishte me të vërtetë në fitim, jo kur kurorëzonte dhe ç’kurorëzonte mbretër, por kur hyri në kryeqytet me heshtje përderisa njerëzit flinin që t’iu shmangej mirëseardhjeve dhe festave të rikthimit të tij. Ai gjithashtu doli fitimtar kur tha që rrobën e tij në të cilën kishin rënë disa njolla nga kali i mësuesit të tij të përdorej për varrimin e tij pasiqë ishte nderuar. Komandanti romak Kato nuk fitoi atëherë kur zuri vend në mendjet e njerëzve, as atëherë kur mposhti Kastaginianët, por kur dorëzoi kalin e tij dhe postin te Perandori Romak, duke thënë: “ Unë luftova që t’i shërbej vendit tonë. Tani detyra ime u përmbush, tani do kthehem në fshatin tim”, dhe e gjithë kjo në kohën kur ushtria e tij po hynte në Kartagjenë, kryeqytetin e armikut dhe rivalit të Romës, si triumfatore.

Duke shkuar përtej egoizmit

Sakrifikimi i dëshirave dhe kënaqësive të kësaj bote ka të njëjtën rëndësi për njeriun siç kanë rrënjët për rritjen e pemës. Ashtu siç varet forca dhe shëndeti i pemës nga ajo e rrënjës, te njeriu arrihet përkryeshmëria duke u përpjekur që ta liroj veten e tij nga egoizmi dhe në vend të kësaj të jetojë për të tjerët .

Ne duhet ta shikojmë të kaluarën pasi që në të gjenden plot heronj. Përshembull, historia tregon se Omer ibn Hatab radiAllahu anhu, i cili ndjente se të barturit e një ngarkese me miell në publik ishte si të ndjejë krenari në zemrën e tij. Ne kemi heronj të tillë të cilët me sukses dëbuan armiqtë dhe sunduan qytete ditën, përderisa natën iu luteshin Zotit.

Është themelore për një person që të kapërcej materializmin. Ideja e një lufte të madhe apo përpjekjeje kundër materializmit është pika kthyese e cila gradualisht ndikon në përfundimin e qënies njerëzore. Kjo ide gjithashtu e përgatit personin që të mos thyhet nga vetja e tij. Vetëm ata që kanë arritur një shpirt fitimtar mund t’i mposhtin gjërat materiale të universit. Në të kundërtën, ata që zihen nga egoizmi dhe që i nënshtrohen humbjes konsiderohen të mjerë edhe nëse pushtojnë botën. Prandaj , heronjtë që i përmendëm janë ndryshe nga të tjerët. Në të vërtetë , heronjtë dhe komandantët fitimtarë arritën triumfin sepse fituan betejën e shpirtit brenda tyre.

Si përfundim, ata që privohen nga qëllime të mëdha dhe që nuk munden t’i kalojnë kënaqësitë e tyre personale nuk mund të quhen fitimtarë edhe nëse e pushtojnë gjithë botën, në këtë rast, një sukses i përkohshëm si përfundim ka një dështim të përjetëshëm. Mënyra e vërtetë që të shndërrohen humbjet e mundshme në fitore është duke arritur një fitore të shpirtit. Zemrat e kurorëzuara të së ardhmes janë ato zemra fatlume që përmes fitores shpirtërore arritën lumturinë.

Allahu di më së miri

http://www.fountainmagazine.com/Issue/detail/Victory-of-the-Spirit

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...