Home » Ligjerata Islame » ËMBËLSIA E BESIMIT, DASHURIA PËR NJERINË DHE SHPRESA (Melodi e Zemrës – 4 Mars 2019)

Në videon “Ëmbëlsia e Besimit, Dashuria për Njerinë dhe Shpresa” e datës 4 Mars 2019, pjesë e serisë “Melodi e Zemrës,” flitet për këto pika:
* Bota ka nevojë për një grup mbresëlënës njerëzish që e kanë ripërtëritur veten në pasqyrën e Rrethit të Dritës të Sahabëve, për njerëz që veprojnë më tepër sesa flasin, dhe që ia kanë dedikuar jetën e vet shërbimit për njerëzimin.

* Fytyrën e ndritur të Islamit fatkeqësisht sot e kanë përlyer me llum!..

* Një nga cilësitë më kryesore të besimtarit të vërtetë është përpjekja për të treguar rrugët e së mirës dhe largimi nga e keqja. Ka rëndësi jetësore kryerja e kësaj detyre nëpërmjet përfaqësimit të bukur të një grupi njerëzish që duhet të shërbejnë si shembull.

* “Ai, tek i cili gjenden këto tri gjëra, e ka shijuar vërtet ëmbëlsinë e besimit…”

* Njeriu është krijuar në një formë që pasqyron Mëshirëplotin, prandaj dashuria për njerinë është rrjedhimisht respekt për krijesën e bukur të Zotit.

* Aktivitetet e organizuara nën çatinë e Olimpiadave të Turqishtes nuk ishin lojëra dhe argëtim, por ishin përpjekje shpresëdhënëse në emër të bashkimit të tërë njerëzimit. Ato duhen vazhduar patjetër brenda kornizës së respektit për kulturat e tjera.

* Sot nuk mjafton thjesht të jemi shpresëplotë. Në të njejtën kohë është e nevojshme të shfaqim një vullnet të gjallë dhe të jemi burim shprese për të tjerët.

***

Na ndiqni:

https://www.youtube.com/dritaterruges

https://www.facebook.com/dritaterruges

https://www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up