Home » Trajtesa » Kurani » El Bekare Ajeti 10: Në zemrat e tyre ka sëmundje, pra All-llahu ua shton sëmundjen…

ف۪ي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ فَزَادَهُمُ اللّٰهُ مَرَضًا

Kuran, El-Bekare 10

“Në zemrat e tyre ka sëmundje, pra All-llahu ua shton sëmundjen, dhe pësojnë dënim të dhembshëm për shkak se gënjejnë(vazhdimisht).”


Disa interpretues të Kuranit e shprehjen: “Zoti i ua shton sëmundje”, e interpretojnë në lidhje me rregullin hyjnorë: “Dënimi vjen në përputhej me gjynahun”. Sidoqoftë, do të ishte më e përshtatshme ta kuptonim këtë shprehje si më poshtë: “Allahu i҆’ua shton sëmundjen”, jo vetëm sepse qëllimet e tyre janë të këqija, por edhe sepse i vënë në veprim këto synime sa herë që kanë mundësi. Rezultatet janë se sa më shumë të këqija të bëjnë, aq më e madhe bëhet sëmundja e tyre, duke përfunduar në një rreth vicioz. Qëllimet e liga që nuk mund të shkulen nga zemra, ose më keq, nëse personi as që ka ndërmend t’i heqë qafe qëllimet e tilla të liga, ato gjenerojnë mendime dhe vepra të tjera të liga; kështu shkatërrohet në hipokrizi. Kësisoji, është më e arsyeshme të interpretohet gjysma e dytë e këtij vargu –”Allahu i҆’ua shton sëmundjen”, – si pasojë e natyrshme e një rrethi të tillë vicioz.
Ashtu si shëndeti i mirë që është natyra jonë thelbësore dhe sëmundjet janë të pranishme, ne kemi lindur me një prirje të shëndoshë (për të mirën); edhe sëmundjet shpirtërore(prirja drejt të keqes) janë të pranishme. Ata që neglizhojnë të kujdesen për shëndetin e zemrave të tyre ose dështojnë të vendosin kushte karantine ndaj këtyre viruseve, do të zbulojnë se kjo aftësi hyjnore është infektuar nga viruset e mosbesimit. Ka shtigje të ndryshme që hapen nga një gabim në tjetrin, nga një gjynah më i vogël në një gjynah më të rëndë, i cili madje mund të çojë në mosbesim, gjynahun më të madh nga të gjithë. Një devijim i vogël në qendër mund të përfundojë në një kënd të paimagjinueshëm të gjerë në periferi.
Nëse sëmundja në zemër është një prishje ose dyshim në besim, ky është mosbesim ose mohim i mundshëm; nëse zinxhirët që shtrihen nga gjynahu në mosbesim nuk thyhen përmes ndihmës Hyjnore, atëherë një mëkat i tillë ka të ngjarë të përfundojë në mohim dhe mosbesim. Ndonjëherë, hipokritë të tillë, të cilët dyshojnë për gjithçka që shtrihet nga Zoti deri tek shpirtrat e tyre, ndihen sikur të gjithë po vuajnë në kthetrat e së njëjtës sëmundje, duke rënduar ankthin e tyre të brendshëm edhe më shumë. Kjo, nga ana tjetër, i ngarkon me më shumë shtresa dyshimi dhe mohimi, dhe ata përpëliten në dhimbjen e baticave të shpirtrave të tyre; ata janë të mbytur nga vuajtjet e shumta që kanë konceptuar në imagjinatën e tyre, njëra mbi tjetrën, sepse ata i konsiderojnë të gjithë si të pabesë, të pakonsideratë dhe hipokritë siç janë edhe ata vetë.

Referenca

“In the very center of their hearts is a sickness, and God has increased them in sickness…” (Al-Baqarah 2:10) – Fethullah Gülen’s Official Web Site (fgulen.com)

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.