Home » Resulullah » Modestia e Pejgamberit a.s.v.s. » Edhe Pejgamberi a.s. mirrej me punë të shtëpisë

Pas vdekjes së PROFETIT s.a.s gruan e Tij , nënën e besimtares Ajshen r.a e pyeten:

‘’Si ishte i Derguari i All-llahut në shtëpi?’’

Ajshja r.a u përgjigj:

‘’ Ai s.a.s ishte i lumtur të bënte punën e tij vetë. Edhe pse të gjithë sahabet e tij do ta ndihmonin ai dëshironte ti bënte vetë punët e tij. Ndërsa ishte në shitëpi Ai i rregullonte rrobat, milte dhitë, kujdesej për devet i lidhte dhe i ushqente. Për më teper ai kujdesej për këpucet e tij, i ndihmonte shërbëtoret dhe hante me ta. I barte vetë ushqimet nga tregu për në shtëpi dhe kur dikush i tha : ‘’ O i Dërguar i All-llahut! Më lejo ti bartë për ju’’

Ai ju përgjigj ‘’ Cdo besmtar duhet ta bart vetë ngarkesen e tij, nëse ai mund’’

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up