Home » Bamteli » Dy qendrat e zemres dhe shigjetat e shejtanit │Ligjerate Islame M. Fethullah Gylen

Lumme-i Shejtanijje

Termin “Lumme-i Shejtanijje” e përdor edhe Ustadi. Përdoret edhe “Limme” (në Ihja-në e Gazali-ut);

Por Ustadi i thotë “Lumme-i Shejtanijje”.

Krahas hapjeve që ekzistonë për gjërat e mira, janë edhe hapjet për gjërat e këqija, të cilat nganjëherë mund të jenë të gjera edhe sa dyert e kalave.

Secili, sipas pikës së hapur që ka, dëshiron të futet aty.

Tani, njerëzit si ne, nëse nuk i ndiejnë gjërat ashtu siç janë,

Të paktën të besojnë në to. Siç ka imitim në iman, imitim në Islam, çështjen e Ihsan-it vetëm po e shqiptojmë, pra jetën e zemrës, kur po thuhet jeta e zemrës po i shohim ato si çështje filozofike;

Edhe këto (Lumme-i Shejtanijje dhe Lumme-i Melekijje) nëse i shohim kështu, e “Çka nëse janë të vërteta?!”

Vjen njëri te Hz. Ali-u; Ndoshta i flet atij rreth pafesisë, rreth mosbesimit.

Hazreti Ali e dëgjon atë; i thotë: “Ti the kështu.

Ndërsa unë po them që, ta zëmë, pas vdekjes ekziston dënimi i varrit, do të marrin në llogari aty,

Ekziston jeta e varrit, ekziston ringjallja, ekziston mizani, pra matja e sevapeve dhe gjynaheve.

Tani, nëse është siç thua ti, çfarë do ndodh? E çka nëse ndodh siç po them unë, a po e din se çfarë do humbasësh?!”

Nëse do t’i qasemi çështjes me këtë mendim, e çka nëse është ashtu siç thotë Imam Gazali-u?!

Nëse me të vërtetë shejtani futet në zemrën e njeriut, nëse e vlerëson atë pikën “lumme” si derë kalaje dhe hedh shigjeta aty…

Ustadi, pandeh se flet nga spektri i vet; ndoshtja kjo që do të them s’ju ka shkuar ndërmend:

“Hedh shigjeta” – thotë.

Pra, derisa (shejtani) nuk futet tërësisht në distriktin njerëzor, rri në pritë dhe atyre që mundet u hedh shigjeta nga larg.

Edhe derisa mendoni diçka mirë, p.sh. Emrat e Allahut, Sifatet e Tij, brenda gjithë këtyre hedh nganjë shigjetë.

P.sh. “Esma”, sikurse e kanë diskutuar filozofët, a është e njëjtë me “Musemma”-në, a jo?

Nëse është e njëjtë, atëherë a nuk duhet të ketë më shumë se një “të pafillimtë”; nëse jo, atëherë a nuk po bashkohen “i pafillimti” me “të fillimtin”? – Kësi cytjesh.

Kur vijmë te Sifatet e Zotit; “Sifatet a janë njëjtë me Qenësinë, apo janë ndryshe?”

Pra, sipas shkallës

Pastaj kur e çoni çështjen në “Dhat-i Baht”, edhe aty ju nxit në mendime të ndryshme:

“Në gjithësi ka trilion galaksi, brenda galaksive ka triliona sisteme.

Madje e kalojnë edhe trilionin

Të gjtiha këto, sikurse edhe atomet brenda trupit të njeriut, elektronet, neutronet, protonet,

Dhe shtresën e fundit të këtyre, eterin, ose grimcat; të gjitha këto si i udhëheq vallë?!”

Pra, ju çon në kësi mendime, ju përzien kokën.

Në vendet ku ke mundësi të thuash diçka kundrejt këtyrem do të flasësh; pra, do të luftosh kundër shejtanit.

Por, aty ku nuk ta kap mendja, do t’i bindesh shprehjes së Krenarisë së Njerëzimit dhe do të thuash;

Kur vjen te çështja e Qenësisë së Zotit, i hap krahët si gërshërë; sipas shprehjes së Nexhip Fazëll “Shoku, kjo është rrugë pa dalje!”

Hap krahët si gërshërë dhe thotë “Kjo është rrugë pa dalje!”.

Po, në këtë çështje, mendja jonë e ngushtë nuk e përcepton dot Atë.

Dhat-i Uluhijet

“Sytë nuk e shohin dot Atë, por Ai i sheh të gjithë sytë. Ai është Latif, është Habir” (En’âm, 6/103)

Kur ia pat shfaqur pjesërisht, një reflektim të Tijin, Hz. Musa u pat alivanosur; ndërsa kur u zgjua

“Fjala jote vlen sa fjalët e 70 mijë njerëzve!” – i pat thënë. Fjala dhe shprehja e tij; Ka ndodhur kështu.

Kur i vinte vahj-i Profetit tonë, pra kur i vinin ato spektra reflektimesh nga Fjala e Zotit, Profeti ynë thuajse kalonte nga vetja aty;

Djersitej në fytyrë, edhe gjatë dimrit madje.

Po, kështu!.. Ndërkaq Ai (s.a.s.) ishte krijuar për ta përballuar atë çështje.

Allahu e pati krijuar në mënyrë të përsosur Atë, sipas misionit që kishte, sipas shprehjes së Xhilit “në kuptimin absolut, si njeri i përsosur”

Allahu e pati krijuar Atë, si profet universal për krejt njerëzimin.

Megjithatë, ku vinin shkëndijat nga Ai (xh.xh.), thuajse kalonte nga vetja fare.

Edhe në kësi çështje rreth “Dhat-i Uluhijet” shejtani mund të fusë ndonjë gjë.

Lëmë anash gënjshtrat e gënjshtarëve; Disa thonë “Mua më erdhi ajo, kjo!”, ato mund të jenë gënjeshtra.

Por njerëzit si Hazreti Gazzali, si Ismail Hakki Bursevi, si Abdulkadir Gejlani,

si Muhammed Bahauddin Nakshibendi, si Nexhmeddin-i Kybra, nëse thonë diçka rreth kësaj çështjeje,

Ata patjetër i thonë sipas inspiremeve që u vijnë. Ustadi i quan “vërejtje”;

Ato që thonë janë sipas inspirimeve që u vijnë në brendësine e tyre.

Kur i transmetojnë këto “Allahu më tha mua që…” – thonë:

“O Bejazid, thesaret e Allahut janë të mbushura me adhurim.

Nëse qëllimi yt është t’i afrohesh Atij, ose ta bësh të kënaqur Atë, shihe veten të vogël dhe ji i sinqertë në veprat tua!”

Ta shohësh veten të vogël dhe të jesh i sinqertë në vepra!…

Më e hajrit është t’i posedosh këto dy cilësi sesa çdo vit, madje dy herë në vit, të shkosh në haxh, gjithë jetën të agjërosh dhe të falësh çdo ditë nga 1000 reakte namaz.

Të shoshësh veten të vogël, si bubrrec, dhe veprat t’i bësh siç është urdhëruar…

Dhe pasi t’i bësh, të thuash “Nuk i bëra me krejt sinqeritetin!”

Në ndonjë vend, nga ndonjë vepër që ke bërë, “Më pa filani” ose

Duke ngirtur zërin, pa pasur një qëllim të këtillë, por nga emocioni e ngrit zërin pa vetëdije e pastaj të shkon në mendje se “Edhe ai më dëgjoi!”

Duhet të thotë “Estagfirullah!”, ta ndiejë sikur të ketë bërë shirk.

“Estagfirullah! Ta dëgjosh vetëm Ti, mua më mjafton; më mjafton ta dish vetëm Ti!” – duhet të thotë.

Ihlasi

Ky është Ihlasi; të veprosh vetëm për Allahun, të nisësh për Allahun, të takohesh për Allahun,

Të flasësh për Allahun, dhe të lëvizësh brenda rrethit të kënaqësisë së Allahut.

Siç thuhet në Trajtesën e Sinqeritetit, edhe grimca e kësaj – pra vepra edhe sa atomi – është më e vlefshme sesa mijra vepra pa sinqeritet.

Ai person thotë, haptazi, “Allahu më tha mua kështu!”

Mereeni Netaixhi-n, Ismail Hakki Busrevi, shiheni se çfarë ka aty, çfarë bisedash!..

Sikur ata edhe Hz. Gazali; ky nuk thotë haptazi “Allahu mua më tha!”;

Por shiheni gjerësinë e horizontit të tij, mblidhte, kompilonte, pastaj shkruante libër (rreth temës).

Ato ditë, ato libra, nuk ishin sikur sot në kompjuter, që mund të arrihen menjëherë, madje as nuk shtypeshin, që t’u shihej indeksi!

Ishin të shkruara me dorë; dhe nuk dihej cila ku është!

Të shkruash një temë nga të gjitha ato, dhe njëkohësisht të bësh edhe kritikën e asaj teme,

Kjo është shumë me rëndësi. Pra, vërtet janë të mbyllura të gjitha hapjet rreth shejtanit, por janë të çelura të gjitha hapjet rreth engjujve!

Nga ai inspirim që binte me rrebesh, vazhdimisht zhvilloheshin, shpirtërisht rriteshin,

çdo ditë hap pas hapi lartësoheshin, lartësoheshin drejt Tij (xh.xh.) sikurse një miraxh.

Nga ana tjetër, qëndron kundrejt tyre me delikatesën e përkryer!.. thotë.

Sa i përket njeriut të ditëve të sotme: Zoti na ruajttë! Së pari veten s’e ka lexuar drejt.

Këtë do ta them nga një artikull i dalë (në Revistën Ujëvara): Profetët e mëdhenj e kanë dhënë si bazë që njeriu të përballet me veten, ta zbulojë veten.

Transmetohet si hadith, si hadith kudsi tran-sme-to-het:

“Kush njeh vetveten, njeh Zotin e vet!” Nëse njeriu zbulon mirë vetveten

Pra, nëse në një anë bëhet i dituri i vetvetes shpirtërore, ec drejt horizontit për t’u bërë arif; pastaj vjen dita bëhet “arif bil-lah”.

Nëse nuk është “Arif”, në një anë, nëse ato që di, nuk janë shndërruar në “irfan;

Kësaj, me një shprehje franceze, i themi “kultura e zemrës” ose ato që di janë bërë pronë e natyrës së tij.

Tashmë nuk ec sipas urdhërave, por sipas shtytjeve që vijnë nga brenda, sipas atyre inspirimeve, atyre shtyrjeve që janë formuar në ndërgjegjen e tij.

Pra tani ec, sikurse që han, që pin, ose kryn nevoja tjera njerëzore, të cilat nuk i ka në dorë vet.

Krenaria e Njerëzimit (s.a.s.) tohtë: “Kënaqësinë që e ndieni ju nga të ngrënit, të pirit dhe nga gjërat tjera, Unë, e ndiej nga adhurimet!”

Ibadetin e sheh si kënaqësi dynjallëku, si rrjedhim nuk e ndiente se iu ënjteshin këmbët, deri në mëngjes rrinte në këmbë.

Me çdo gjendje të Tij, me nënshtrimin ndaj Zotit, me zyrtarët e shpalljeve, në një anë

Mirëpo, dëshirat që i vinin nga brenda, e shtynin shumë Atë, drejt ibadeteve, drejt adhurimeve ndaj Allahut.

Ai (s.a.s.) e kishte zbuluar mirë veten, e kishte lexuar mirë, pastaj në indeksin e vet, e sheh përmbajtjen e Librit.

Në atë lexim nuk bënte gabime:

“Kush njeh vetveten, njeh Zotin e vet!” thuhet. Kush e njeh Zotin, e kërkon Atë; si ta dijë e kërkon. Kush e kërkon Zotin, e gjen Atë.

Kush e gjen atë, shpëton nga derti për të kërkuar gjëra tjera.

Të gjitha këto janë shkallë shkallë. Së pari; çështja ta njohësh veten, mësimi i indeksit.

Dy; në fakt duke i rrahur të gjitha gjërat dhe ndodhitë, ta njohësh Atë (xh.xh.) mirë, në urdhrat e krijimit.

Nëse lejohet kjo shprehje për Të, ta njohësh mahijet-i nefsul-emri; Jo ta kuptosh “Dhati Baht”in por mahijet-i nefsul-emri-n.

Sipas shprehjes së Ustadit, ta njohësh si “Një Qenie të Panjohur”, “Ekziston, por ekziston ashtu që është i fshehur nga jashtmja!”

“Gjithësia, kokë e këmbë, është një Libër i Madh, cilën shkronjë ta shohësh, kuptimi i saj del “Allah”

“Ti je një Dhahir i tillë, saqë…

“Ti je një Dhahir i tillë, saqë nuk nuk të njohin si je. Je një Batin i tillë, saqë nuk fshihesh nga askush!”

Shiheni duket si mbrapsht; “Je një Batin i tillë, saqë nuk fshihesh nga askush!”

Ai e bën veten të ndihet në çdo vend. Si rrjedhim, edhe ky është një horizont, kur arrin këtë horizont, e kërkon Atë.

Kush e kërkon Atë, e gjen. E gjen drejt; tashmë shpëton nga të imituarit.

Mirëpo, njeriu i sotshëm, as nuk është në atë rrugë, në atë jetë zemre, e as nuk ka një mendim të këtillë.

Bën ulje-ngitjet, si formë adhurimi, nga ato që ka mësuar nga rrethi ku është rritur.

S’ka haber as për hapjet nga të cilat hyn shejtani (lumme-i shejtanijje), e as nga depot e mirësive të Zotit, nga hyjnë e dalin engjujt.

E s’ka haber as për thesarët e Zotit, e as për vend reflektimin e Zotit!…

Këtë vend reflektim, disa e kanë parë në formë të “Arshit”.

Njëri ka thënë kështu: “Zemra është arshi i Allahut / Ta prishësh atë sjell fund të keq!”. Kjo i përket Imam Allvar-it.

Ibrahim Hakki-u thotë: “Zemra është shtëpia e Allahut.”

“Zemra është shtëpia e Allahut /
Mbaje atë pastër / Gjatë netëve zbret i Gjithmëshirshmi!”.

Pra reflektim i drejtpërdrejtë… Në atë gjendje të dehur ata, e shohin Atë – hasha – sikur të jetë vendosur aty.

Ai është një reflektim. Zemra e njeriut është një pasqyrë.

Nëse njeriu e sjell zemrën në një gjendje të tillë të pastër, sikurse Profeti ynë.

Po, “Nga pasqyra e Muhammed-it, çdoherë shihet Allahu!” – ka thënë Aziz Mahmud Hydai.

Prandaj, kush e sheh Atë, vërtet e sheh edhe Atë; Ekzistenca e lexon Atë.

Shiheni, së pari, njeriu e lexon vetveten në veten e tij; pastaj është edhe ajo që kur e shikojnë atë, me të vërtet e lexojnë Atë, e kjo është mbi të parën.

Kur të shihet, ta kujton Allahun. Në Rixhal, jemi duke e lexuar prapë; kur e shihnin një person, nga brenda të gjithë thonin “Allah”.

Jetojnë ashtu të dehur. Dridhen sikur ta shihnin Xhehenemin; dridhen sikur po i japin llogari Allahut.

Njerëzit e thjeshtë si ne, që ngrihen-ulen, nuk e kuptojnë këtë me të vërtetë. Por të rrijmë aty ku jemi, duke thënë “Kaq mjafton”, kjo është përpjekje minimale.

Ngase të qëndruarit këtu, d.t.th. që është vend që mund të rrëshqasësh lehtë, mund të bëhesh lodër e shejtanit shumë lehtë.

Cili është dizgjini im?!

T’jua tregoj një ngjarje tani, që t’ju çlodh pak; jua kam treguar edhe më parë:

Një person duke kaluar pranë xhamisë, e sheh njërin, i cili mbante në dorë dizgjinë, të cilat u vihen në gojë kuajve.

“Kush je ti?!” – e pyet. Ai, sipas disave të Erzurumit thotë “Shajtan”-i. “Unë jam Shajtani!”

“Unë jam Shajtani!” – thotë.

“E çfarë pune ke këtu, në oborrin e xhamisë, pranë shadërvanit?”

“Brenda janë disa njerëz që ua kanë dhënë zemrën Zotit, e përmendin Atë; po i pres që t’ua vë këto dizgjina!”

Shiheni, një vend zbrazët po të gjejë, do t’u vë dizgjinë. Ka dizgjina për krejt ata brenda dhe po pret me qëllim që t’ua vë krejtve.

Pasi që është një krijesë e tillë, në çast mund t’i bëjë 50 të tilla, mund të dërgojë 50 shkëndija, 50 sinjale të ndryshme.

Me këto sinjale, drejtpërdrejt mund t’i prish ato gjëra, atyre njerëzve që kanë zemrat të hapur ndaj inspirimeve; ato shkëndija mund t’i prishin këto.

(Njeriu): “Cili është dizgjini im?!” Shejtani i thotë: “Ti s’ke nevojë për dizgjin; ti, zatën po vrapon pas meje!”

Kalon pranë xhamisë, e as namaz nuk ke, i mjeri!…
Po, ky është një rrezik!..

Por ka diçka më e rrezikshme se kjo: Edhe hyn në xhami, edhe arrin Ramazanin, edhe shkon në haxh,

Të gjitha këto gjëra të shenjta i bën për të arritur diçka të kësaj bote, e poshtëron veten duke i përdorur këto si qerpiç.

Kjo është më e rrezikshme sesa ajo. Me lejen tua, ndoshta do ta them në një mënyrë që nuk do të më falni:

“Kjo është edhe më shumë kufër!”

Në një anë, për të arritur diçka të kësaj bote, disa gjëra materiale, e lidhin zemrën me to, e lidhin gjithçka për interes…

Ndërkaq nuk është vërejtur që të ketë qëndruar diçka afatgjatë, nga veprat, të cilët janë bërë për interesa tjera vetjake!

Ata që janë të lidhur pas kësaj bote edhe gjërat që kanë të bëjnë me ahiret, i bëjnë si shkallë, madje si shkallë nën këmbë, (për dynjallëk)

Abdesi ëhtë një shkallë; nëse shkel atë, edhe populli të shikon!

Edhe një shkallë tjetër është “Namazi”; Edhe namazin e përdorin në këtë pikë!..

E mendo ta bësh shkallë edhe “Eshhedu en lâ ilahe il-lallah ve eshhedu enne Muhammeden Rasulullah!”. Zoti na ruajttë!

E përdorin të shenjten si shkallë për të arritur atë që s’sështë e shenjtë!

T’i dalim për zot çështjeve islame në botë, por as grimcën e tyre të mos e përvetësojmë!… Të mos e bëjmë shkallë.

T’i ndihmosh besimtarit është detyrë e besimtarit:

Por, t’ia bësh fjalën… Të bësh blof… Ta mbledhësh popullin sikurse kopenë, e ta shfaqësh aty veten tënde pastaj…

Shiheni, edhe këtu e shenjta po përdoret si qerpiç, po vihet nën këmbë, për të arritur diku më lart.

“Që të flasin për mua! Që të më japin ndonjë pozitë! Që të thonë se është një person shumë i rëndësishëm për fenë, p.sh. Selahaddin!”

“Që të më thonë Fatih!”. Disa ahmakë po thonë zatën. “Që të thonë…!”

Bota është e mbushur me kësi mëkatarë;

Toka, në këtë shekull, është e përshtatshme për të rritur faraonë; dinamizmi i mbirjes është aq i fortë saqë, ku do që shkoni në botë, (shihni kësi njerëz), e më shumë në botën islame.

Ka të këtillë për Mashallah; Janë fara të hedhura më parë nga shejtani, të cilat po rriten si kalli në formë Faraoni, e po mundohen të bëhen selvi!

Këta, me ato hijet e tyre sterrë të zeza, janë duke nxirë horizontin e njerëzimit dhe po bëhen pengesë për t’u parë Allahu.

Kjo është më e rrezikshme sesa rreziku që vjen nga pafesia; ngase po fshihen vijat e kuqe dhe gjërat e shenjta, në një mënyrë, po bëhen urë për gjëra jo të shenjta.

Myslimanizmi po lidhet me dukjen. Dyfytyrësia, vetëpëlqimi, janë shirk; Dyfytyrësia, vetëpëlqimi, të shohësh veten të madh, lavdërimi, mendjemadhësia…

Në tesbihatet tuaja po i mbështeteni Allahut nga këto; çdo ditë i kërkoni mbrojtje Allahut nga këto, në tesbihatet që bëni.

Prandaj, t’i përdorësh kështu argumentet fetare për qëllime jo fetare, është më keq se kufër.

Njeriu i sotshëm, e ka kuptuar shejtanin dhe engjujt si formë imituese. Thotë;

mund të thotë.

mund të thotë.

Ose ashtu siç është në duatë e mëngjesit dhe mbrëmjes:

mund të thotë.

Këto janë virde të bëra vetëm nga librat e duave.

Çështja kryesore nuk është ajo. Çështja kryesore është që ju jeni përballë një shejtani.

Njëkohësisht është pozicionuar ashtu që të futet në shpirtin tuaj.

Edhe për ata që e mbajnë zemrën pastër, janë pozicionuar ata që dërgojnë të ardhura për ata që i kanë hapur këto dyer.

Mirëpo nëse hyn dikush tjetër aty, ato dyer dalëngadalë mbyllen; janë dyer të kundërta me njëra-tjetrën.

Sikurse pjatat e peshores, kur njëra vjen më rëndë, tjetra ngrihet lart.

Mu ashtu, kur dyert, sikur derë kalaje, janë të hapura ndaj shejtanit, kur syri nuk futet nuk kontrollohet, kur veshi nuk kontrollohet,

Kur gjuha nuk kontrollohet, kur sjelljet nuk planifikohen sipas sinqeritetit dhe kënaqësisë së Allahut,

Atëherë të gjitha dyert i janë hapur shejtanit, ose në një aspekt, përderisa duken si fetarë, duke i bërë çështjet fetare vegla për gjëra të kësaj bote, ua kanë hapur të gjitha dyert shejtanit.

Kësaj radhe, ata njerëz, pa e vërejtur fare:

Nganjëherë ata (shejtanët xhinë) u dërgojnë atyre (shejtanëve njerëz) sinjale. Në ushtri unë isha operator radioje.

Ata ju dërgojnë sinjale, dhe ju i pranoni, “Di-da-dit / da-da-dit” kjo d.t.th. F.G.

Edhe ju u dërgoni atyre, dhe i informoni rreth pamjes.

Disa i tregojnë gjërat duke i zbukuruar fjalët.

Ashtu sa që, shejtani nganjëherë vjen nga e djathta: “Fal namaz pra, brenda popullit!… Edhe pse po qëndron në safat e pasmë?” – thotë.

(Shiheni si e bind) “A nuk thotë Profeti ynë; më e rëndësishmja, nëse nuk bëhet imam, është të jetë në saf pas imamit!

Pse nuk rri pas imamit ti?!”

Por qëllimi i tij është tjetër. Derisa ti rri aty, “Mashallah, paska ardhur para krejtve, në safin e parë, mu pas imamit.

Nga dhjetë sevapet që vijnë nga qielli, nëntë i shkojnë atij, ndërsa ajo “një” u ndahet të tjerëve!”

Kjo është kur vjen nga e djathta, më e rrezikshmja;

Por njeriu i sotshëm… Vjen nga e djathta; “Shko në haxh more, shko disa herë! Umren mos e braktis asnjëherë!” – thotë.

Derisa ti shkon, “Deri tash të tjerët nuk shkonin asnjëherë;

Tek ata, derisa udhëheqnin popullin, nuk e kemi parë aspak këtë delikatesë; nuk kemi parë që të respektonin shenjtëritë tona!

Jetuan brenda kënaqësive të kësaj bote edhe shkuan. I hapën velat drejt gafletit, edhe s’i dhanë rast të tërhiqen në breg.

Shife sa mirë!..” Vjen nga e djathta: “Sa bukur! Ti po shkon në haxh, edhe populli po të sheh, ‘Nuk është parë më parë, me të vërtetë nuk është arritur në atë horizont, shih se çfarë po thotë?!’ thotë.”

Edhe kur agjëron ashtu: Flet diku, në fakt nuk është agjërueshëm; kur i vënë ujë përpara, e shtyn me të pasmen e dorës.

“A jeni gafilë ju? Një mysliman si unë, jam duke agjëruar!..”

Me këtë sjellje, sërish ka vënë nën këmbë, duke e përdorur si qerpiç, një dinamikë të fesë.

Të gjitha këtyre u themi “shfrytëzim”, i themi “shkatërrim duke e mbështetur në të”. Zoti na ruajttë.

Shejtani vjen edhe nga e majta. Edhe kjo ndodh në ditët e sotme, edhe kjo është e rrezikshme.

Kur shikojmë jetët e shumë vetave, i kanë shkelur të ndaluarat, deri në fyt.

Kështu si po nëpërkëmben adhurimet, në anën tjetër edhe bota e tyre shpirtërore po shkatërrohet fare; u hapen dyert e zemrës shejtanit, sikur dyert e kalasë.

Jetojnë jetë bohemi, shikojnë haram, dëgjojnë haram, gënjejnë.

Për njërin nga krerët e gënjeshtarëve, thonë që ka arritur një mijëshin me gënjeshtra; ka arritur një mijëshin me shpifje.

Kur i thotë njëherë këto bëhet “gënjeshtar i madh”, me istigfar shkrihen e fshihen ato; por nëse vazhdon kështu, kinse nuk ka problem kjo, njeriu bëhet qafir.

Dhe nëse vazhdimisht shpif kinse s’ka lidhje, e veçanërisht nëse shpif në emër të Myslimanizmit,

pa e vërejtur fare, duke e parë këtë si sjellje viktime, bëhen qafir këta, po deshi të falë namaz ose të agjërojë.

Këta janë kur vjen nga e majta.

Ka edhe njerëz që blihen me para, sikurse kafshët.

Prapë shejtani vjen nga e majta. Njëri nga qyteti im më pati treguar rreth njërit.

Prapë nëse them “i rëndësishëm, njëri nga të 30-tët” ju e kuptoni kush.

“Përse jeni kaq shumë kundër këtyre gjërave pozitive që janë?”

Ai tha: “Po më japin plot para!” I thashë: “Sa të kanë dhënë deri tash?”

Paskam harruar, “200 milion Euro!” ka thënë më duket.

“E çka po bën me këto para?” “Në Angli po mundohem të bëj disa villa, për çdo rast, t’i kem aty!”

Edhe një shok më parë, duke komentuar këtë tha që: “Disa njerëz janë duke përgatitur vende të ndryshme për të ikur, nëse në të ardhmen ndodh diçka ndryshe!”

Shejtani, duke ardhur nga e majta, futet brenda shpirtrave – ngase dyert janë të hapura – dhe godet nga aty…

Vjen nga para: Para teje ekziston varri, engjëjt Munkir dhe Nekir do të marrin në llogari.

Sërish po ju tregoj diçka, ju kam treguar edhe më parë, nuk shqetësoheni, apo jo?

Llogaria e një ashkëli

Ishte një grua, frikësohej shumë nga varri. Besonte Allahun edhe engjujt Munkir, Nekir.

Munkiri dhe Nekiri dinë arabisht, duke i thënë asaj:

I thonë: “Kush është Zoti yt, Kush është Profeti yt, cila është feja jote?”

Ajo kishte lënë testament: Kur të më varrosni, hapeni edhe një gropë tjetër si varrë pranë meje.

Pastaj, njëri të hyjë aty e të rrijë derisa të përfundojë llogaridhënia, për hir të Zotit; mos të ndihem e vetmuar aty.

Bëhet një sinergji për mua. Edhe unë i përgjigjem drejt Hz. Munkir-it dhe Nekir-it, nuk më ndalet goja!”

Me të vërtetë – Tregim është ky, tregimve nuk u shihet vërtetësia por mesazhi. – e varrosin e pastaj njëri që kishte nevojë për para. Ndoshta

Sikurse këta të sotmit që po i blejnë me nga një thes… 15 milion ia dhënë njërit, e ai e nëpërkëmbi nderin e tij, krenarinë e tij, edhe respektin për familjen. Mashallah për atë.

Njërit që kupton tregti; ngjarje, në këtë shekull ka ndodhur.

Edhe syri i tij kishte ngelur te paratë, “Le të bëhet” thotë; ia japin, “Me varrosni aty?” thotë. Duke shkuar aty, sërish i zhytur në mendime, se do të varroset.

Derisa kalonte pranë derës së njërit nga fqinjtë, ai (fqinji) po prente dru aty, një ashkël hidhet, edhe ai e merr në dorë atë.

Ngjarja shpjegohet ashtu. Kështu shkon në varr.

Edhe në varre vendosin ashtu. E varrosin, e mbyllin; mbi të – me siguri e kanë rregulluar ashtu që të mundë të merrte frymë.

Hz. Munkir dhe Nekir vijnë për ta marrë në llogari atë gruan; flasin mes veti, “Kjo sidoqoftë është në dorën tonë. Ta pyesim njëherë këtë njeriun e gjallë!”

“Nga e more atë ashkël?!” Habitet. “Duke kaluar e mora nga dera e fqinjit” “E si e more pa e pyetur? Godite me një topuz!..”

“Pasi e more, a u ktheve pas për të kërkuar falje?” “Jo, s’u ktheva!” “Godite me topuz!..” Për një ashkël e godasin me 30 topuzë.

Thotë: “Lëri fare parat e tyre, u fundosshin s’di ku!”; E heq tokën që e mbulonte edhe del jashtë.

Pra, ekziston varri këtu, ekziston jeta e varrit; pastaj atje ekziston mizani, peshorja.

Kuptimi

Ekziston një Urë që është më e hollë dhe më e mprehtë se shpata. Ekziston një Xhehenem për disa që s’do ta kalojnë atë urë.

Ekzistojnë edhe dyert e Xhenetit, për ata të cilët ua kanë hapur dyert e zemrës engjujve.

Ekzistojnë edhe shtatë dyert e Xhehenemit; për ata që ua kanë hapur dyert shejtanit.

Të gjitha këto janë të nevojshme për t’i ditur njeriu.

Ju shumë po mendoni për matanë!

(Prapë shejtani) “O ti njeri!” – thotë, “Ti je vetëm për sot. Ha, pi, shihe jetën!”

P.sh. njëri – prapë nga ata që falin namaz – i ka treguar një shokut që është i afërt me të…

“Njëri prej…” t’ju them e ju vendoseni diku atë ju lutem!”

Shoku jonë i kishte thënë: “Ka Allah, ka Pejgamber, ka hesap, ka Xhenet!”. Ai i kishte thënë: “Ju shumë po mendoni për matanë!”

Vallahi këto fjalë janë kufër, kufër!… “Matanë!” Po s’mendova për matanë, çfarë të mendojë?!

Edhe nëse veç në dukje janë, këto fjalë po i thonë çdo ditë imamët nëpër xhami qoftë edhe si shprehje kulture, edhe ti po i dëgjon! Ki frikë nga Allahu.

Të paktën ki frikë nga Allahu, ki turp, mos thuaj kështu!..

Duket si mysliman, thotë që “Këtë sistem do ta sjellim në vijë të Islamit!” po shiheni gjendjen e tij.

“Ju po mendoni shumë larg, gjëra abstrakte!” Këta janë të mjerët e paradites…

As të drekës so, as të ikindisë, as të akshamit, e assesi të nesërmes, e të pasnesërmes, e lë të jetës tjetër; as lidhje s’kanë.

E kanë planifikuar jetën e tyre tërësisht sipas gjërave të kësaj bote.

Shohin se: “Nëse sillem kështu, nëse mendoj kështu, nëse veproj kështu, çfarë fitoj pastaj?”

Pra këtë herë shejtani godet nga para. Në fakt shejtani vjen edhe nga pas.

“E ardhmja – e kaluara janë përralla; argëtohu ti, mos e ço jetën dëm!” Kjo ta shkëput lidhjen tënde me të kaluarën.

Ndërkaq e kaluara është një filiz; e kaluar është një dinamizëm i mbirjes; “e ardhmja” arrin vetëm në saje të saj; edhe vetëdija e historisë arrihet nga ajo.

Dhe ju me atë lidhje, me lejen e Allahut, ato ndjenja të larta të së kaluarës, ato ideale mund t’i ringjallni prapë, mund të jetësoni një ringjallje.

Shejtani vjen nga prapa. vjen edhe nga lart pa e ditur fare, i prish neuronet tuaja, bëhet sebep për të përzier mendimet tuaja për gjërat që s’i dini.

Shkakton shoke të tilla saqë?! Nganjëherë vjen edhe nga poshtë. Ardhja nga poshtë, ndodh kur s’e dini fare, pa e ditur fare ju rrokullis.

Kundrejt kësaj, Krenaria e Njerëzimit s.a.v.s. na porosit që mbrëmjeve dhe mëngjeseve të themi kështi (edhe më shpesh madje duhet):

Mendoni!.. Derisa lexoni Kuran, fjalën e Allahut.

themi

“Dua të filloj me fjalën Tënde, e të mbrohem nga shejtani, i cili shtë ekzekutuar, është larguar, është përzënë nga Allahu!” themi.

Po, duhet mbështetur te Allahu nga shejtani dhe nga sherri i politikanëve.

Është koha e kësaj

Vesselam

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up