Home » Ligjerata Islame » DUHET TË LIDHEMI FORT!.. (Melodi e Zemrës – 4 Shkurt 2019)

Në videon “Melodi e Zemrës” e datës 4 Shkurt 2019, me titull “Duhet të Lidhemi Fort!” flitet për këto pika:

* Besimtarët, para së gjithash, duan Zotin. Për hir të Tij ndiejnë afrimitet me gjithkënd dhe gjithçka, dhe lidhen fort sidomos me bashkudhëtarët e rrugës së tyre.

* Le të mos ju përkrahë askush! Për aq kohë sa jeni në rrugën e Zotit, mos u shqetësoni, sepse Ai do t’ju ndihmojë pa dyshim. Ai do të zgjasë drejt jush ndihmën e Tij hyjnore, dhe do t’ju zbresë një siguri, paqe dhe qetësi shpirtërore.

* Zoti i Madhëruar herë herë e tregon fuqinë dhe madhështinë e Vet duke kryer punë shumë të mëdha nëpërmjet gjërave, kushteve dhe krijesave shumë të vogla. Si të këtilla mund t’i trajtoni dhe gjithë punët dhe hizmetin që ju ka mundësuar të kryeni.

* Duhet të lidhemi fort me njëri-tjetrin! Me dritë nëpër fytyra dhe nur në horzont, në rrugën e të Drejtit duhet të lidhemi fort!..

* Duhet të lidhemi fort për të mos qenë prej atyre që i bëjnë dëm vetes! Këtë lidhje duhet ta përforcojmë mbi baza të forta!

* Njerëzit e dhënë pas kësaj bote pandehin se ky hizmet dhe kjo punë varet nga njerëz të caktuar. Duke pandehur kështu, ata edhe bien në mëkatin e shirkut, edhe u dëshirojnë vdekjen këtyre personave në mënyrë që kjo punë të ndalet. Por në të vërtetë, puna nuk është ashtu…

***

Na ndiqni:

www.youtube.com/dritaterruges

www.facebook.com/dritaterruges

www.instagram.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up