Home » Të ndryshme » DUHET TË LIDHEMI FORT… (fragment)

* Udhëtarët e së njejtës rrugë, ata që kanë një qëllim të përbashkët, ata që vrapojnë pas të njejtit synim, duhet të lidhen fort me njëri-tjetrin – aq fort, sa edhe sikur të mblidhen gjithë shejtanët, të mos arrijnë t’i shkëpusin dot.

* Zoti i Madhëruar ju mundësoi të bëni shumë gjëra. Gjërat që ju ka mundësuar të kryeni, janë referenca më e besueshme për gjërat e shumta që do ju mundësojë.

* Përse qëndroni! Nëpër duar keni gjithë këta pishtarë!
Ndizini edhe qirinjtë e të tjerëve në gjithë botën!
Ndriçojini dhe botët e të tjerëve!

* Zoti nuk do kënaqej nëse gjithë këto gjëra shkonin kot, nëse ato do shembeshin dhe do rrinin në vend. Ai absolutisht nuk kënaqet me këtë. Cila është kënaqësia e Tij? Vazhdimësia e asaj pune. Atëherë, ajo që ju takon është pikërisht kjo vazhdimësi.

(Fragment i shkëputur nga video “Melodi e Zemrës” e datës 4 Shkurt 2019, me titull “Duhet të Lidhemi Fort!..”

Shto koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 22 other subscribers

Ramazani 2021

13/04/2021
Scroll Up