Home » Ligjerata Islame » Drejt Dritës | M. Fethullah Gylen

“Ah sikur, krahas mërzitjes që gjynahet më japin, zemra ime të rrihte *
Të thoja “kjo është zgjidhja për problemet e mia” e të shkoja në derën e Zotit tim.

Të thoja “erdha, ngaqë u mërzita…erdha ngaqë jam brengosur*”.

“Askush s’u bë zgjidhje për problemin tim, ndaj erdha tek Ti!”.

Të tjerët vetëm më sorollatën andej-këtej, më hoqën qafe.

Jam ‘djegur’ nga shejtani, jam djegur nga nefsi, jam djegur nga ndjenjat… Erdha në derën Tënde, në të cilën e di se NUK DIGJEM!

Nëse më bën nder e ma hap derën, dua të Ta shpalos dertin tim. Sepse hallin e zemrës, vetëm Ti e kupton, Zoti im!”

Nëse ti ke thënë kështu, nuk do të rrahësh gjunjët nga pishmanllëku. Nuk do të thuash më “Ah sikur, ah sikur..!”

Do të vish ballë për ballë me një Bajram, të cilit i buzëqesh fytyra.

Nuk dua t’ua thyej shpresën. Allahu mos ua theftë shpresën.

Sidomos në një ditë si kjo, ditë Bajrami… në këtë ditë kur -ashtu siç unë e kuptoj- Allahu ‘buzëqesh’ me mëshirën e Tij, u përpoqa gjithmonë që të mos them ndonjë fjalë e cila do të shkaktonte mërzitje a shqetësim në zemrat e besimtarëve.

Allahu më bëftë sebep që Ai të jetë i dashur te njerëzit.

Kjo është një gjë e madhe! Çfarë kërkova unë?! Kjo më tejkalon mua shumë herë! Kush jam unë… e kush është Ai (xh.sh.)!

Allahu ju bëftë ju që ta doni Allahun!

Zemrën e kam shumë të mërzitur: në këtë shekull kur nuk duhet nga njerëzit I Dashuri i zemrave.

Kam një bote ndjesore të rrënuar, në këtë shekull kur Resulullahu (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk e ka marrë vendin që i takon në zemra!

Në një epokë kur, në vend të Zotit, në zemra është e vendosur materia… a ka mundësi që të mos

mërzitet një njeri i cili ka zemër?

Zoti na mundësoi të mblidhemi nën këtë kupolë xhamie në këtë ditë Bajrami.

Edhe nëse s’marrim dot guximin ta themi me gojë, me ndjenja e ndjesi i drejtohemi Atij (xh.sh.) dhe me të gjitha ndjenjat e zemrës, le t’i ngremë duart e të themi:

“Na mundëso neve, Allahu im, që të Të njohim ashtu siç duhet të Të njohim!

Na e mbush brendinë tonë me frikë-respektin ndaj Teje, na mbush me dashurinë ndaj Teje!

Të të respektojmë Ty, të kemi frikë nga Ti dhe të Të duam vetëm Ty!

Gjërat nga të cilat ne kishim frikë, na e shtinë frikën në palcë, nuk ka mëshiruan, nuk kishin dhembshuri ndaj nesh, as nuk na shikuan në fytyrë!

As lindja e as perëndimi nuk u bënë zgjidhje për problemet tona.

Dyert në të cilat trokitëm, vazhdimisht mbetën te mbyllura ndaj nesh. Dritaret të cilat ne i prekëm, mbetën të mbyllura ndaj nesh.

Nuk i mblodhëm mendtë një herë, e të vinim në derën Tënde! Nuk erdhëm dot! Po të vinim, Ti do të thoshe: “Urdhëroni robërit e Mi!”, por ne nuk erdhëm dot.

Ja, erdhëm tani në Bajram. Copë-copë, të rrënuar, të shkatërruar. Këtë e dinë ata që kanë zemër. Mbi të gjitha, Ti e di shumë mirë Zoti im!

Le të themi: “Ne nuk munf** në ibadete që të T’i paraqesim, por, gjendjen e mjerueshme të zemrës, gjendjen e rrënuar të ndjenjave.. për hatër të Rahmetit Tënd, për të cilin edhe shejtani shpreson në këtë ditë Bajrami

na mëshiro, na i rregullo anët tona të rrënuara!”

Dhe, ta thuash këtë është gjë e madhe: Do zemër! Por, në këto minuta e këto orë.. dhe në këtë ditë të shënuar kur atomet, pemët e bimët bashkë me njerëzit përbëjnë një hallkë dhikri, e gjithë së bashku thonë: “La ilahe il-la Hu” (S’ka zot tjetër përveç Tij xh.sh.) ne shpresojmë nga mëshira e Allahut që Ai (xh.sh.) të na mëshirojë, të na marrë edhe në në mesin e atyre të cilët Ai i ka pranuar, inshAllahu teala!

Ndodh shumë herë që njeriu preket e qan për gjendjet e rënduara të të tjerëve.

Ajo për të cilën njeriu i sotëm qan më së paku është vetja e tij, xhenazja e tij, gabimet e tij, gjynahet e tij, shkatërrim i tij, e rënia e tij!

Sikur njeriu i sotëm të arrinte të qante për rënien e shkatërrimin e tij aq sa qan për të tjerët, do të shpresonim nga mëshira e Allahut se Allahu do t’i mundësonte që lotët e bëra rrëke të shndërroheshin në një pranverë të re ngjyrë smeraldi.

*Ah sikur njeriu të arrinte të qante për vetën e tij.. të arrinte të kthehej në brendësinë e tij..

Të arrinte që me gjithë besnikërinë e tij, me një dhimbje e përvuajtje të përpëlitej..

dhe si përkthyes i kësaj gjendje të derdhte lot një pikë të cilën e di vetëm dhe vetëm Zoti i Madhërishëm t’i drejtohej Atij (xh.sh.), Allahu do ta ndreqte atë!

Ne jemi në gjendjen e këtyre personave të hutuar të cilët, në një errësirë kaq të pakuptueshme, të pakonceptueshme e shumë të zezë,

Nuk dimë se cilën derë të trokasim!

Për shkak se ky brez (kjo gjeneratë) nuk e ka parë se ç’domethënë “besimtari i vërtetë” është shumë e vështirë t’i shpjegohet kjo gjë.

Na vizitoni:

Busulla e Zemres

FACEBOOK: https://www.facebook.com/busullaezemres/

INSTAGRAM: https://www.instagram.com/busullazemres/

TWITTER: https://twitter.com/busullaezemres

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up