Home » Të ndryshme » Datat e rëndësishme Islame 2022, Tre Muajt dhe Netët e Mëdha

  1. Fillimi i Tre Muajve – 2 Shkurt 2022, E Mërkurë

    Koha për rehabilitim. Çfarë këshillohet për të përjetuar entuziazmin e tre muajve të bekuar si dhe për të përfituar maksimalisht nga atmosfera shpirtërore e tyre? Përgjigje

  2. Nata e Regaibit – 3 Shkurt 2022, nata e ditës së Enjte

    Nata e xhumasë së parë në muajin Rexheb, me vlerat e mëdha që përmban është njëkohësisht sihariqi dhe lajmëtari i parë i muajit Ramazan. Më shumë

  3. Nata e Isras dhe Miraxhit – 27 Shkurt 2022, e Diele

    Profeti Muhamed (s.a.s.) kthehet nga miraxhi tek populli i tij plot me dhurata. Pse kjo natë është e vecantë? Si mund ta vlerësoj? Përgjigjet

  4. Nata e Beratit – 17 Mars 2022, e Enjte

    Nata e faljes, një rast i mirë për të kërkuar falje nga Allahu xh.xh. Pse është e rëndësishme kjo natë? Si mund ta vlerësojmë? Përgjigjet

  5. Fillimi i Ramazanit – 2 Prill 2022, syfyri i parë të Shtunën

    Kush agjëron me sinqeritet dhe duke besuar e pritur sevapet e Allahut si dhe duke falur namazin e teravisë, pastrohet nga mëkatet si të kishte lindur sot nga nëna e tij. Cka mund të bëjë për të përfituar sa më shumë prej begatisë së Ramazanit? LexoPyetje-përgjigje rreth agjërimit

  6. Itikafi – 21 Prill 2022, e Enjte pas akshamit

    Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje

  7. Nata e Kadrit – 27 Prill 2022, e Mërkurë

    Nata e Kadrit kërkohet tek dhjetë netët e fundit të Ramazanit, e vecanërisht në netët tek. Këtë vit janë me 21,23,25,27 e 29 Prill. “Ai që e kalon Natën e Kadrit me adhurim duke besuar me zemër për vlerën e saj, i falen të gjitha gjynahet e mëparshme” (Hadith) Si duhet ta vleresojmë Natën e Kadrit?

  8. Fitër Bajrami – 2-4 Maj 2022, e Hënë

    Bajram do të thotë lehtësim dhe lumturi. Fillon me faljen e namazit te bajramit. Zgjat tri ditë, ku pas cdo namazi farz lexohen tekbiret e teshrikut. Shevali është muaji që vjen pas ramazanit.
    Agjërimi gjashtë ditë brenda muajit Shevval është sunet“Kush mban agjërimin e ramazanit dhe këtij i shton, pastaj edhe gjashtë ditë agjërim në muajin sheval, është sikur ta kishte kaluar gjithë vitin me agjërim!” (Hadith) .

  9. Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes – 30 Qershor deri 9 Korrik 2022

    Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme

  10. Dita e Arafatit – 8 Korrik 2022

    Nuk ka ditë tjetër veç ditës së arefesë kur Allahu të ketë çliruar më shumë njerëz nga zjarri i xhehenemit! (Hadith). Agjërimi i mbajtur këtë ditë bëhet kundërshpërblim (kefaret) për mëkatet e një viti të shkuar dhe e një viti të ardhshëm.

  11. Kurban Bajrami – 9-12 Korrik 2022

    Kurbani është shprehje e heroizmit, sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit. Pyetje-Pergjigje…

  12. Viti i Ri Hixhri – 30 Korrik 2022

    Hixhreti (migrimi) i Profetit Muhamed (a.s.) nga Meka në Medine…Fillimi i kalendarit Hixhri. Si filloi?

  13. Dita e Ashures – 8 Gusht 2022

    Dita e shumë ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në histori…Agjerimi është sunnet.

  14. Nata e Mevludit – 7 Tetor 2022

    12 Rebiul Evvel, Ditëlindja e Profetit (a.s.). Lexo


Ju mund të klikoni tek butoni poshtë kalendarit (+Google Calendar) për ta shtuar tek kalendari juaj, dhe kështu pranoni lajmërime për t’ju kujtuar datat e rëndësishme Islame.


Poshtë mund ta shkarkoni e printoni kalendarin.

Përkthyer nga https://sorularlaislamiyet.com/blog/2022-dini-gun-ve-geceler

Shto koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 36 other subscribers

Data e Rradhës

  • Nata e Mevludit 07/10/2022 11 Rebiul Evvel, Ditëlindja e Profetit (a.s.). Lexo...