Home » Resulullah » Profeti Muhamed a.s. si prind » Dashuria dhe dhembshuria për të bijën Fatime r.a.

Sipas Islamit, mes djemve e vajzave nuk ka dallim. Dhe këtë, i Dërguari i Allahut e pati treguar personalisht. Ç’dallim mund të bëhet kur njëri është Profeti Muhamed dhe tjetra, Hz. Hatixhe, kur njëri është Adem dhe tjetra, Hava, kur njëri është Ali dhe tjetra, Fatime? Fatimja, bija e të Dërguarit të Allahut, nëna e të gjithë shtëpisë profetike gjer në kiamet, nëna e të gjithë neve!

Ja, pra, kur kjo Fatimja e veçantë shkonte te i ati, i Dërguari i Allahut, ngrihej në këmbë, e kapte për dore, e ulte pranë vetes. Pastaj e pyeste për mbarëvajtjen dhe shëndetin, ia shfaqte dashurinë, e përkëdhelte dhe, kur do të ikte, e përcillte sërish me të njëjtat ndjenja e konsiderata.

Erdhi një ditë që Aliu deshi të bënte një martesë të dytë me të bijën e Ebu Xhehlit. Ç’është e vërteta, edhe kjo vajzë, si vëllai i saj i madh Ikrime, kishte hyrë në Islam dhe ishte bashkuar me karvanin e përjetësisë. Por gjithsesi kjo martesë do ta shqetësonte Fatimen, megjithëse, ndërkaq, Aliu as që e kishte menduar këtë gjë! Fatimja shkoi te Profeti dhe ia paraqiti çështjen dhe ia shfaqi hidhërimin dhe dëshpërimin e saj. Edhe Profeti u hidhërua, pastaj u ngjit në minber dhe mbajti një hutbe, ligjëratë, ku tha kështu: “Dëgjova se Aliu dëshiroka të bëjë një martesë tjetër mbi Fatimen! Po qe se Aliu është i vendosur në këtë dëshirë, duhet ta ndajë Fatimen, sepse kjo gjë e ka dëshpëruar shumë Fatimen. Fatimja është një pjesë e vetes sime, kështu që ai më ka dëshpëruar edhe mua! Kjo do të thotë edhe se ai që e gëzon atë, më gëzon edhe mua!”

Usame ishte nipi i tij i adoptuar, derisa një ditë ishte duke e pastruar fytyrën e tij dhe duke e përkëdhelur tha: – Sikur Usameja të ishte vajzë do ta kisha veshur me gjëra të
bukura dhe do ta stolisja me” stoli e vathë. Siç tregojnë shokët e tij kur ndonjë vogëlushe mëdinase e kapte atë përdore ai e shëtiste nëpër Medinë derisa ajo t’ia lëshonte dorën. Sa herë
që i shihte bijat e tij i puthte në ballë, kur ato qanin ua fshin— te lotët me duart e tija… Ato ndjeheshin aq të lira me të sa që me të ndanin çdo dert që kishin.

Një herë derisa në krah e mbante njërin nga nipërit, fëmija fillojë ta bëjë nevojën e vogël. Nëna e tij deshi ta marrë menjëherë por nuk ia dha duke mos dashur ta shqetësojë fëmijën: Sidoqoftë tesha është bërë e palarë leje atë le të mbarojë.—tha

Nga e bija e tij Fatimeja kishte dy nipër: Hasani dhe Hysejni. Ata dy një ditë kërkuan nag ai t’u blejë një deve. I Dërguari I Allahut s.a.v.s. nuk kishte të holla për deve. I lëshoi duart në tokë dhe si në shaka u tha: – Hipni mbi shpinë se nuk ka deve më të mirë! Një ditë tjetër kishte marrë mbi shpinë Hasnin dhe Hysejnin dhe po luanin kaloras. Aty pari kaloi Omeri r.a. i cili fëmijëve u tha: – Sa shalë të mirë që keni!  — Edhe këta janë kalorës të mirë!— iu përgjigj i Dërguari i Allahut.

“Kush ka fëmijë le të bëhet si fëmija!”— ka thënë ai në një rast.  Kur shihte fëmijët duke bërë gara në vrapim edhe ai u brishkingjiste atyre. Fituesin e garës si shpërblim e merrte në devenë e tij dhe e shëtiste nëpër rrugët e Medines.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up