Home » Ligjerata Islame » BRENGË, BRENGË, BRENGË !.. (Melodi e Zemrës – 29 Prill 2019)

💧 Mirësitë që ju largojnë prej Zotit, janë fatkeqësi të maskuara si mirësi.
💧 Në ditët e sotme kur njerëzimi rënkon i mjeruar, ka shumë nevojë për zemra të brengosura. Vërtet, lutja e të brengosurit ndonjëherë bëhet shkak që të largohen krejtësisht retë e zymta.

💧 Mund të them se sistemi im imunitar është shkatërruar plotësisht prej brengës ndaj mizorive që po përjetojnë disa njerëz të pafajshëm sot, por nuk jam lëkundur kurrë në shpresën time ndaj Zotit dhe nuk kam ndalur kurrë së shpresuari.

💧 “Ai që nuk vuan me vuajtjet e Muslimanëve të tjerë, që nuk i ndien thellë në shpirt dhimbjet e tyre, nuk është prej tyre!”

💧 Shumë herë në ditë lutem duke thënë: “O Zot, liroji ata sa më parë!” duke përmendur emrat e njerëzve që njoh dhe për të tjerët duke thënë “Ti i di ata, o Zot!” Më pas shtoj: “Liroji ata në një mënyrë surprizuese! Liroji dhe shëroje dhimbjen time!”

💧 Indiferentizmi, mungesa e pikëllimit dhe brengës janë si insekti i molës. Herët ose vonë e bren njeriun.

(Brengë, Brengë, Brengë!.. – Melodi e Zemrës, 29 Prill 2019)

🔸🔸🔸🔸🔸🔸
🔸Na ndiqni: 🔸
🔸🔸🔸🔸🔸🔸

🔹 https://www.facebook.com/dritaterruges

🔹 https://www.instagram.com/dritaterruges

🔹 https://www.youtube.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up