Home » Ligjerata Islame » BISEDË ME TË RINJTË (Melodi e Zemrës – 17 Qershor 2019)

Miq të nderuar,
Ashtu siç shumë prej jush e dinë, Fet’hullah Gylen Hoxhaefendi muajin e Ramazanit e kalon i distancuar nga njerëzit dhe kryen adhurimin e itikafit, rrjedhimisht gjatë këtij muaji nuk zhvillohen bisedat e njohura si “Melodi e Zemrës.” Edhe pas Bajramit nuk kanë filluar ende. Megjithatë, para disa ditësh, 200 të rinj, shumica e të cilëve ishin studentë, vizituan Hoxhën tonë. Bisedën e regjistruar atë ditë po jua prezantojmë si videoja “Melodi e Zemrës” për këtë javë.

Në këtë bisedë u trajtuan këto çështje:

🌱 Për të shpëtuar nga fatkeqësitë, për të arritur një ngritje sociale dhe për të siguruar paqen dhe qetësinë, kemi nevojë për një organizim të punëve dhe kohëzgjatjes së tyre, një ndarje të saktë të punëve mes njerëzve, si dhe për një lehtësim të parimit të ndihmës reciproke.

🌱 Rruga e shpëtimit nga rrjeta e egoizmit dhe nga rreziku i shndërrimit në njerëz egoistë qëndron në përqafimin e një ideali të lartë, dhe ideali më i lartë është të fituarit e kënaqësisë së Zotit.

🌱 Fjalët kanë ndikim në zemrat e të tjerëve vetëm kur ato mbështeten nga qëndrimi, sjelljet dhe veprimet tona.

🌱 Profeti Muhammed, paqja qoftë mbi Të, e kryente në mënyrë të përsosur detyrën e tij kumtuese. Megjithatë një dimension akoma më i rëndësishëm i Tij, i cili e tejkalonte kumtesën e Tij, ishte fakti se Ai i përfaqësonte ato që thoshte duke qenë një shembull i përkryer.

🌱 Maturia është prej Rahmanit, nxitimi prej shejtanit.

🌱 Është e pamundur të dish se si do t’u drejtohet Zoti këtyre zemrave të pastra. Me lejen e Tij, një ditë gjithë bota do t’ua hapë portat këtyre zemrave.

🔸🔸🔸🔸🔸🔸
🔸Na ndiqni: 🔸
🔸🔸🔸🔸🔸🔸

🔹 https://www.facebook.com/dritaterruges

🔹 https://www.instagram.com/dritaterruges

🔹 https://www.youtube.com/dritaterruges

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up