Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Bilal ibn Ribah Habeshiu r.a. – Muezini i Pejgamberit a.s.

Në historinë e Islamit ka heronj të besimit, burra dhe gra, jeta e të cilëve na frymëzon të bëhemi njerëz më të mirë, muslimanë më të mirë.

Shumë prej tyre ishin bashkëkohës të Profetit tonë të dashur, të cilët e përjetuan rritjen dhe fuqizimin e Islamit që në hapat e parë.

Shumë prej tyre vuajtën vështirësitë dhe persekutimin për hir të Islaimit, mesazhit të Allahut.

Karakteri i tyre pa të meta dhe afërsia e tyre me Allahun dhe Profetin e tij tërhoqi shumë njerëz drejt Islamit.

Njëri prej këtyre njerëzve të mëdhenj, ndër më modestet dhe të thjeshtët, ndër ata që përjetuan torturat më të tmerrshme për t’u bërë muslimanë ishte Bilal ibn Rabah. I lindur në Mekë, skllavi etopian i çliruar pasi u bë musliman, ishte i pandashëm nga Profeti Muhamed a.s. Ai u bë muezini (thirrësi i ezanit) i parë i Profetit a.s.

Torturat që ai përjetoi janë të mjaftueshme për të na bërë të ndihemi të turpëruar kur ankohemi për përpjekjet që bëjmë për t’u sjellë si muslimanë. Neve na pëlqen t’i ftojmë njerëzit në Islam, apo jo? U predikojmë të tjerëve kur ndonjëherë nuk jemi në gjendje të ngrihemi për të falur sabahun.

Historia e jetës së Bilalit dhe udhëtimi i tij drejt Islamit na mëson t’i qëndrojmë të vendosur mesazhit të njëshmërisë së Allahut dhe të mbrojmë reputacionin e Profetit a.s në çdo frymëmarrje tonën.

Detajet e imëta të jetës së Bilalit nuk janë fokusi ynë kryesor, edhe pse disa të dhëna do të na ndihmonin. Më e rëndësishmja është të pyesim veten se çfarë mund të na mësojë jeta e Bilalit. Si mund të na ndihmojë pranimi i Islamit prej tij dhe jeta e tij e mëpastajme të bëhemi muslimanë më të mirë?

Origjina etiopiane

Bilal ibn Rabah lindi si biri i një skllavi etiopian të quajtur Rabah. Për shkak të lëkurës me ngjyrë të zezë, ndonjëherë thirrej edhe si Bilal al-Habashi (etiopiani). Kur ishte fëmijë, ai iu shit si skllav Umaja bin Khalaf bin Safuanit, njërit prej prijësve të Kurejshëve, kryetar i fisit Beni Xhuma dhe besimtar i paepur në adhurimin e idhujve.

Ai jo vetëm që besonte në adhurimin e idhujve, por besonte se njerëzit i adhuronin idhujt sipas dinjitetit të adhuruesit dhe statusit të tyre social. Për këtë arsye ai duhet të adhuronte një idhull prej ari, ndërsa skllavi i tij prej guri ose druri. Edhe pse Bilali ishte skllav, pronari i tij ishte i “skllavëruari” i vërtetë. Ai ishte skllav i politeizmit, besimit të paarsyeshëm në shumë zota që kishte përpirë të gjithë gadishullin Arabik në këtë kohë.

Kur Profeti Muhamed filloi të predikonte mesazhin e njëshmërisë së Allahut (teuhidin), shumë njerëz u ballafaquan me vuajtje për shkak se zgjodhën të përqafonin Islamin në vend të adhurimit të idhujve. Si është e mundur që edhe sot, njerëzit ndihen të kërcënuar nga mirësia? Si është e mundur që adhuruesit e idhujve bënë gjithçka që mundeshin për të ndaluar përhapjen e Islamit, edhe pse ishte e qartë se muslimanët ishin njerëz të mirë që dëshironin të lëndonin askënd?

Bilali pa gjithëmonë e më shumë njerëz që pranon Islamin në Mekë, shoqëruar kjo me vuajtje dhe tortura të shkaktuara nga duart e idhujtarëve. Ebu Xhehli ishte një nga burrat e pushtetshëm të Mekës. Ai shquhej për mizorinë e tij dhe për urrejtjen që kishte ndaj Islamit. Bilali kishte dëgjuar se prindërit e Amar ibn Jasir ishin torturuar me urdhër të Ebu Xhehlit derisa kishin vdekur.

Përqafimi i Islamit

Edhe pse edhe vetë djali i tyre (Amari) vuajti nga torturat dhe persekutimi, ai refuzoi të rikthehej tek adhurimi i idhujve. I prekur nga një heroizëm i tillë, Bilali vendosi të vizitonte vendin ku qëndronte Muhamedi.

Fjalët e Muhamedi a.s depërtuan në zemrën e Bilalit dhe ai u bë menjëherë musliman. Nuk kishte rëndësi nëse ishte ky apo jo çasti i duhur; as vlerësim të dobive dhe dëmeve që deklarimi i shehadetit mund të sillte në jetën e tij. Bilali kuptoi që tek ky mesazhi do të gjente paqe shpirtërore, përgjigjen e dëshirave të zemrës së tij.

Pothuajse menjëherë, pronari i tij, Umaja, dëgjoi se Bilali kishte nisur të fliste për njëshmërinë e Allahut dhe kotësinë e adhurimit të idhujve. Ai u detyrua të paguante një çmim të rëndë. Umaja fillimisht e torturoi duke e tërhequr zvarrë nëpër qytet nga djem të rinj, mbi rërën përvëluese gjatë orës më të nxehtë të ditës. Përgjigja e vetme e Bilalit ishte vajtimi me thënien “Ahad” (Allahu është një).

Ai u rrah, por nuk u tërhoq. Megjithatë, më e keqja nuk kishte ardhur akoma. Pasi e shtrinë në rërën e nxehtë, gurë të mëdhenj u vendosën mbi kraharorin dhe stomakun e tij, duke e shtypur pothuajse deri në vdekje. Por as kjo nuk mjaftoi që ai të tërhiqej. Sa herë që i kërkohej të mohonte Islamin dhe të deklaronte sërish besimin e tij tek idhujt, ai duke qarë thoshte “ahad, ahad”. Umaja hoqi dorë nga torturat dhe e la skllavin e tij pothuajse të vdekur.

Kush e di sa banorë të Mekës përqafuan islamin nga vuajtjet e këtij njeriu të thjeshtë dhe drejtë? Sa njerëz refuzuan idhujtarinë prej shembullit të tij? Bilali nuk mbajti ndonjë fjalim, as nuk priu ndonjë ëorkshop mbi ftesën në Islam, dhe as shkroi libra dhe fletushka ku t’i ftonte njerëzit në Islam. Dëshmia se ishte i gatshëm të jepte jetën e tij ishte mëse e mjaftueshme.

Bilalin e bleu nga Umaja pikërisht Ebu Bekri që me pas e la të lirë. Islami e bëri atë njeri të lirë. Pjesën e mbetur të jetës, ai ia kushtoi çdo frymëmarrje dhe energji të trupit të tij shërbimit ndaj Islamit, duke qëndruar përkrah Profetit a.s. Ai u bë shoqërues dhe ruajtës i Profetit a.s, prandaj ishte përkrah tij në luftë dhe në paqe.

Por Bilali kishte edhe një veçori tjetër. Jo vetëm që ishte gjithmonë përkrah Profetit a.s, por ai u zgjodh nga Profeti si njeriu i parë për të thirrur ezanin (thirrja për falje që kryhet 5 herë në ditë), pasi kjo thirrje i ishte shpallur në ëndërr Abdullah ibn Zaidit, ishte konfirmuar nga Umeri dhe ishte aprovuar nga Profeti a.s si udhëzim prej Allahut. Bilali u zgjodh të thërriste ezanin sepse zëri i tij ishte i fortë dhe shumë i ëmbël. Ai ngjitej në majë të çatisë së xhamisë në Medine dhe thërriste ezanin.

A nuk është historia e Bilalit, historia e cilitdo që do të donte të ishte musliman? Zëri i tij ishte i fortë dhe i ëmbël, njësoj si mesazhi i Islamit që është po ashtu i fortë dhe i ëmbël.

Historia e Bilalit është dëshmi e asaj që na mësoi Muhamedi a.s. Nuk është statusi social, hierarkia apo shkollimi që e bën një njëri më të mirë se tjetrin, por devotshmëria. Ata që janë pranë Allahut janë njerëzit më të mirë.

Bilali vuajti me trupin e tij për Islamin. Ai ishte i thjeshtë dhe i sjellshëm, besimplotë dhe besnik. Ai ishte i fuqishëm, megjithatë zëri i tij kur thërriste ezanin ishte i butë dhe i ëmbël, aq sa ata që e dëgjonin lotonin nga kënaqësia. Burimi

YouTube player

 

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...