Home » Horizont » Shatërvani » Besimtari dhe Skepticizmi

Çfarë është skepticizmi? Skepticizmi në vija të trasha mund të përkufizohet si ideja që askush nuk mund të jetë i sigurt për asnjë informacion apo dije që ekziston. Skepticizmi fundamentalisht shkon aq larg saqë thotë askush nuk mund të jetë i sigurt nëse është zgjuar apo është në ëndërr sepse askush nuk ka fakte të besueshme që nuk është në ëndërr. Por nëse me kujdes i shqyrtojmë idetë e një skeptiki atëherë kuptojmë se, në fakt skepticizmi nuk mund të vërtetohet si një qëndrim i  rremë sepse asnjëherë nuk mund të jemi 100% të sigurt për diçka, në rastin më të mirë 99.99%. Me fjalë të tjera gjithmonë ka hapësirë për një dyshim “kreativ” në të mirën e çështjes.

Mund të vijmë në përfundim se skepticizmi ka mundësi për t’u bërë një bezdi, dhe në ekstremin e tij një çrregullim dhe degjenerim i përmasave gjigante. Se sa kokëdhimbje mund të shkaktoj skepticizmi mund të merret shembulli si vijon:

Imagjinoni sikur po blini një veturë të re nga një shitës i panjohur veturash. Veturat që shiten të gjitha duken në gjendje të mirë dhe gjithashtu shitësi duket mjaftueshëm i ndershëm dhe i sinqertë. Por megjithatë për shkak të natyrës tuaj skeptike ju dyshoni në kualitetin e veturave dhe vërtetësinë e fjalëve të shitësit dhe përfundimisht nuk e bleni veturën. Për këtë shkak ju humbisni mundësinë për të blerë një veturë të mirë me çmim të përballueshëm, si pasojë e dyshimit të pajustifikueshëm dhe jo logjik që buron nga  botëkuptimi juaj skeptik.

Çfarë nënkupton të qenurit tepër skeptik? Ka raste kur të jesh skeptik edhe është e nevojshme, madje e domosdoshme. Për shembull po që se shitësi i veturave do të tregonte shenja pasigurie ose do bënte veprime që nxisin dyshime atëherë do të ishte pjekuri që të shqyrtonit edhe njëherë faktet duke pas parasysh dyshimin se mund të jetë duke i’u mashtruar. Sidoqoftë problemi bëhet serioz kur dyshimet tuaja nuk bazohen mbi fakte reale dhe ju përsëri pretendoni se realiteti është tjetër nga ajo që të tjerët kuptojnë. A ka ndonjë ilaç për shpirtin që është i pikëlluar me dyshime të vazhdueshme për botën dhe qëllimet e atyre që gjenden në të? A ka ndonjë kurë për mendjen që nuk është kurrë e kënaqur me paditurinë e saj dhe dëshiron të njoh të vërtetën dhe realitetin prapa të gjitha ngjarjeve në univers?

Bediuzzaman Said Nursi, një dijetar islam i shekullit të njëzetë, përgjigjet në Risale-i Nur me një “po” afirmues dhe thotë se të kesh një ide për Zotin në jetën e një personi është e mjaftueshme për të adresuar shqetësimet e skepticizmit.

Lindur në 1877, në një fshat afër qytetit të Bitlisit, Bediuzzaman Said Nursi jetoi nëpër një nga periudhat më të tronditura në historinë turke, duke përjetuar rënien e Perandorisë Osmane dhe lindjen e shtetit laik turk në krye me Mustafa Kemal Ataturk-un.

Jeta e vet Nursit ishte po aq tronditëse. Sipas ideologjisë Kemaliste të republikës së re, Nursi mbahej në mënyrë rutinore nga policia, u gjykua padrejtësisht në gjyq dhe u detyrua të jetonte në internime anë e mbanë shtetit . Përkundër këtyre vështirësive, Nursi kurrë nuk devijoi nga mesazhi i tij i besimit dhe paqes dhe arriti të përpiloj koleksionin e tij jashtëzakonisht me ndikim Risale-i Nur.  (Mendoj qe ndajfolja “aq”, nuk po jep mesazh te plote meqe “aq” zakonisht perdoret per te krahasuar, ne rastin ne fjale s’ka bere ndonje krahasim por vetem ka deftuar diqka te vetme. Mund te perdoret: Jeta e vet Nursit ishte shumë tronditëse. Ose ne vend te aq: jashtezakonisht, mjaftueshem,etj)

Cfarë thotë Bediuzzaman Said Nursi për skepticizmin? Së pari duhet të shohim qëndrimin e Nursiut ndaj shkencës moderne. Said Nursi theksoi dhe vlerësoi arritjet shkencore bashkëkohore, dhe përdori terminologjitë fetare dhe shkencore së bashku. Kjo tregon se ai mbështeti dhe pranoi shkencat pozitive dhe metafizike. Një nga idetë e tij themelore ishte se si njohuritë fetare dhe moderne shkencore duhet të plotësojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën, në vend që të bien në konflikt. Në citimin vijues, ne do të shohim rëndësinë që ai i kushton të dy shkencave, dhe se si skepticizmi është rezultat i mungesës së shkencave fetare:

Drita e ndërgjegjes është shkenca fetare (ulum-u diniye). Drita e mendjes është shkenca moderne (funun-u medeniye). Kombinimi i të dyja manifeston të vërtetën. Aftësitë e njeriut zhvillohen më tej me këto dy (shkenca) Kur drita e shpirtit ndahet nga ajo e mendjes, besëtytnitë e popujve të mëparshëm dhe të sotëm ngjallin korrupcionin dhe skepticizmin”(nga Munazarat, po aty, 2: 1956).

Për të vazhduar studimin, ne do të shqyrtojmë se çfarë thotë Said Nursi në lidhje me marrëdhëniet midis njeriut dhe Zotit. Nursi shkruan se besimi, dituria dhe adhurimi i Zotit janë qëllimi i fundit i ekzistencës dhe si të tilla janë të bashkëlindura me njeriun dhe qëllimet e tij të vërteta. Prandaj, besimi në Zot është qëllimi më i lartë i krijimit. Sipas Nursit, për shkak të këtyre fakteve, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën, qeniet njerëzore mund të gjejnë lumturinë dhe qetësinë e vërtetë vetëm përmes besimit. Kjo ide e gjetjes së paqes së brendshme përmes besimit në Zot është një përbërës shumë i rëndësishëm i Risaleve, dhe megjithëse Said Nursi nuk flet drejtpërdrejt pwr skepticizmin, kjo ide mund të adresoj shqetësimet skeptike për dijen dhe botën. Më konkretisht, është kur një person i beson plotësisht Zotit, ai ose ajo mund të ndalen së shqetësuari për qështjet e parëndësishme të kësaj bote.  

Nursi shkruan rreth besimit në Zot, në Risale Nur më saktësisht tek Fjalët. Ai e shpjegon këtë koncept në Fjalën e Njëzet e tretë, Pikën e Tretë. Nursi shkruan se besimi në Zot është edhe dritë, por edhe fuqi, me qëllim që ata që kanë besim të vërtetë mund të çlirohen nga presioni i ngjarjeve. Meqenëse ia besojnë barrën e tyre Fuqisë Absolute të Zotit, ata udhëtojnë nëpër botë pa frikë dhe mjerim. Nursi shkruan se besimi konsiston në afirmimin e Unitetit Hyjnor, i cili kërkon t’i nënshtrohet Zotit. Dorëzimi plotësisht te Zoti kërkon të mbështetesh tek Ai, i cili do të jap lumturi në këtë botë.

Kujdesi nga Nursi që mbështetja te Zoti në këtë mënyrë nuk do të thotë që duhet të injorohet marrëdhënia midis shkakut dhe pasojës, por përkundrazi shkaqet duhen kuptuar si perde që mbulojnë dorën e Fuqisë Hyjnore. Për shembull, për të fituar një rezultat të lartë në provimin përfundimtar për shkollën, ne nuk duhet  vetëm të ulemi  dhe t’i lutemi Zotit, por duhet të studiojmë materialin përkatës . Ai shkruan se respektimi i ligjeve të shkakut dhe pasojës është në të vërtetë një lloj adhurimi përmes të cilit kërkojmë aprovimin e Vullnetit Hyjnor. Sidoqoftë, kjo lloj dëshire dhe kërkimi i rezultateve nuk është i mjaftueshme për ne për të marrë atë që duam. Sipas Nursi, duhet ta kuptojmë se, rezultati që duam mund të pritet vetëm nga Zoti, sepse Ai është krijuesi i vetëm e dhe i shkakut edhe I pasojës .  

Ustadi e shpjegon këtë koncept duke përdorur një argument logjik. Si krahasimi i mëposhtëm: Një herë, dy njerëz hipnin në një anije, secili mbante ngarkesa të rënda në shpinë. Njëri menjëherë e shkarkoi barrën e tij në kuvertën e anijes  dhe u ul mbi të për ta mbajtur të sigurt. Burri tjetër nuk pranoi të linte ngarkesën e tij, edhe pasi u tha se duhej ta bënte këtë. Ai kishte frikë se mund të humbet, dhe mendonte se ishte mjaft i fortë për ta mbartur atë vet. Shoku i tij i tha që anija ishte më e fortë dhe mund ta mbante atë, dhe gjithashtu se duke mbajtur vet barrën e tij, do të lodhej dhe përfundimisht do ta lëshonte. Për më tepër, nëse kapiteni i anijes do ta shihte, ai mund të mendojë se ishte mirënjohës ose i çmendur që mbante vet këtë barrë. Dhe kështu ai u bind për të hequr barrën e tij dhe ai më në fund gjeti lehtësim. Said Nursi shkruan se të besosh te Zoti e çliron njeriun të mos ketë frikë nga gjërat në jetë, i ngjashëm me mënyrën sesi burrat në barkë ulën barrën e tyre dhe ndalun së shqetësuari për to.

Çfarë lidhje ka kjo me skepticizmin? Le të kujtojmë problemet që lidhen me të jetuarit e një jete me skepticizëm. Kur një person ka një skepticizëm jo të shëndetshëm, ai ose ajo vazhdimisht shqetësohen për gjërat të cilat realisht nuk do të duhej të shqetësoheshin fare. Ky lloj skepticizmi është si një lloj paranoje, një lloj fobie. Më herët potencuam se Said Nursi e shikon këtë lloj skepticizmi si rezultat i mungesës së shkencave fetare. Më tej, kjo do të thotë se mungesa e besimit te një Zot i Gjithëurtë mund të jetë përgjegjës për këtë skepticizëm. Besimi i  plotë në Zot, së pari kërkon që dikush të besoj se Zoti ka fuqi absolute mbi shkakun dhe pasojën. Nëse dikush beson se Zoti kontrollon plotësisht shkakun dhe pasojën, dhe nëse dikush beson se gjithçka që do Zoti është me urtësi dhe ka një qëllim të caktuar, atëherë nuk ka arsye të shqetësohet për gjërat që nuk mund t’i dijë me siguri, sepse ato çështje i janë besuar Zotit që di dhe kontrollon cdo gjë .

Said Nursi gjithashtu shkruan në Fjalën Njëzet e Pestë, Stacioni i Dytë, për mendimet e liga dhe sugjerimet e pavullnetshme që mund të vijnë tek njerëzit. Ai së pari citon një varg nga Kurani:

“Zoti im kërkoj të më mbrosh nga cytjet e djajve dhe tek ti mbështetem Zoti im që të mos më afrohen” (23:97-98).

Ustadi rreth mendimeve të liga të cilat janë të pavullnetshme dhe vijnë nga shejtani, nuk ka rënë në gjendje fatkeqe me kusht që të mos u jap rëndësi dhe të mos merret me to. Sa më shumë që mendon për to, aq më shumë rriten. Nëse dikush i injoron, ato do të zvogëlohen; por nëse dikush i ekzagjeron ato, ato do t’i bëhen pjesë e jetës. Nëse dikush ka frikë prej tyre, ato do ta bëjnë atë të sëmurë; por nëse dikush nuk ka frikë prej tyre, ato(mendimet shejtanore) do të fshihen.

Kjo qasje është e rëndësishme në lidhje me shqetësimet skeptike. Me pak observim vërejmë se personat të cilët kanë probleme me skepticizmin janë filozofët. Për  shembull, shumices së njerëzve nuk u shkon mendja të pyesin nëse je zgjuar apo je duke ëndërruar në këtë moment. Nëse shohim një domate, nuk duhet të shqetësohemi për faktin se nuk mund të shohim çdo aspekt të domates menjëherë. Kjo nuk duhet të na shtyjë të pyesim nëse ajo që shohim është në të vërtetë domate. 

Këshillat e Nursit për filozofët janë që ne duhet të ndalemi së shqetësuari për 0,01 e njohurive që nuk mund të fitojmë kurrë, dhe përkundrazi të vendosim besimin tonë të plotë te Zoti, i Cili ka njohuri absolute, urtësi dhe kontroll mbi botën. Nëse Zoti e do, domatja do të dalë domate, dhe nëse jo, nuk është fundi i botës. Nursi do të thoshte gjithashtu mos u shqetëso nëse pa arsye dyshon që shitësi i veturës po mundohet të i’u mashtroj. Nëse ndodhë që keni blerë një limon, duhet të mbani mend se ishte Vullneti Hyjnor që dëshiroj të ndodhte dhe mund të ketë ndonjë mirësi që momentalisht nuk  e kupton.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...