Home » Ligjerata Islame » BESIMI NUK ËSHTË VETËM FJALË

Të qenit mysliman nuk është vetëm fjalë..

Të qenit mysliman do të thotë, kur me lëvizjet tuaja, me sjelljet tuaja, edhe për qafirin, edhe për besimtarin, edhe për Allahun, edhe për engjëjt, të jeni një bashkësi e pranuar. Ja kjo është të qenit Mysliman!

Atëherë, Allahu i Madhërishëm do t’i nënshtrojë nën urdhrin tuaj gjithë krijesat, do t’ju lartësojë ju mbi gjithçka, dhe nuk do rrëzoheni. Edhe atëherë kur të rrëzoheni, do bini mbi duar ose në këmbë. Nuk do shtypeni! Nuk do të pësoni humbje! Si një xhemaat (bashkësi) e Allahut do jetoni të lartësuar.

Kjo është fjala e Kur’anit. Nëse Allahu është bashkë me ju, nëse Allahu ju jep fuqi dhe lartësim nga fuqia e Vet, nuk ka asnjë bashkësi tjetër që t’ju shtypë. Nuk ka asnjë popull dhe nuk ka asnjë ngjarje që t’ju shtypë…

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up