Home » Horizont » Revista Ujëvara » Ballafaqimi me veten ose Muhasebe-ja (Bërja e Llogarive)

Nëse njeriu nuk e ndjek dot veten nga afër dhe nuk e lexon dot saktë nefsin e tij me gjithë anët pozitive dhe prirjet e tij për ligësi; përveç se nuk shpëton dot nga rrëshqitjet, ai e ka shumë të vështirë, madje të pamundur ta vazhdojë jetën e tij një rrugën e drejtë. Në lidhje me këtë gjë, në krye te herës vjen frenimi i dëshirave dhe tekave të nefsit. Nëse nuk frenohet ose nuk merret nën kontroll nefsi emmare, njeriu nuk e kryen dot përgjegjësinë e titullit “ahsen-i takvim” (forma më e lartë e krijimit) që i është dhënë atij; nuk shpëton dot kurrë nga disa sjellje dhe veprime negative si dhe nuk mund të depërtojë dot në sekretet e holla të krijimit të tij. Po, nuk mund të depërtojë për sa kohë nefsi dhe epshi i bëhen perde. Një njeri i cili bie në një verbëri të këtillë, vazhdimisht përjeton eklipse në lidhje me të vërtetën e krijimit dhe “hakikatul hakaik” (të vërteta e të vërtetave); nuk shpëton dot nga atmosfera e nxirë nga dhënia pas nefsit; ngec nëpër kapriçot shkatërruese të mendimeve egoiste dhe gjithmonë thotë “unë, unë”. Sidomos nëse ambienti ku ky person është rritur favorizon zhvillimin e këtyre ndjenjave…

Në lidhje me këtë çështje, atmosfera shoqërore në ditët e sotme është mjaft e mjegullt; masat e tëra të njerëzve janë pa informacion për qëllimin e krijimit të tyre; ata të cilët flasin në lidhje me këtë çështje jetojnë nëpër imitime të të tjerëve; fjalët që thuhen dhe veprat që bëhen janë murmuritje e gjuhës dhe e buzëve, por pa referencën e zemrës; gjërat e shenjta janë bërë nga një argument që përdoren në llogari të gjërave të dynjasë; dhënia pas mallit e pasurisë; sëmundja tul-i emel (të mendosh sikur do të jetosh përjetësisht në këtë dynja); dobësia e bohemizmit (shthurja në qejfe); zgjedhja me vetëdije e dynjasë në vend të ahiretit, janë mistere për të cilat njerëzit nuk vrasin mendjen…

Në një atmosferë të këtillë, masat (grupet e mëdha) të njerëzve janë fatkëqij që ngjasojnë me varre lëvizëse, ndërkaq ata të cilët i shndërrojnë masat e njerëzve në këtë formë janë shejtanët ins (njerëzorë) dhe dyfytyrëshit makiavelistë. Me sjelljet dhe veprimet që ata bëjnë pavarësisht se duken sikur janë përfaqësuesit e një ideali të lartë dhe kauzës së vërtetë, ata janë nga një Faraon, nga një Nemrud e nga një Sheddad të cilët, nga ana e mendimeve dhe e ndjenjave, janë nën ndikimin e nefsit dhe të epshit. Në vend që të thonë “U bëra rob i Zotit!”, ata duke shtënë ulërima si Faraoni, ulen e ngrihen me mendimin që të gjithë njerëzit t’i bëjnë robër të vetes së tyre.

Në vendet ku ata shkojnë shfaqin rënkime sikur të njerëzve të lartë shpirtërisht, me sjellje prej personash të lartë nga ana shpirtërore thonë “feja”, “Allahu”, “Pejgamberi” dhe i magjepsin dëgjuesit e tyre, por nga ana e botës së tyre të brendshme ata janë jashtëzakonisht shumë larg nga të gjitha këto. As në fjalët e tyre kur thonë se duan drejtësi, e as në sjelljet e tyre ‘shpirtërore’, ata kategorikisht nuk janë të sinqertë.

Këta janë adhurues të dynjasë, dhe, keqpërdorin (për interesat e tyre) çështjet në lidhje me gjërat e shenjta. Sipas shprehjes së Ashëk Pashait:

I përkushtuar i vërtetë është ai i cili e braktis dynjanë,

Edhe besimtari i vërtetë është ai i të cilin e braktis dynjaja.

Te ata adhurues të dynjasë nuk ekziston as edhe grimca më e vogël e kësaj ndjenje apo këtij mendimi; fryma e zëri i të gjithë atyre është një murmuritje mashtrimi. Është shumë e vështirë të vendosësh në një vend të caktuar nga ana e imanit, Islamit e ihsanit persona të tillë; sepse pothuajse të gjithë këta në një aspekt janë nga një Ibni Selul. Bota e tyre e mendimit është e pistë, sjelljet e tyre janë artificiale, ideali i jetës së tyre është luksi, dukja dhe madhështia; synimi i tyre është dynjaja dhe ato që janë në të. I japin rëndësi jashtëzakonisht të madhe dukjes (paraqitjes së jashtme), ulen e ngrihen me makijazh.. përpiqen të magjepsin njerëzit që kanë përreth me fjalë të qëndisura.. vdesin fare për të mbuluar ndyrësitë e tyre.. vazhdimisht hyjnë nëpër demagogji të ndryshme për t’u dukur tërësisht të pastër e të kulluar.. por kur u dalin në shesh të këqijat, menjëherë shpikin aktualitete artificiale dhe i mbulojnë të këqijat që kanë bërë.

Nuk e njohin këta pastërtinë e zemrës, çiltërsinë e shpirtit; me jetesën e tyre Islame, që është formale dhe vetëm sa për dukje, i mashtrojnë dhe i zvarrisin grupet pavetëdijshme e të pavullnetshme njerëzore.. vazhdimisht e theksojnë se janë njerëz të së drejtës dhe heronj të ‘ringjalljes’ shpirtërore, por as nuk kanë ndonjë lidhje (raport) me të vërtetën e të drejtën, e as ndonjë përpjekje për ‘ringjallje’ shpirtërore.. të pista i kanë ndjenjat dhe mendimet; nuk e dinë se ç’është pastrimi dhe pastërtia e zemrës dhe e shpirtit.. nuk e dinë se është thelbësore të kesh unifikimin ‘botë e brendshme – botë e jashtme’.. të jesh rob i sinqertë i Allahut, duke shpëtuar nga cytjet e nefsit dhe të epshit.

Nga ana e mekanizmit të ndërgjegjes, vullneti i tyre zvarritet duke u ulur e ngritur.. çdo gjendje e tyre është mashtruese sepse ibadetet e tyre janë artificiale dhe sillen rreth boshtit të imitimit. Duken sikur marrin abdest, ecin drejt safit (rreshtit) përpara sikur do të falin namaz, por të gjitha sjelljet janë vetëm sa ‘për të ngjyrosur sytë e të tjerëve’.. Kijam-et (qëndrimet në këmbë) dhe uljet e tyre në namaz para Allahut janë vetëm mashtrime.. nuk e dinë se ç’do të thotë të jesh i shikuar (observuar) nga Allahu.. qëndrimin e tyre në rrugën e Miraxhit (namazit) e përlyejnë me ndyrësitë mendore e shpirtërore.. nuk i kanë pastruar dot shpirtrat e tyre nga papastërtia e dukjes dhe bërjes së punëve për t’u dukur te tjerët. Por ibadeti dhe namazi, që është miraxhi i besimtarit, bëhet namaz duke shpëtuar nga papastërti të tilla. Sa bukur e thotë Ismail Hakkë Burseviu:

Pastroje dhe mbaje të pastër nefsin tënd nga papastërtitë e epshit

Mos mendo se qëllimi i pastrimit është larja e fytyrës dhe e duarve!..

Këta fatzinj që nuk shpëtojnë dot nga lojërat mashtruese me ngjyra dhe dizajne të ndryshme të nefsit dhe epshit, nuk shpëtojnë dot nga fakti që: në mëngjes të jenë në një formë të caktuar, e në mbrëmje në një tjetër formë.. nuk mendojnë dot për të nesërmet, gjërat që janë përtej (të tashmes dhe të sotmes, pra: ahiretin), si dhe për ditën e llogaridhënies ‘nga gjilpëra deri te peri’.. ndërgjegjet e tyre janë të mbyllura ndaj çështjes: “Bëjini llogarinë vetes dhe ballafaqohuni me veten, para se t’ju bëhet llogaria në Madele-i Ulja (në Ahiret)” (Hz. Omeri radiallahu anhu).. nuk janë të vetëdijshëm se ecja drejt të horizontit të të qenit njeri i vërtetë kalon nga kjo rrugë; nuk janë të vetëdijshëm se vetëm e vetëm me një tendosje të tillë metafizike (shpirtërore) mund të frenohet nefsi e epshi, e si rrjedhojë triumfohet ndaj tekave (huqeve) njerëzore, ndjenjave kafshërore e ndjesive epshore.

Por, ç’e do se, shpirtrat e helmuar të cilët e kanë dhënë veten e tyre ndaj namit e nishanit, famës e popullaritetit, postit e pozitës, qejfeve e dëfrimeve, vlerësimit të të tjerëve e duartrokitjeve; as nuk e vënë re se kanë hapur velat ndaj një vorbulle të tillë. Nuk e dinë këta imanin, Islamin e ihsanin e vërtetë; nuk e ndjejnë dot thellësinë e të qenit njeri i vërtetë. E si mund ta ndjejnë; këta janë disa fatkëqij të cilët nuk kanë të nesërme, janë persona të cilët e kanë përkushtuar tërësisht zemrën e mendjen, me sytë e veshët vetëm për këtë dynja. Por nëse ne nuk i shikojmë si të ulëta të sotmen (dynjanë), gjërat kalimtare dhe ato që përfundojnë; ne nuk orientohemi dot për të nesërmen dhe përtej (ahiretin) me të gjithë sistemet tona të ndjenjave dhe ndjesive, ne nuk do të kemi respektuar titullin “ahseni takuim” që na është dhënë dhe do të shndërrohemi në mosmirënjohës ndaj Allahut (xh.sh.).

Por, të themi çfarëdo që të themi, shpirtrat të cilët nuk janë me Hakkun (Allahun xh.sh.) patjetër do të ngecin në shkëndijat e shejtanit e të nefsit. Imam Shafiu thotë “Nëse ti nuk e ngarkon veten me punë të drejta (hajrit), gjërat e këqija (ulëta) ta mbështjellin shpirtin dhe të bëjnë të merresh gjithmonë me to.” Kjo është një recetë që i është lënë amanet ndërgjegjeve tona.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...