Home » Lexim » Enciklopedia Sahabet » Ashere i Mubeshere – Dhjete te pergezuarit me Xhennet!

Sahabët gëzojnë një status shumë të lartë, sepse ata iu bashkëngjitën Profetit a.s që në çastin e parë, pranuan Islamin si fenë e tyre dhe i përmbushën me devotshmëri dhe modesti kërkesat e fesë së tyre të re. Edhe pse e pranuan Islamin në kohë të ndryshme, ata e kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre me Profetin (s.a.s), iu bindën këshillave dhe vendimeve të tij dhe ndërmorën sakrifica të mëdha, së bashku me Profetin, për hir të lartësimit dhe përhapjes së Islamit. Ata ishin të gjithë të çmuar dhe të papërsëritshëm dhe të gjithë kishin për qëllim fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe fitimin e Xhenetit. Dhjetë prej sahabeve që u përgëzuan me Xhenet që në këtë botë, Profeti (s.a.s) i ka përmendur në një hadith në të cilin thotë:

“Ebu Bekri do të jetë në Xhenet. Umeri do të jetë në xhenet. Uthmani do të jetë në xhenet. Aliu do të jetë në Xhenet. Talha do të jetë në Xhenet. Zubejri do të jetë në Xhenet. Abdurrahman ibn Aufi do të jetë në Xhenet. Sad ibn Ebi Vakas do të jetë në Xhenet. Seid ibn Zejd do të jetë në Xhenet dhe Ebu Ubejde ibn el Xherah do të jetë në Xhenet.”

Ata ishin të paarritshëm dhe ishin shtyllat kryësore pas Profetit tonë të nderuar (s.a.s), mbi të cilët u ngrit fortesa e Islamit. Burimi

Me poshte mund te gjeni me shume rreth dhjetë Sahabeve të cilët përmenden në hadith:

1.Ebu Bekri Es-Siddiku r.a.

2.Omer ibn Hattab r.a.

3.Othman ibn Affan r.a.

4.Ali ibn Ebi Talib r.a.

5.Talha ibn Ubejdullah r.a.

6.Zubejr ibn Avvam r.a.

7.Abdurrahman ibn Avf r.a.

8.Sa’d ibn Ebi Vakkas r.a.

9.Said ibn Zejd r.a.

10.Ebu Ubejde ibn Xherrah r.a.

RadijAllahu Anh. Allahu qofte i kenaqur prej tyre

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 50 other subscribers

Data e Rradhës

  • Dhjetë Ditët e Dhul Hixhes 07/06/2024 – 16/06/2024 Nuk ka ditë më të dashura se 10 Ditët e Dhul Hixhxhes, sikur një Ramazan i Vogël. Mundësit e mrekullueshme...