Home » Ligjerata Islame » AS MANË, E AS THËLLËZA! (Melodi e Zemrës – 26 Nëntor 2018)

Në videon “Melodi e Zemrës” për këtë javë fliten këto tema:

* O Zot, mbështetemi tek Ti ndaj nxitjet e shejtanëve të njerëzve dhe xhindeve, si dhe nga ndikimi i atmosferës së tyre të ndyrë!..

* Në krye të shumë mashtrimeve dhe devijimeve të nefsit (unit) dhe shejtanit qëndrojnë dobësi njerëzore si ndjenjat e shthurura boheme, mendjemadhësia, urrejtja, dashuria ndaj dynjasë, dobësia ndaj famës, ambicia e tepruar, dyfytyrësia, vetëpëlqimi, krenaria, etj.

* Njerëzit që janë shndërruar në robër të dobësive të veta nuk dëmtojnë vetëm veten e tyre, por nxisin dhe shtyjnë shoqërinë të kryejë gjynahe e mëkate të ndryshme, dhe shkaktojnë kalbjen e popullit nga brenda.

* Njeriu duhet ta përcaktojë mirë se pas cilës gjëje duhet të jetë i marrosur dhe duhet ta braktisë me zemër botën!..

* “As manë, e as thëllëza, vetëm të shikoj bukurinë e Zotit!”

* Njeriu nuk duhet të jetë musliman vetëm në formë dhe sipërfaqe, por në thelb, në veprat dhe gjendjet e tij.

Print Friendly, PDF & Email
Scroll Up