Home » Lexim » Tabiin » Ahnef ibn el Kajs (r.a) – Tabiinet shqip

Ahnef ibn el-Kajs (r.a) është njëri nga tabiinet qe njihet per devotshmërinë dhe urtësinë e tij. Një ditë ai po dëgjonte me kujdes leximin e Kuranit në xhami. Ai po zbatonte sunetin e të Dërguarit të Zotit (s.a.s), i cili kishte dëshirë teksa e dëgjonte Kuranin të lexohej nga të tjerët, edhe pse Kurani i kishte zbritur atij vetë. Lexuesi po lexonte ajetin; “Ju kemi zbritur një libër në të cilin gjendet përmendja juaj” dhe kjo gjë mjaftoi për ta futur Ahnefin në mendime. Ai shkoi menjëherë në shtëpinë e tij dhe hapi Kuranin, për të gjetur përmendjen e tij në librin e shenjtë.

Kurani është ai libër, i cili na vendos para të vërtetave të mëdha dhe na tregon se çfarë njerëzish jemi. A jemi prej besimtarëve, jobesimtarëve, hipokritëve, apo ndonjë kategori tjetër? Dijetari filloi udhëtimin e tij në Kuran dhe lexoi disa ajete, të cilat i tërhoqën vëmendjen. Në to thuhej: “Ata flinin pak gjatë natës dhe kërkonin falje ende pa lindur agimi. Dhe në pasuritë e tyre ka një të drejtë për ata që lypin dhe që janë të privuar…” Teksa lexoi këto ajete tha: “O Zot, unë s’e shoh veten në këtë grup”. Lexoi sërish një ajet ku thuhej: “Ata i përzgjedhin të tjerët përpara vetes, edhe sikur vetë të jenë në nevojë të madhe për atë gjë…” Sërish nuk e pa veten as te kjo kategori njerëzish, duke i menduar ata si një grup shumë i veçantë, të cilët dalloheshin për devotshmërinë e tyre.

Ai vazhdoi të lexonte një grup tjetër ajetesh, të cilat flisnin për jobesimtarët, ose edhe për keqbërësit e mëdhenj. Në njërin prej tyre thuhej: “Dhe kur u thuhet atyre (jobesimtarëve) se nuk ka zot tjetër veç Allahut, ata bëhen mendemëdhenj.” Kur e lexoi këtë ajet ai tha: “I kërkoj mbrojtje Allahut nga kjo cilësi!” Më pas lexoi: “Çfarë ju solli juve në Zjarr? Thanë: Nuk ishim prej atyre që faleshin dhe as prej atyre që i ushqenim të varfërit…” Ahnefi tha: “O Zot, unë jam i pastër nga këto cilësi dhe nga kjo kategori njerëzish!”

Ai vazhdoi udhëtimin e tij në Kuran, duke kërkuar cilësitë që përshtateshin me karakterin e tij. Deri në ato çaste nuk e kishte parë veten as në grupin e më të dalluarve në devotshmëri dhe as në grupin e atyre që ishin shumë larg rrugës së Allahut. Ai rastisi në ajetet: “Dhe ata të tjerët, të cilët i pohuan mëkatet e tyre, ata përzien midis punëve të mira dhe atyre të këqija. Shpresohet që Allahu do t’ua pranojë atyre pendimin…” Ai tha: “O Allah, unë e shoh veten në mesin e këtyre njerëzve.”

Kështu, besimtari duhet të jetë i balancuar edhe në mënyrën se si e sheh veten dhe pozitën e tij para Zotit. Ai duhet të jetë i bindur se është një njeri mes njerëzve, i thjeshtë si gjithë të tjerët. Nuk duhet t’i atribuojë vetes gradë të larta në devotshmëri dhe as t’i veshë ndonjë titull të veçantë, por të përpiqet gjithnjë për më të mirën dhe ta lusë Allahun që t’i japë sukses. Kjo ngjarje na mëson që gjithnjë të ruajmë balancën dhe të jemi pjesë e ummetit të Muhamedit (a.s), i cili është konsideruar si umeti i rrugës së mesme.

Shto koment

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Për postimet e reja

Join 49 other subscribers

Data e Rradhës

  • Itikafi 31/03/2024 – 09/04/2024 Edukimi i nefsit dhe i shpirtit për një periudhë kohore të ndarë vetëm për adhurim brenda një xhamie, nje traditë e Profeti (s.a.s) i cili ka bërë itikaf çdo ramazan që nga ardhja në Medine e deri në fund të jetës së Tij. Detaje...